Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një studim i ri për gjumin

Një studim i ri për gjumin


Shiko fotografinë 1792037


Sipas vlerësimeve, rreth 40 milionë njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga pagjumësia kronike. Por një studim i ri, ndoshta i pari i këtij lloji, hedh dritë mbi zakonet e gjumit tek njerëzit:

Studiuesit kanadezë që merren me studimin e gjumit tek njerëzit, zgjodhën për të ekperimentuar popullsinë Hadza në Tanzani, ngaqë mjedisi ku ata jetojnë është i ngjashëm me atë ku jetonin njerëzit një milion vjet më parë. "Ata jetojnë në një nga zonat me më pak ndotje të planetit tonë. Në Perëndim, 99 për qind e individëve që jetojnë në kushtet e periudhës pas industrializimit është i ekspozuar ndaj një ndotjeje të lehtë të mjedisit.”- thotë studjuesi.


Studjuesi David Samson thotë gjithashtu se Hadzat e Tanzanisë jetojnë në të njëjtën mënyrë si edhe paraardhësit tanë. "Ata jetojnë me gjuetinë e kafshëve, me të njëjtën strategji për të gjetur mjetet e jetesës si edhe të parët tanë, në të njëjtin sistem mjedis fizik si 1.8 milionë vjet më parë. Pra, ata janë grupi më i përshtatshëm për t’u studjuar.”


Profesori Samson dhe ekipi i tij zbuluan që Hadzat flejnë në të gjitha orët e ditës, pra jo vetëm natën. "Ne zbuluam diçka të çuditshme, që ata flinin në mënyrë jo sinkronike. Ishte diçka shumë e rrallë që individë të caktuar të flinin në të njëjton kohë.”- thotë profesori.


Lind pyetja: Përse? Përgjigja mund të jetë se jeta në atë kohë ishte me të vërtetë e rrezikshme, pra njerëzit duhej të ishin gjatë gjithë kohës vigjilentë, pra zgjuar.

Ndryshe nga kjo, njerëzit në shoqëritë e zhvilluara kanë prirjen të qëndrojnë deri vonë zgjuar gjatë natës, ndërsa të moshuarit flenë herët dhe zgjohen herët. "Me sa duket, kjo ka qenë një sjellje për t’u adaptuar me mjedisin, gjumi në intervale kohe të shkurtëra tek të moshuarit dhe fjetja me gjumë të lehtë disa herë në ditë, mund të ketë sjellë përfitime në procesin e zhvillimit të njerëzve”- thotë studjuesi.


Duket se tek të parët tanë gjumi nuk ka qenë njëlloj për të gjithë.

"Një përfundim i shkëlqyer që del nga ky studim, është variacioni në zakonet e gjumit tek njerëzit. Pra, kjo prirje e natyrshme e gjumit në Perëndim, që kemi sot, mund të quhet një çrregullim.”

Me sa duket, gjumi i shkurtër i pasdites, aq i nevojshëm për shumë njerëz, mund të jetë një zakon i mbetur nga të parët tanë, kur vigjilenca dhe të qënit zgjuar gjatë natës ishin të domosdoshme për të mbijetuar. /Za/


 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back