Nga ofensiva e plotë në terren, tek afrimi i fiseve sunite në Irak kundrejt një shpërblimi të majmë, përpjekja për të bllokuar burimet e tij të të ardhurave apo mbase edhe diplomacia, mënyrat për mposhtjen e ISIS’it diskutohen prej kohësh.
Por propozimi i fundit, ai i hedhur prej ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton, ka shkaktuar jo pak polemika. Diplomati veteran merr përsipër të shikojë përtej shkatërrimit të Shtetit Islamik, duke u shqetësuar edhe për atë që vjen më pas. Ta mundim, por të mos i kthehemi më kufijve të vjetër mes Sirisë e Irakut, arsyeton ai; më mirë të ndërtojmë një shtet të ri sunit në zonën që mban sot ISIS-i në kontroll dhe ato rajone të cilat “kalifi” po përpiqet t`i pushtojë.
Ideja e ish zëvendës sekretarit të shtetit në administratën e Xhorxh W. Bushit, edhe pse e pazbatueshme, ka nxjerrë në pah një prej pikave të dobëta të perëndimit: mungesën e vizionit lidhur me atë çfarë do të ndodhë pas shkatërrimit të ISIS-it. Ndërkombëtarët janë kaq të fokusuar tek lufta kundër grupit terrorist nuk e kanë shtruar ndonjëherë në diskutim që zhdukja e tij, nuk do t`i fshinte aspak konfliktet e vjetra - pasojë e marrëveshjes Sykes-Picot, pakti mes dy fuqive koloniale, Britanisë dhe Francës që solli në 1916-tën përvijimin artificial të kufijve irakiane, transmeton TopChannel.
Mjaft ekspertë besojnë se realiteti aktual i Lindjes së Mesme kërkon ndërhyrje rrënjësore për zgjidhjen e problemeve të kalcifikuara në kohë, e megjithatë, një inciativë politike të përmasave të tilla, nuk e ka përsipër askush.
“Ja e shkatërruam dhe ISIS’in , po pastaj ç’do bëjmë. Do ia kthejmë Sirinë e çliruar Damaskut, domethënë atij Assadit që nuk po heqim dot qafe, pyet Bolton, ndërsa tokat e Irakut do t’i dorëzohen regjimit filo-iranian në Bagdad. Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara kujton se lindja e ISIS-it ka ndryshuar tashmë situatën me krijimin e premisave për një shtet të pavarur kurd në veri të Irakut, mobilizimin e sunitëve kundër regjimit të alavitit Assad në perëndim dhe një lëvizjeje shiite në lindje. Për këtë arsye, Bolton del me propozimin e krijimit të një shteti sunit, apo Sunnistan siç e quan ai, i cili gjeografikisht të jetë një variant i zgjeruar i Shtetit Islamik në terren e të mbulojë pjesë të mëdha territori të Sirisë dhe disa rajone perëndimore të Irakut.