Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Malsi

Anëtar i Nderuar
fevziu.jpg

Nga Blendi Fevziu

I dashur Bushat,

Lexova dje intervistën tënde për problemin e Lagunës Blu dhe raportin me Aleksandër Frangajn. Nuk kam dashur asnjë moment të hyj në atë debat dhe as më pëlqen të merrem. Por pasi lexova sot një shkrim të Andi Bejtes, besoj se është më mirë dhe shumë më në ndihmë të publikut t’i them ca gjëra. Nuk po bëj as intervistë, as shkrim dhe as deklaratë. Po të drejtohem direkt me bindjen se të vërtetat janë të vërteta vetëm kur thuhen deri në fund. Edhe pse qenia njerëzore është gjithnjë e prirur ta shohë padrejtësinë në një drejtim. Sheh vetëm padrejtësinë që pëson dhe rrallë, ose thuajse kurrë, padrejtësinë që vetë bën ndaj tjetrit. Nganjëherë edhe padashje.

Do doja të të shkruaja për dy gjëra, problemin e gazetarisë në Shqipëri dhe Lagunën Blu, ku që prej 13 vitesh kalojmë pushimet e verës të dy! Do shkruaj shkurt, për të mos i humbur argumentat. Nuk po shoh t’i lëmoj frazat dhe as do merrem me citime sepse e di që kjo është e gjitha një gjë aq e shëmtuar sa çdo rregullim do të na bënte të dukeshim edhe më të shëmtuar në sytë e publikut.

Por e nis me gazetarinë!

Ti thojë që pyetjet ishin alla Sandër. Thoje edhe që nuk ishin dhënë akuzat dhe nuk mund të jepej një reagim i Sandrit. Po, ke të drejtë. Në kemi dhënë një lajm 4 ditë më parë për sherrin tek laguna Blu, duke cituar banorët, PD dhe Qeverinë. Kaq. Mund të kishim dhënë edhe më shumë, por nuk dhamë. Por as media të tjera nuk i kushtuan ndonjë rëndësi të madhe. Do të ta them edhe shkakun përse nuk dhamë por më poshtë. Sa për pyetjet ato ishin standart, të njëjta me të Frangajt dhe s’kishin lidhje me ndonjë qëndrim të caktuar. Ti nuk e imponon dot pyetjen dhe ke një jetë që thua nuk ka pyetje të fajshme. Po kjo s’ka asnjë rëndësi. Po kthehem tek qëndrimet.

I dashur Bushat, çdo gjë në botë është krahasuese. Ti thua gjithnjë që unë nuk matem me ambientin, por me parimet e mia. Unë po matem me ambientin. Me gjej një tjetër media në Shqipëri që sapo boton intervistën e drejtorit të Klan ku ajo është pjesë, të çon edhe ty pyetjet për përgjigje. Më gjej një media tjetër në Shqipëri, ku ti thua çfarë të duash për pronarin. Madje edhe gjëra për të cilat nuk je i bindur. Më gjej një rast të ngjashëm me OPINION ku kushdo që vjen thotë çfarë do madje edhe kundër meje, live në TV. Një media tjetër ku drejtuesi lexon edhe komentet kundër tij të cfarëdo lloji qofshin ato. Në fakt kjo nuk është ndonjë meritë, është thjeshtë detyrim, por më thuaj sa media e bëjnë këtë në Shqipëri?! Në sa media mund të flasësh kundër pronarit, drejtuesit, dhe kujtdo tjetër?!

Më flisje për qëndrimin që duhej të mbaja unë si gazetar. Ti dhe Frangaj keni qenë miq përpara meje, keni një raport tuajin dhe mua s’më takon të futem në mes. Më takon vetëm t’ju jap të njëjtën hapësirë edhe pse më vjen keq që e gjitha shkoi në këtë drejtim. Tani po i kthehem gazetarisë.

Bushat, unë dhe ti kemi mëkatet tona. Po i kemi. Ti mund të më thuash mua se nuk kam dhënë qëndrimin tënd për Lagunën Blu. Unë mund të të pyesja përse në gjithë këto ditë nuk ke asnjë shkrim dhe asnjë lajm për tenderin e Dializës?! Madje as kur e denoncon Jozefina Topalli? Përse në një moment nuk shkruajte asnjë rresht për Fullanin, madje edhe kur e dije situatën e tij?! Përse nuk u shkruajt asnjë rresht për kompanitë e tjerë që mblidhnin borxhet e CEZ veç DIA? Përse nuk the asnjë gjë për kompanitë e interkonjeksionit, edhe kur një gazetare shumë e njohur e OPINION u konfliktua? Këto kam parë unë dhe mund të ti rendisja. Por se kam bërë se më është dukur pa sens. Gazetaria nuk bëhet me ca detaje që mund të bjerren edhe nga mungesa e profesionalizmit apo ajo e vëmendjes, por nga thelbi! Kthehemi tek Thelbi.

A ke thënë ti, por edhe unë, ndonjë fjalë për fenomenin e shitjes së gazetarëve? Për biznesin e ndyrë të atyre që përdoren nga politika kundrejt shpërmblimeve? Ti dhe unë kemi parë bashkë një listë gazetarësh nga shumë të njohur e deri anonimë që paguhen nga një parti politike në qeveri. Madje edhe miq të mitë e të tutë. E kemi folur me dhjetra herë atë listë, por jemi ngushëlluar me faktin që ne nuk jemi aty. Madje që askush nuk është afruar as të na ofrojë diçka. Po kjo nuk mjafton. Sepse ne njihemi që prej 30 vitesh dhe ti e di që unë s’kam dashur kurrë për përfitoj nga statusi i gazetarit dhe besoj e kam bindjen se as ti e disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë. Madje për ty ka qenë më e vështirë sepse me mua fati ka qenë më bujar. Pronat e vjetra të familjes sime kanë qenë të shumta dhe ato fare pak që arritën të na kthehen më kanë mundësuar një jetë pa kokëçarje. Dhe pa pasur nevoje të tundohem. Ti se ke pasur këtë ndihmë. Por a ekziston kjo gjobvënie? Ky presion ndaj bizneseve nga gazetarë që janë kthyer thjeshtë në grabitës dhe shantazhues?! Nëse po, thuaji emrat e tyre! A paguhen këtë njerëz me eurot që politikanët ju marrin atyre që fusin në punë si mësues dhe infermierë. A janë bërë këta grabitësit direkt të kursimeve të qytetarëve të mjerë, të cilët duhej ti ndihmonin dhe t’ju bëheshin avokat? Hap gazetat dhe shih emisionet ku nuk thuhet asnjë fjalë për ndonjë poltikan që e njohim mirë ne të dy. Hap portalet dhe emisionet e shih që nuk përmendet asnjë nga kriminelët që janë në parlament apo të fortët që po shkatërrojnë këtë vend. E pra, unë flas çdo natë për ta, me emër dhe direkt. Ndaj nëse ke kriter në një drejtim, duhet ta kesh edhe në tjetritn.

Po këtu, mos ngatërro raportet miqësore me ato të punës. Kritika jote e vazhdueshme ka qenë miqësia ime disa vjeçare me Sali Berishën. Po, unë e kam pasur mik Sali Berishën dhe ajo ka qenë një miqësi që më ka lënë mbresë. Por ti e di që Sali Berisha është pyetur më ashpër se në çdo studio tjetër në studion time! Këtë e ke në You Tube dhe e vërteton çdo moment. Ti e di që miqësia ime me Berishën u prish prej emisionit Opinion. E di po aq mirë që 8 muajt e fundit të qeverisjes së tij qenë shumë të vështira për mua profesionalisht, por unë nuk lëshova asnjë gjë nga emisioni. Dhe nuk u qarravita kurrë, as u ankova publikisht. Dhe nuk do ta bëj në asnjë rast. Me vjen keq për një miqësi të humbur, por në jetë miqësitë edhe rrallohen edhe firohen.

Aleksandër Frangajn e kam po ashtu mik. Nëse miqësia me të do fironte një ditë, do ikja po aq qetë, pa u ankuar e pa ngritur zërin për asgjë. Sepse midis miqësisë dhe profesionit, unë kam zgjedhur këtë të dytin. Me gjithë koston që ka kjo. Petro Marko, pak kohë përpara se të vdiste më pat thënë: {do gjë të lë në jetë veç veprës tënde. Isha student atëherë. Sapo kisha bërë shkrimin e parë dhe e takova falë Xhevahir Spahiut. Mbase as emrin s’ma mësoi, por më dha një mësim që s’do ta harroj kurrë. Ndaj unë, i qëndroj veprës sime. Gjykoje atë po deshe dhe krahasoje me këdo.

Dhe e fundit, Laguna Blu.

Nuk kam dashur të përfshihem në atë histori dhe kam hequr dorë prej vitesh nga angazhimi aty. Unë kam qenë banori i parë i atij fshati në 2002. Ashtu si ti kam një apartament në katin e dytë. Vitin e parë shihja nga ballkoni një pamje të mrekullueshme, pa asnjë ndalim. Pastaj ata të katit të parë nisën të ndërtojnë gardhe, të rrethojnë toka dhe të zaptojnë territore. Nisën të ndërtojnë shtesa dhe të devijojnë rrugët. Të gjitha pa leje. Të gjitha në shkelje të ligjit. Nuk qenë hallexhinj. As njërëz të zakonshëm. Qenë dhe janë elita e këtij vendi. Po cila elitë në fakt? Të gjithë ne aty përfaqësojmë Shqipërinë që është sot. Ndërtues të mëdhenj, që kanë shkatërruar Tiranën duke zaptuar gjithçka. Janë 7 nga 11 ndërtuesit më të mëdhenj të Shqipërisë në atë fshat. Secili prej tyre me kate të tëra pa leje në mes të Tiranës. Shkelës ligji do thoshe ti. Biznesmëne të mëdhenj, tregtarë, që vijnë me makina 200 mijë euro dhe refuzojnë të paguajnë detyrimin komunitar prej 39 mijë lekësh në vit. Që 10 fishin e këtyre lekëve e lenë në tavolina ku dehin doganierët e shtetit, por nuk paguajnë atë rojen e fshatit që ikën në shtepi pa marrë 15 mijë lekshin për të cilin ropatet. Politikanë që thyejnë cdo rregull komunitar, gjyqtarë që e kanë rrënuar dhe e kanë futur këtë vend të konflikt me papërgjegjshmërinë e tyre, gazetarë që ankohen për të tjerët, por kurrë nuk shohin veten. Kush e ka thyer ligjin Bushat? Unë i pari! Ti i dyti! Të gjithë ne që jetojmë të privilegjuar atje. E di pse? Sepse ne kemi rrethuar dhe mbajmë ende në izolim, 6 vjet pasi ka dalë ligji një sipërfaqe prej 9 ha! E mbajmë sepse na bezdisin të tjerët. Jemi ne që kemi zënë rrugën e komunës për të dalë në det. Dhe e di, shumë prej atyre që protestojnë trokisnin në derën e Sandrit për të fituar këto privilegje. Për të mos hapçur rrugën, për të mos prishur rrethimin e fshatit. Një fshat milionerësh që refuzojnë të paguajnë 3000 Euro për të blerë ambientet e përbashkëta, Pishinën e fushat. Dhe që mos të paguajnë këto lekë shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Merri një për një dhe shihi sa prej tyre janë bërë pronarë të mijëra metrave katrorë tokë komunitare edhe pse s’kishin asgjë. Bëji thirrje Kryeministrit t’i trajtojë edhe këta “Vip” –a si gjithë shqiptarët e tjerë! Ti nxjerrë të bëjnë plazh bashkë me të tjerët dhe të ndalojë izolimin e tyre Brenda një parajse të rrejshme. Ky ëhstë zbatim ligji. Për këtë unë them që Kryeministri është selektiv. Sepse në atë fshat banojnë disa ministra dhe ish Ministra. Ndaj ata nuk I prek ligji. Ajo është Shqipëria që kemi ngritur Andi. Shqipëria e fëmijëve të biznesmenëve, që qarkullojnë me makina sportive që bëjnë më shumë se sa merr rrogë një nëpunës gjatë gjithë jetës. Shqipëria e atyre që janë pasuruar mbi spekullimin dhe që shkeljen e ligjit dhe mos bindjen ndaj tij e dinë privilegj të statusit që kanë.

Ndaj e fillova nga vetja duke besuar se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më mirë do ti bëjmë këtij vendi!

Fevziu (fb)
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Andi Bejtja
Laguna Blu/Hani m... që gatuat
2015-08-28-13-24-49--1026864748_0.jpeg
Ajo që po ndodh me “Lagunën Blu” në Qerret, ku zyrtarisht si rrallëherë në botë, banojnë në një vend edhe e ashtuquajtura elitë intelektuale. edhe oligarkët financiarë, (më shumë si një plotësim ëndrre i bllokut të vjetër komunist) është një pasqyrë e mirë, që shqiptarët të kenë mundësi ta shohin ajkën e tyre të qumështit jo vetëm nga sipër kusisë, por këtë herë dhe nga poshtë. Kam parë shumë komentues racionalë nëpër rrjeteve dhe faqeve të ndryshme online që thonë se nuk i ha meraku për ç’po ndodh në lagjen me emrin “Laguna Blu”, pasi tendenca për zaptime me leje a pa leje kanë ndodhur dhe ndodhin në dhjetëra lagje të thjeshta të Shqipërisë.

Për shqiptarët e thjeshtë, në fakt, kjo nuk është një ngjarje lagjeje, por një ngjarje Shqipërie. Ajo u bë e tillë, pasi kjo përplasje për shkak të banorëve mediatikë, u kthye më shumë në një përplasje gazetarësh.

E para që të bie në sy lehtësisht është mllefi i pazakontë, fjalori i ulët, fyerja ndaj njëri- tjetrit, aq sa një kolegu i tyre i përbashkët, pronari i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi, duke botuar një shkrim për këtë ngjarje në gazetën e tij, në titull kishte mitralozë, predha e raketa, si të përshkruante një sulm Hamasi.

Konkluzioni i parë dhe më i dukshmi për shqiptarët jashtë Lagunës Blu, se klasa politike, ajo që ne e anatemojmë vazhdimisht për këtë gjendje që po kalojmë, të duket shumë më me nivel dhe shumë më etike se kjo klasë gazetarësh e pronarësh mediatikë, që drita blu e lagunës ia ndërroi shpirtin, zemrën dhe skutat e mendimeve.

Ndërsa për mua personalisht, si njeri afër kësaj lagune për shkak të profesionit dhe jo si banor I saj, është deprimuese të shikoj se si kolegë, miq të dikurshëm me njëri- tjetrin, pjesëtarë të gëzimeve personale të njëri- tjetrit, pjesëtarë të sukseseve në karrierë të përbashkët me njëri- tjetrin dhe gjithashtu ,dua ta theksoj, bashkëluftëtarë në front të shumë presioneve të ligjshme e të jashtëligjshme ndaj shtetit për të gëzuar jetën në këtë Lagunë, të përfundojnë në këtë derexhe. Dhe në fakt dua ta pranoj publikisht se këtë që po ndodh sot në Lagunën Blu, miku im Fatos Lubonja e kishte paralajmëruar me kohë dhe këtu nuk kishte parasysh se e gjitha kjo do të vinte nga tendenca zaptuese e një oligarku. Le të jemi të ndershëm me veten dhe me të gjithë.

Kjo histori pavarësisht si po paraqitet në media, nuk është një tragjikomedi vetëm me një personazh negativ, Aleksandër Frangaj. Kjo histori fillon atëherë, shumë vite më pare, kur këto të ashtuquajtura fshatra turistike u ndërtuan për të zhvilluar turizmin, pra jo për t’u shitur si pronë, por për t’u lënë me qira gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të zhvillohej e gjithë zona, që të kishte transport publik që do të sillte shqiptarët apo të huajt: që të kishte restorante e bare përreth: që të zhvillohej bujqësia në zonat rrotull: që të ngriheshin sera për të furnizuar banorët që do vinin e do iknin: që të kishte me dhjetëra e qindra shërbime, pra përveç të tjerave të punësoheshin dhe dhjetëra e qindra njerëz. Ky qe qëllimi dhe strategjia e ndërtimit të këtyre fshatrave turistike e jo t’i shiteshin si pronë një njeriu, që në shumë raste jo vetëm nuk shkojnë gjithë vitin, por dhe nuk shkelin vite me radhë. ثshtë pikërisht ky deformim i kapitaizmit, i tregut kapitalist, dhe në të njëjtën kohë dëshira komunisto-provinciale për të jetuar si ish- bllokmenë, që jo vetëm i privoi këto zona nga një zhvillim i madh, jo vetëm i hoqi buxhetit të shtetit të ardhura të konsiderueshme, por dhe arsyeja kryesore që Laguna Blu po shndërrohet në Kënetë Gri të së ashtuquajturës Elitë Shqiptare dhe Oligarki Shqiptare.

Dhe pikërisht në atë kohë kur ndodhte kjo, shumë nga këta që sot janë në luftë të hapur me njëri -tjetrin apo dhe me Sandrin, merrnin 20 herë në ditë Sandrin apo oligarkë të tjerë: Hë mo ca u bë, hë mo burrë fol noi çik u ndërrua ligji, do i marrim shpitë atje. Janë po këta që fyhen me njëri- tjetrin sot se si kanë parë dhe “elitarë” të tjerë brenda Lagunës që kanë bërë njëri pas tjetrit shtesa pa leje ose ‘me leje’, po duke thyer çdo rregull dhe çdo hapësirë dhe nuk kanë folur asnjë fjalë publikisht, përkundrazi, në darkë mund të jenë mbledhur te baçja e shtëpisë së Sandrit dhe janë ankuar për Bathoren. Konkluzioni: po gatove m…m….do hash dhe m…. do gjuash.
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Ja intervistat e Frangajt dhe Bushatit për Lagunën Blu
12204729_10207408183900755_88447751_n-e1446334323476.jpg



INTERVISTE ME ALEKSANDER FRANGAJ

*Drejtuesi i Tv Klan Aleksandër Frangaj ka sqaruar për herë të parë në një intervistë për Opinion.al të gjitha pikëpyetjet dhe shpifjet, rreth çështjes së Lagunës Blu.

1. Ju jeni bërë ditët e fundit protagonist i një beteje mediatike që lidhet me Lagunën Blu. Pyetja e parë, pse nuk keni reaguar prej kaq ditësh dhe si qendron e vërteta?

– Kam refuzuar prej shumë vitesh të bie në lojën e pisët të shpifësve profesionistë, prandaj dhe nuk kam reaguar ndaj kësaj histerie të organizuar nga kryeshpifesi historik dhe fotokopja e tij e gjysëm lapsit. Por, për të sqaruar ata që vërtet duan të dinë edhe të vërtetën time, po ju them që kjo është një histori aq banale sa edhe e turpshme për ata që më sulmojnë.
Prej shumë vitesh kam blerë tek kompania “Epidam” një investim në kompleksin e ngritur prej saj, ambientet sportive. Më pas, me daljen e ligjit që detyronte të blinin truallin të gjithë disponuesit e objekteve në fshatrat turistike, të cilët kishin ndërruar destinacionin e përdorimit nga resorte për zhvillim turizmi në shtëpi të dyta pranë detit, edhe une si gjithë banorët e tjerë kam blerë edhe tokën nga shteti, duke u bërë pronar i ligjshëm i investimit dhe i truallit. Kjo procedurë ligjore është aplikuar nga të gjithë banorët e këtij kompleksi si dhe të pothuaj të gjithë fshatrave turistike në të gjithë Shqipërinë.
Në vitin 2014, në përputhje me studimin urbanistik të Komunës Golem, kam aplikuar dhe kam marrë lejen për strukture individuale banimi 1 dhe 2 kate nga Kryetari i Komunës Golem. Pra, investimin ja kam blerë pronarit te ligjshëm ‘Epidam’ shpk, truallin ia kam blerë pronarit të ligjshëm -shtetit, lejen e kam marrë pranë autoritetit të ligjshëm Komunë.

2. Sipas shtypit afati i lejes ka përfunduar, përse vazhdoni të ndërtoni?

– Eshtë shpifje e atyre që përmenda me lart. Afati i lejes së ndërtimit është deri më 31 shtator 2016.

3. Eshte shkruar që leja është marrë nga Mane TCI, por Mane është tërhequr pas takimit me banorët. A e ka bërë ai të pavlefshëm këtë leje?

– Eshtë e pasaktë. Leja është marrë në fillim nga Mane TCI, por me vendim të Kryetarit të Komunës Golem, date 02.06.2015 është miratuar ndryshimi i subjektit ndërtues tek shoqeria “Kupa” shpk. Mane mund të jetë tërhequr nga ndertimi i vilës së vet, por kjo nuk ka lidhje me mua. Jane 2 leje të veçanta dhe në pronësi të ndryshme.

4. A ka ndikuar kryeministri Rama ne kete leje ndertimi? A ka qene ai autori i saj?

– Jo. Leja është kompetence ligjore dhe kushtetuese e organit të qeverisjes vendore. Nuk ka patur nevoje të kërkoj ndihmen e Kryeministrit se gjithçka është me pikë e presje në përputhje me studimin urbanistik dhe të drejtën legjitime për të zhvilluar pronën në përputhje me kondicionet e parashikuara. Gjithçka është e bazuar në ligj dhe e verifikueshme lehtësisht. Një leje nëse është e ligjshme apo e paligjshme nuk gjykohet me peticione apo me sulme në portale. Aq me pak keto i gjykon Kryeministri. Gjykimet i bën vetem Gjykata.

5. Po banorët që reagojnë dhe protestojnë?

– Disa nga banorët e fshatit mendojnë se janë pronarë të të gjithë
hapësirave që shohin me sy dhe si rrjedhim pretendojnë se ai investim dhe ajo tokë janë të tyret. Por asnjëri prej tyre nuk disponon asnjë të drejtë të ligjshme pasi pronar i një prone kudo në bote bëhesh kur ti e blen ate ose kur dikush ta dhuron atë. Nëse 1 person i vetem disponon me shkrim një kontratë që atë pronë ia ka shitur apo dhuruar ndërtuesi i tyre apo që të kenë paguar 1 euro për atë truall, une nuk shkel me jo në qerret por as në Kavajë. Nëse dikush pretendon se mund të bëhet pronar i një prone vetëm se mund të protestojnë në nëpër gazeta, apo se mund të firmosin peticione, mendoj se gabojnë. Kështu “komuniteti” mund të bëhej pronar i pronave të të tjerëve si askund në botë.
Pavaresisht se unë i kam blerë ato ambiente në përputhje të plotë ligjore tek pronaret e ligjshme të tyre, u kam deklaruar se 2 fusha sporti do t’ua sponsorizoj dhe do t’ua ndërtoj aty pranë jo sepse ju kam ndonjë borxh atyre që më janë qepur me shpifjet e tyre, por do ta bëj se e ndjej për detyrim përderisa i kam mundesitë t’ia kompensoj fëmijeve të komunitetit tokën ku do të ndertoj, me dy terrene sportive të reja. Për mosbesuesit, u kam ofruar që nëse duan ti ndërtojnë vete, të më japin numrin e llogarise së përbashket, dhe tu derdh të gjithë shumën e nevojshme që kushton ndërtimi i dy fushave. Por reagimi i disa banorëve të frymëzuar nga dyshja e shpifësve, ka qenë që nuk duam të na ndërtosh fusha, por duam që ti të mos ndërtosh. Dhe është qesharake sepse një pjesë e banorëve që protestojnë, përfshi avokatin e tyre, kanë ndërtuar ose janë shtuar pa leje ndërtimi. Dhe tani protestojnë për një ndërtim me leje. Kjo tregon qartë se këtu kemi të bëjme me një xhelozi ndaj meje që udhehiqet nga gjysëm lapsi Andi Bushati dhe modeli i tij Mero Baze të cilët siç e keni parë përpiqen ta kanalizojnë politikisht duke u përpjekur të bëjnë lidhje mes TV Klanit dhe Kryeministrit. Këta mjerane që kurrë nuk kanë mundur të ndërtojnë diçka të mirë as për shoqërinë e as për veten e tyre, funksionojnë mbi modelin e gjobëvënies ndaj politikanëve, biznesmenëve apo figurave publike. Këta “parimore” që fusha kërkojnë por fusha nuk duan, zhgarravisin dhe i bëjnë presion Kryeministrit të pengojë mua që të ndërtoj në pronen time dhe me leje të rregullt, ndërkohë që më parë e kanë sulmuar po këtë Kryeministër apo dhe Kryeministrin e mëparshëm pse ata pengojnë qytetarët të ndërtojnë me leje të rregullta. Ata s’pushojnë ditë-natë se kërcënuari Edi Ramën që ai të përdore pushtetin e tij për të bllokuar Frangajn. Dhe i kërkojnë Kryeministrit të shkelë ligjin për të bllokuar Frangajn në këmbim të mbeshtetjes, në të kundërt betohen se do të jenë kundërshtarë. Ata harrojnë se edhe nëse e bindin Kryeministrin të shkelë ligjin kundër meje, ka edhe prokurori, ka edhe gjykatë. Edhe në mos ka sot, do të ketë një ditë. Pronen time nuk e prekin dot!
Këta gjobvënës, që nuk mbajnë as kapuçë të zinj në kokë, por me gjysma lapsash e tema të dala boje, mendojne se mund të më kompleksojnë me shpifjet e trillimet e tyre, por gabohen. I kam mundur dhe do ti mund si tash 25 vjet, se kudo ku kam punuar kam krijuar një ndërmarrje të sukseshme. Kam bërë gazetën më të madhe në Shqipëri, kam bërë revisten më të madhe në Shqiperi dhe kam bërë televizionin më të madh në Shqipëri e ndër shqiptare.
Temat dhe gjysëm lapsat mbahen mend vetëm si sharës dhe si deshtakë kudo ku kanë punuar dhe çfarëdo që kanë bërë.
Unë mund të kem 100 të zeza, mund të kem mbajtur qëndrime të drejta apo të gabuara ndër vite, por gjithmonë ka qenë bindja ime në vendimet e mia. Asnjëherë dhe askush nuk mund të thotë që kam mbështetur apo kam sulmuar dikë për ti vënë gjobë siç po bëjnë rektori i shpifjes dhe fotokopja e tij gjysëm lapsi i vogel. Mero Baze u prish me Kryeministrin Sali Berisha se ky i fundit nuk lejoi që ti vihej gjoba 16 milionë dollarëshe televizionit Top Channel, dhe ka vënë bast se do të prishet edhe me Kryeministrin Rama nëse nuk i prish vilën Sandrit të televizionit Klan. Nga kjo rracë vetëm këto pret, po shyqyr që janë pak dhe dhëmbët e tyre mund të kafshojnë, vetëm ndonjë tregtar apo koncensionar ilaçesh apo spitalesh.

INTERVISTE ME ANDI BUSHATIN

*I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i gazetarit Andi Bushati, ku thotë se kjo zonë është zaptuar në mënyrë të paligjshme nga z. Frangaj.

Ju po reagoni per nje ndertim ne kompleksin Laguna Blu. Sipas ndertuesit Aleksander Frangaj ndertimi eshte ne toke private dhe me leje te rregullt. Perse nuk i ndiqni ligjerisht pretendimet tuaja?



Kjo është një pyetje e bërë si nga një gjysëm Sandër. Pse? Sepse problemi këtu nuk është thjeshtë ligjor. Unë e di që ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave, duke shpikur reklamë shtetërore me miliona euro, mund të kopsiste ligjërisht cdo letër. Me letra në këtë vend edhe Meta me Dritan Priftin janë të pafajshëm, edhe në Gërdec nuk ka vrarë njeri, sepse u konsiderua një aksident teknologjik, edhe në 21 janar nuk ka vrarë njeri, se nuk ka më filmime nga serverat prandaj edhe gjykatat që ka korruptuar Sandri mund të nënshkruajnë cdo vendim. E megjithatë, një pjesë të asaj toke edhe Aluizni i kohës së Berishës (mendoni po flas për një kërkesë në kohë të Berishës) nuk pranoi ta legalizojë aq shumë shkelje kishte. Prandaj po them se kjo nuk është pyetja e saktë dhe Frangaj nuk mund ta përdorë OPINION-in për të servirur gjysëm të vërteta.

Këtu një vërejtje e kam edhe për ju. Nuk ka media në botë, që i jep fjalën të akuzuarit (në këtë rast Sandrit), pa përmendur më parë akuzën. Kjo nuk është gazetari. Ashtu sikurse nuk është gazetari që kur një koleg quhet gjobëvënës, të mos këtë kundërpyetje, se ku i ka faktet akuzuesi. Ky është shërbim i turpshëm ndaj një padroni që mediat i trajton si malok dhe vartësit si plebej. Ndaj dhe OPINION.Al nuk e ka nisur mirë startin e tij me intervista ku Frangaj bën dhe pyetjet dhe përgjigjet.



Kjo pjese eshte blere nga Frangaj 10 vjet me pare. Perse kjo pjese nuk u ble nga komuniteti. Sipas ligjit pjesa qe nuk blijet nga banoret jepet per kompensim. Po ta blinin pronaret ata do ishin bashkepronare.



Blend, të thashë edhe njëherë që nuk i hyj detajeve. Një pjesë e komunitetit po i mbedh ato. Ata do të ndjekin rrugën ligjore. Por unë jam kundër ankimimit në gjykatë. Vetë s’do të bëhem pjesë e këtij procesi. E di që banditët në sallat e gjyqësorit fitojnë gjithnjë. Unë e di që Frangaj do ta ndërtojë pallatin e tij. E di që ai ka shtetin, gjykatat, kryeministrin aktual që trajton njësoj si në kohën kur e nxori cullak në ekranin e tij, pra e di që në këtë regjim hajdutësh, ai do të fitojë njësoj si në kohën e Berishës. Prandaj nuk të përgjigjem për këtë. ثshtë një teatër i panevojshëm. Por, dua që të përgjigjem për atë që Frangaj thotë në intervistën e tij.

Ai thotë se ne jemi xhelozë ndaj tij. I pyeta Blend shumë nga banorët të cilëvë Sandri u drejtohej me fjalët “të dashur xhelozë”. E di c’më thanë? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeriu të diplomuar si zyrtar vatre kulture në komunizëm? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që për të dalë nga burgu i Berishës, shiti shokun e tij të bashkakuzuar? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që i rrëmbeu 40% të pronës së falur Nikollë Lesit, aq sa ky i fundit e krahasoi me hajdutin brazilian Zhoze, që i vodhi paratë në Rio Dezhanero? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që vjedh troje natën, duke spostuar sëbashku me Palin, portën e fushës së futbollit, ku më pas ndërtoi pallat? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që që bëhet pronar i TV Klan, sikur investitorët kryesorw mos kishin ekzistuar kurrë (pas ardhjes së Berishës në pushtet)? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që në 21 janar prodhoi atë videon, sikur protestuesit ishin vrarë nga turma. Jo Blendi jo. Shumica e njerëzve normalë e përcmojnë këtë njeri. U ngjall krupën. Dhe në ditët e tyre më të këqia urojnë jo vetëm që mos e kenë pranë, por që fëmijët që po rrisin ta kenë si kundërshembull.



Ju jeni kunder ndertimit apo kunder prishjes se fushave? Frangaj eshte shprehur qe do ndertoje dy fusha te reja.

Në tokën e Edi Ramës është ky që do bëjë si të dojë? A ka kuptim kjo? Ku do i ndërtojë? Ku e ka lejen? Pse i shkallmoi ekzistueset pa filluar të rejat? Pse e shembi derën me fadroma. Pse angazhoi badigardët e 21 janarit për të hyrë me dhunë. Një pyetje e tillë ngjan me dilemat e Zhvejkut. Ajo as meriton përgjigje.



Ju jeni kunder nje ndertimi me leje nderkohe qe Frangaj ka thene sot qe shumica e shtepive atje kane bere shtesa ose ndertime pa leje. Madje shumica e atyre qe protestojne.

Ju mos vini dorën në zjarr për atë leje. Sa për vazhdimin e pyetjes: po mund të ketë shtesa pa leje. Por nuk duhet të ngatërrojmë dy gjëra: qytetarët që bëjnë faj dhe të tilla tek Laguna Blu mund të ketë, dhe një bandit që përdor pushtetin e Berishës dhe të Ramës, gjykatat dhe komunën, të fortët dhe fadromat, paratë e grabitura publike dhe ndonjë ministër që e trajton si zar. Midis tyre ka një hendek gjigant: është hendeku midis një mafiozi që kap shtetin dhe një kundravajtësi të thjeshtë. Besoj e kuptoni diferencën. ثshtë thelbësore Blendi.



Por meqë ti nuk ma bëre këtë pyetje doja ti përgjigjem edhe një akuze që më bënte Frangaj. Ai thoshte duke mu adresuar edhe mua: “Këta mjerane që kurrë nuk kanë mundur të ndërtojnë diçka të mirë as për shoqërinë e as për veten e tyre, funksionojnë mbi modelin e gjobëvënies ndaj politikanëve, biznesmenëve apo figurave publike”. Dua ta sqaroj se unë nuk jam akuzuar ndonjëherë për zhdukjen e gjyqtarit Konomi. Se nuk jam akuzuar ndonjëheri që ndonjë kryeministër të mi ketë sjellë paratë me qese në zyrë. Se nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam zbuar nga puna gazetarët e plagosur në demonstrata, vetëm se dëmtohej Berisha. Se nuk i kam rrëmbyer askujt pronën dhe të mburrem pas kësaj se të zotin e lë të vjellë ullijtë e ish tokës së tij. Se nuk e kam shantazhuar ndonjëherë kreun e opozitës se po fole për pronën time në plazh, unë do të nxjerr pronat e tua dhe të kunatit tënd. Se nuk e kam trajtuar Ramën në opozitë si “B..q” dhe Lulin e tanishëm si një “B..q” më të madh akoma. Këta janë pra gjobëvënësit Fevzi që unë dhe ti i njohim mirë.



Perse ju i kerkoni Rames te nderhyje kur ligjerisht nuk e ka nje tager te tille?

Prapë një pyetje pa vend. Jo jo unë Ramës nuk i kërkoj më të ndërhyjë. Nuk mund ti kërkosh një pengu të dënojë pengmarrësin e vet. Rama e ka bërë dillin. Ai do të fusë në thundër një media që është e gatshme të shërbejë dhe këtë e ka arritur. Nuk e godet kot TV Klan, Metën dhe Bashën. Pakti është bërë, i keni parë kronikat e Klan. Dhe ata po shërbejnë si monedhë shkëmbimi për dicka më shumë se një kopërsht buzë detit.

Unë tek Rama kam ndërhyrë atëhere kur kisha ende një shpresë minimale se do ruante bregdetin, dhe do priste lidhjet me banditët e kohës së Saliut. Atëherë ai më tha personalisht, në sy të mikut tonë Baton Haxhiu, se ishte skandal të ndërtohej në atë vend. Se do të burgoste cdo njeri që guxonte të jepte leje në një vend të tillë. Tani kur ai ka filluar shllafarinë e vet, as ja kërkojë më. Tani ai është i kapur. I është ngjitur Sandrit si M…pas këpuce.
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Fevziu eshte njeriu qe ka shkateruar me shume se kushdo tjeter median shqiptare dhe per me teper ka marre peng mendimin shqiptar, duke e zevendesuar ate me opinionet e bashkekafexhinjve te tij!

Sahanlepires!

hajduti
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Fevziu eshte njeriu qe ka shkateruar me shume se kushdo tjeter median shqiptare dhe per me teper ka marre peng mendimin shqiptar, duke e zevendesuar ate me opinionet e bashkekafexhinjve te tij!

Sahanlepires!

hajduti

Oh vertet???? hmmmmmm
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Mos ke nje tjeter version te "vertetes" ?!

hajduti

jo jo ...thjesht shpreha nje forme habie kundrejt asaj qe lexova nga ti

merre si kompliment :P
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Sna intereson shume si eshte Fevziu, problemi qendron tek "Laguna Blu" si paska bere ndertim pa pasur ne pronesi truallin si e paska lejuar shteti i atehershem.
 
Titulli: Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Keta jane te gjith te korruptuar...as nuk habitem aspak nga keta degjenerata.
 
Back
Top