Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Jonida Hitoveizi

Përdorimi i vajzës minorene nga Shkodra, që bëri të përlotej çifti Erdogan, pasi lexoi një poezi ku bëhej thirrje për xhihad, është një ilustrim tronditës sesa joserioz jemi, jo vetëm në çështjet e besimit fetar. Poezia u kritikua mjaftueshëm për mesazhet e saj, por nuk ishte vetëm kjo pjesa më e rëndë.

Më e rëndë është hipokrizia totale e organizatorëve për t’iu servilosur Erdoganit ( ose tepria e “traditës” për të kënaqur mikun që të vjen në shtëpi) që doli më vonë.

Në një intervistë që ka qarkulluar sot në të gjitha mediat, rezulton se vajza ishte thjesht një aktore para Presidentit turk, e cila edhe vet ishte çuditur nga reagimi i çiftit presidencial pas shfaqjes së saj.

Të marrësh një vajzë, vetëm pse di turqisht, ta veshësh me hijab dhe ta nxjerrësh para Presidentit turk, për ta përlotur, më duket një shfaqje tepër e padenjë për shtetin shqiptar, i cili është laik.

E para, sepse e gjitha ka qenë false. Vajza as ka kuptuar se çfarë ka recituar.

Madje vet ajo tha se u habit nga reagimi i Erdogan dhe jo pa faj. Për të kuptimi i poezisë veç faktit që ishte në turqisht, nuk i transmetonte asgjë.

E dyta, sepse vajzës i është imponuar një veshje fetare për një shfaqje hipokrite në rastin konkret. Vajza në jetën e përditshme nuk mbulohet me hijab, por shkon në shkollë me “blue jeans”.

Nisur nga kjo, nuk e kuptoj se ç’të keqe do të kishte nëse vajza do e recitonte poezinë pa shami në kokë ( nëse duhej patjetër ky nderim) dhe nëse nuk recitonte këtë poezi luftënxitëse, por diçka tjetër që do t’i përshtatej realitetit tonë laik dhe harmonisë sonë fetare, ku askujt nuk i shkon në mend të nisë ndonjë luftë për besimin e tjetrit.

E treta, është e rëndë që në këtë rast është përdorur një fëmijë. Vajza është thjesht 16 vjeç dhe nuk ka pse t’i induktohet një ideologji e caktuar fetare, edhe pse studion në shkollën e Medresesë. Ajo ishte emocionuar nga lotët e Presidentit turk për poezinë dhe kjo gjë mund të ndikojë në zgjedhjet e mëvonshme të saj kulturore apo fetare. Dhe ky është manipulim i mendjes së një adoleshenti.

E katërta, nuk e di ku thuhet në protokollin e shtetit shqiptar që për vizita zyrtare, duhet të recitohen vargje që bëjnë thirrje për luftë etnike apo fetare si ajo që recitoi adoleshentja ku spikasnin fjalët.

“Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtar sheshin e xhihadit o allah

Vitet qe presin heronjte, mos i lër pa heronj, o allahu im

Te dime te dalim kunder armiqeve”

Shqipëria është një vend që ka synuar gjithmonë Perëndimin dhe gjithë kjo shfaqje, vënë në pozitat aktuale ku xhihadistët e Sirisë dhe Irakut po presin koka njerëzish “kundër armiqve që nuk besojnë si ata”, e bën me të pahijshëm këtë gjest, i cili besoj se ka qenë i pamenduar gjerë e gjatë.

Siç janë shqiptarët të pavëmendshëm kur vjen puna tek feja.

Mirë do ishte, që kur kemi vizita të tilla kaq të rëndësishme, të tregojmë identitetin tonë, sepse, në fund fare hipokrizia nuk nderon askënd. Madje po të shohësh sinqeritetin e reagimit të çiftit Erdogan, mendoj se ky ishte një gjest fyes. Sepse e gjitha ka qenë një inskenim, një “vënie në skenë” nga ana jonë. Një rol dhe asgjë më tepër.

Do të ishtë më mirë sikur edhe lotët e Erdoganit të ishin fals, por nëse kanë qenë të vërtetë, edhe ai duhet ta dijë se organizatorët i kanë bërë “një shaka me zarar”, siç mund të thuhej në turqishten tonë.
tema
 
Titulli: Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!

Flet pa shami vajza që përloti e mbuluar Erdoganin (Foto–Video)
v11.jpg
Blendina Dibra, 16 vjeç nxënëse e medresesë së Shkodrës ndihet ende e emocionuar që e bëri të qajë kryeministrin Turk Erdogan.

Blendina 16 vjeçare qe e mbuluar me shami gjatë recitimit në xhaminë e Prezës, megjithëse ajo nuk mban një të tillë në jetën e përditshme.

Ajo recitoi një dua të poetit Naif Riat Asia të cilën vetë Erdogani e ka recituar në rastin e 100 vjetorit të fitores së turqve në betejën e luftës së parë botërore në Galipoli.

Edhe më parë kundërshtarët e tij politikë edhe shtypi e kanë kritikuar Erdoganin për përdorimin e këtij elementi të historisë për qëllime politike të ditës.

“Nuk e prisja reagimin e Erdoganit duke e krahasuar me politikanët shqiptarë që rrallë shfaqin momente dobësie”, ka thënë ajo e ekzaltuar prej faktit se u bë e famshme për një ditë, pavarësisht nga kostoja e kësaj fame.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • v11.jpg
    v11.jpg
    95.8 KB · Shikime: 0
  • v11.jpg
    v11.jpg
    95.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!

AMan aman aman..

E para, vajza do jete ne vit te dyte dhe e di turqishten. Studentet ne medrese brenda vitit te pare e msesojne turqishte si gjuhe te gjithen.

E dyta, Vajza nuk eshte imponuar, apo tha ajo qe ma vune shamine me zor?? NUk eshte hera e pare qe ne programe te tilla vajzat mbulohen, pasi dhe uniforma e shkolles eshte me shami dhe ajo vajza ne ore msimi e vendos shamine. E kam vizituar une me 10-tra here medresene e shkodres.

E treta: Pse ajo poezi,? Po ja ti benim qefin erdoganit, meqe po behej dhe nje koncert artistik, pse te mos recitojme nje poezi te tijen qe e don shume? Lol... Dhe pse jo ne gjuhe te tij? qe ta marre vesh tamam se per nder te tij po behet...

Pastaj manipulimi qe i behet studentes, etj etj.. eh sikur te ish aq kollaj nderrimi i ideologjive apo mbjellja e nje fryme te caktuar thjesht nga nje vjershe...

Nejse, qimja tra si perher tek ne,...
 
Titulli: Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!

AMan aman aman..

E para, vajza do jete ne vit te dyte dhe e di turqishten. Studentet ne medrese brenda vitit te pare e msesojne turqishte si gjuhe te gjithen.

E dyta, Vajza nuk eshte imponuar, apo tha ajo qe ma vune shamine me zor?? NUk eshte hera e pare qe ne programe te tilla vajzat mbulohen, pasi dhe uniforma e shkolles eshte me shami dhe ajo vajza ne ore msimi e vendos shamine. E kam vizituar une me 10-tra here medresene e shkodres.

E treta: Pse ajo poezi,? Po ja ti benim qefin erdoganit, meqe po behej dhe nje koncert artistik, pse te mos recitojme nje poezi te tijen qe e don shume? Lol... Dhe pse jo ne gjuhe te tij? qe ta marre vesh tamam se per nder te tij po behet...

Pastaj manipulimi qe i behet studentes, etj etj.. eh sikur te ish aq kollaj nderrimi i ideologjive apo mbjellja e nje fryme te caktuar thjesht nga nje vjershe...

Nejse, qimja tra si perher tek ne,...

PO se vdesim ti lepihemi te tjerve o Soul...per kete ka reagim

gjithsesi vete fakti qe vajza eshte studente ne Medrese , s'besoj se ka vend per komente...
 
Back
Top