Një puthje franceze në medrese

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Një puthje franceze në medrese

Me thirrjen “Allahu Ekber” myslimani në Siri po e vret vëllain e tij mysliman me armë zjarri, me armë të ftohta, me armë kimike.

Për pushtet e karrierë, ndërmjet vetes kanë filluar të prishen për herë të parë edhe myslimanët e Kosovës, të cilët tani për tani po e luftojnë njëri-tjetrin vetëm me “fjalë” të nxehta. Edhe fjala është armë, që “thyen eshtra”, edhe fjala e keqe ta plas zemrën.

Fjalën e kam për do puthje që dyshohet se kanë ndodhur në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, e që i akuzuari i cili thuhet se ka realizuar këto puthje joligjore është kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të BIK-ut, z.Fadil Hasani.

Urgjent, sapo u ngrit në detyrë, Hasani, u përball me akuza të rënda nga Emin Behrami, ish profesor i medresesë “Alauddin”, i shkarkuar tri vite më parë nga pozita e profesorit në Fakultetin e Studimeve Islame dhe nga medreseja. Z.Emini ka thënë se ka fakte që Fadil Hasani, është njëri nga shumë profesorë të medresesë, i përfshirë në ngacmime se.ksuale të nxënëseve të shkollës fetare.

Puthjet nuk janë vetëm njerëzore, se me gjuhë puthen edhe shimpanzat për shembull.
Veç në Saharë, Afrikë, në kulturën aziatike dhe poleneziane, puthja ishte e parëndësishme përderisa u kolonizuan nga Evropa, e cila përveç tjerash, i mësoi ata njerëz që të puthen.

Puthjet mund të praktikohen edhe nga mësimdhënësit fetar të BIK-ut, por vetëm përjashta objektit të medresesë ku si gjithkund nëpër Institucione publike, puthja është e ndaluar. Meqenëse puthjet janë të ndaluara, ato zakonisht realizohen tinëz.

Puthjet, që nga romakët janë ndarë në tri grupe: puthje në faqe: puthje në buzë dhe puthje të thella. Kur bëhen këso “krime” erotike, dhe praktikohet puthja e thellë në Institucion atëherë si për metaforë se.ksuale, sekreti zbulohet nga ata që e kanë dëgjuar krismën e puthjes. Se, puthje pa krismë nuk ka.

Puthja është e mirë për shëndet, t’i shton të rrahurat e zemrës, po, por mund të jetë edhe e dëmshme, si për karrierë ashtu edhe për shëndet. Një grua në Kinë është shurdhuar për shkak se i dashuri i saj e ka puthur fuqishëm në vesh. Për një çast, ajri nga hunda nuk ka depërtuar në veshin e gruas-fatkeqe, të cilës një puthje i ka kushtuar me një vesh.

Pasi Xhabir Hamitin e shkarkuan nga pozita e kryetarit të Kuvendit në BIK (për shkak se e sfidoi Naim Tërrnavën), me këtë pozitë e kanë ngarkuar Fadil Hasanin.

Fadilit, që të bëhet në vend të Xhabirit kryetar i Kuvendit tëi BIK-ut i ndihmoi këshilltari më i ngushtë i Naim Tërrnavës, Ejup Ramadani (shkaku se, sipas një burimi të sigurt, gruaja e Fadilit është motra e Ejupit).
Por fuqia e Ejupit nuk është aq e madhe sa të mund t’ia mbulojë puthjet me nxënsëse të varfëra dhëndërrit të tij Fadilit, të cilat, e paimagjinueshme, i ka realizuar në medresenë “Alauddin”.

Një hoxhë i besueshëm më tha për Ejup Ramadanin se vuan nga halucinacionet, e ka bindjen se është i ndjekur gjithkah dhe i përgjuar nga shërbime të huaja të inteligjencës.

Puthja mund të jetë edhe jo-se.ksuale, që shpreh respektin, miqësinë, mund të jetë puthje religjioze (për shembuill, kur Papës vizitorët ia puthin shputën, ose bishopit unazën, apo kur pelegrini musliman e puth “Gurin e zi” në Mekë, ose kur ortodoksi i puth statujat e shenjëtorëve).

Ndoshta Fadili i ka puthur ato vajza të reja në faqe. Ndoshta i ka puthur në ballë (puthja që më së rralli ose fare nuk realizohet në trojet shqiptare).
Unë e kuptoj pse Fadili i ka thënë njërës nxënëse “Dua të takohemi përsëri”, por nuk e kuptoj çka ka menduar Fadili kur i ka thënë një nxënësje tjetër se “Nga puthjet t’ua m’u qetësua shpirti”.

Nga letërsia i kemi mësuar përmendësh metaforat dhe simbolikat: puthja e jetës (fryma e Zotit) dhe puthja e vdekjes (Juda).
Por asnjëherë nuk është kujtuar asnjë personazh (as) Kama Sutre të thotë se “Shpirtin e qetëson puthja”. Ne e dimë që shpirtin nuk e qetëson puthja.
Shpirtin e qetëson lutja dhe besimi në Zot, e qetëson dashuria, por jo të gjitha llojet e dashurisë. Shpirtin e qetëson vetëm “dashuria e pakushtëzuar”, qe rrallë, shumë rrallë e gjen nën këtë Diell.
E puthja nuk është gjithmonë nënshkrim i dashurisë, puthja realizohet edhe pa dashuri.

Filozofi i çështjeve të natyrës, Pliny (i vjetri), thoshte se nëse e puth hundën e gomarit shërohesh nga të ftohtit.

“Viktimat e puthjeve” nuk e kanë denoncuar publikisht Fadilin. Se “marre”. Fadili e shtron nevojën e riktihimit të modelit Viktorian, nga koha e Mbretëreshes Viktoria (1837-1901), kur femrat viktoriane vënin gjilpëra në gjuhë (si sot që bëjnë piercing), për të mos mundur që ti puth kush me zor kur dalin natën në rrugën e pushtuar nga shtrigat, të cilat që nga mesjeta thuhej se e puthnin Djallin në anus për ti realizuar magjitë e tyre.

Shumë keq nëse Fadil Hasani i prekur nga “sëmundja e puthjes” ka puthur vajza të varfëra në medresenë “Alauddin”, dhe Naim Tërnava i mbyll veshët kishe nuk e dëgjon krismën e puthjeve ilegale të Fadilit.

Rasti i puthjeve brenda objektit fetar duhet të ndriqohet menjëherë nga organet e drejtësisë dhe Eulex-i. Edhe hoxha nga Prizreni duhet të ndihmojë në ndriqimin e këtij rasti, që tani nuk e ka për subjekt një “kur*ë”, siç i quan ai femrat shqiptare, por një “kur*ar” plak, që e ka studiuar Zotin në Bagdat.

BIK nuk jep përgjegjësi financiare, ani, por përgjegjësi morale duhet të jep përpara popullit shqiptar.

Shkenca që merret me puthjen (philemetalogy) ka ardh’ në përfundim se puthja është një mënyrë (e sigurt) për të shkëmbyer kripërat, lëngjet e mineralet nga puthësit ndërmjet vetes, si zogjtë që ushqehen nga njëri tjetri.

Puthjes gjithsesi (edhe asaj legale, edhe asaj ilegale në fund ia sheh sherrin), se goja e secilit është e mbushur me plot bakterie dhe kur njerëzit puthen i shkëmbejnë 1 milion deri në 1 miliard bakterie.

Puthja keqpërdoret edhe si zhargon. Zhargoni fyes “kiss my a*s” daton që nga viti 1705. Kjo është fjala e fundit që e tha krimineli serik që kishte përdhunuar shumë femra, John Wayne Gacy (1994), në çastin kur e ekzekutuan.

P.S. Emin Behrami, ish profesor i leximit të Kur’anit, shpejt do të dalë publikisht dhe do të zbulojë anën e errët të BIK-ut, pasi që disponon me fakte, me e-maila, ndërmjet drejtorit të medresësë dhe nxënëseve, të cilat i kanë treguar atij për ngacmimet që kanë përjetuar nga kryetari i kuvendit të BIK, z.Fadil Hasani, dhe nga profesorë të tjerë fetar.

Kimete Berisha.

Vjedhur nga Facebook
 
Last edited by a moderator:
Pe: Një puthje franceze në medrese

Nejse ke mundur edhe pakëz shkronjat më të vogla tî
bëshë!

Sa i përket temës, trajtimi i puthjes nga aspekti
filozofik është i tepërt, e sidomos edhe fjalia e parë
për Sirinë, që askund nuk lidhet...

Ka ndodhur diçka, duhet konkretisht të flitet për problemin,
si e çysh shihet puthja nga të tjerët nuk është vendi këtu!
Kush ka koh, le të merret me to, por nuk është nevoja
të sillet e mbështillet rreth uçkurit.

Por, s'ka lidhje, se ne kemi njërëz aq të mençur,
që prej mizës bëjmë bull!
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

Shkronjat i bera te vogla qe e madhja te duket sa me e vogel ;)

Sa per mizen buall te jap te drejte ngase kjo dukuria e ****ologjise, atje, nuk eshte tabu ngase kemi te bejme me perditshmeri. :fiu::fiu:
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

Ju lutem ndonje mod te zmadhoj shkrimin, eshte sh lodhes....
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

me vjen keq kitrraa ti nuk respekton veten mundohesh te ju imponohesh tjereve ,njeri qe se don fene e ti per mendimin tem ai mas paku o njer
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

Shpifjet e rradhes ! Autorja se njeh as njerin as tjetrin. Une 2 personat i kam pasur profesora, madje njerin edhe kujdestar ne Medrese.
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

une se kuptoj nje musliman qe mundohet te hedh nalte mbi veten e vet sikur ti kiterrr
 
Pe: Titulli: Një puthje franceze në medrese

Shkronjat i bera te vogla qe e madhja te duket sa me e vogel ;)

Sa per mizen buall te jap te drejte ngase kjo dukuria e ****ologjise, atje, nuk eshte tabu ngase kemi te bejme me perditshmeri. :fiu::fiu:

Ore Kitra,

nuk ka nevojë me zvogëlu e as me fsheh diçka.
Ata gjë bëjnë gjëra të fëlliqëta dihet ku e kanë vendin,
(kutpohet me fakte), por e pata fjalën te zonjusha që ka fillozofu,
jo kamasutra, jo puthja franceze, jo kiss my ass, herë te romakët.
Këto janë gjëra që duhet dap e dap e dap, qoftë kush t'jetë!
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

Nje gje mendoja derisa po lexoj ket tekst te varfer ;A THU SIKUR TE ISHIN KETO TE VERTETA DO KISH MBET DERI TANI NEN HIJE NJE VEPER E TILL E PA MORALSHME ?njerz mezi se nuk presin vetem te hudhin balt mbi fen e vertet e mundohen t'ja mveshin hoxhallarve fain e tjerve........nejse koha do tregoj te verteten e keti shkrimit
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

Prishtinë, 29 gusht - Policia e Kosovës i ka lëshuar sot urdhëresë Bashkësisë Islame të Kosovës, për t’i siguruar transport ish-kryetarit të Këshillit të BIK-ut, të cilin e kanë shkarkuar vetë zyrtarët e këtij institucioni ditë më parë, Xhabir Hamiti, për shkak të rrezikut që ky i fundit ka nga kërcënimet.

Dokumentin e policisë gazeta “Zëri” e ka siguruar nga burimet brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, ku thuhet se Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit/Rrezikut ka përfunduar raportin e vlerësimit të rrezikshmërisë, dhe BIK duhet t’u përmbahet këtyre rekomandimeve të bëra nga njësia përkatëse. “Z. Xhabir Hamitit’i sigurohet transporti nga vendbanimi i tij deri në punë dhe anasjelltas nga institucioni ku ai punon deri në përfundimin e rastit të tij”, shkruan në urdhëresën e Policisë së Kosovës drejtuar BIK-ut. Ky dokument i ka shkuar sot Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila çdo ditë me veturat e myftiut Naim Tërrnava, duhet t’i sigurohet transporti Hamitit.

Ditë më parë ai është kërcënuar nga individë të paidentifikuar. Reagimet janë shtuar pas shkarkimit që i është bërë Hamitit nga posti i kryetari të Kuvendit të BIK-ut. Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër krahun e Naim Tërrnavës.

Tashmë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kanë dalë haptazi dy klane, ajo e Myfiut Naim Tërrnava, i cili e ka mbështetjen edhe të partisë islamike LISBA, në krye me Fuad Ramiqin, dhe krahu i Xhabir Hamitit, i cili ka pas vetes një grup imamësh, të cilët kritikojnë ashpër për keqpërdorim të pozitës myftiun Tërrnava.

e qka ka lidhje qekjo me puthjen franceze a veq sa me hedh balt ne fene tende
 
o kiterr a e din sa ka lidhje ky lajm me titullin e temes sikur koha e gurit me telefonin mobil a i lidh diqka ndemjet!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Një puthje franceze në medrese

o kiterr a e din sa ka lidhje ky lajm me titullin e temes sikur koha e gurit me telefonin mobil a i lidh diqka ndemjet!

Tani, une dhe munde te kem bere ndonje gabim trashanik ne lidhje, perkunder asaj se kjo ceshtje nuk don lluksin e te pasurit mend per ta kuptuar nje gje kaq te thjeshte ne lidhshmeri.

Megjithate, mos-dashja per te kuptuar apo keq-dashja per te hedhur pluhur edhe munde te te dergoje deri ne kohen e gurit, por rrokulisjet ne BIK- dhe rreth saj, deklaratat madje dhe te partive te medha dhe tymi per dhe rreth skandaleve ****uale (jo vetem kete vit) jane fakte te pastra si loti dhe deshmon mbi te gjitha se dicka po zihet.

Tani ne do dali gjella pa krip apo dhe munde te jete ca helmuese sa munde te sjelli dhe te vjellura, koha ka per ta deshmuar. :bye:
 
Titulli: Një puthje franceze në medrese

kjo te flasesh qofte me thashetheme.....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top