Një puthje franceze në medrese
Me thirrjen “Allahu Ekber” myslimani në Siri po e vret vëllain e tij mysliman me armë zjarri, me armë të ftohta, me armë kimike.
Për pushtet e karrierë, ndërmjet vetes kanë filluar të prishen për herë të parë edhe myslimanët e Kosovës, të cilët tani për tani po e luftojnë njëri-tjetrin vetëm me “fjalë” të nxehta. Edhe fjala është armë, që “thyen eshtra”, edhe fjala e keqe ta plas zemrën.
Fjalën e kam për do puthje që dyshohet se kanë ndodhur në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, e që i akuzuari i cili thuhet se ka realizuar këto puthje joligjore është kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të BIK-ut, z.Fadil Hasani.
Urgjent, sapo u ngrit në detyrë, Hasani, u përball me akuza të rënda nga Emin Behrami, ish profesor i medresesë “Alauddin”, i shkarkuar tri vite më parë nga pozita e profesorit në Fakultetin e Studimeve Islame dhe nga medreseja. Z.Emini ka thënë se ka fakte që Fadil Hasani, është njëri nga shumë profesorë të medresesë, i përfshirë në ngacmime se.ksuale të nxënëseve të shkollës fetare.
Puthjet nuk janë vetëm njerëzore, se me gjuhë puthen edhe shimpanzat për shembull.
Veç në Saharë, Afrikë, në kulturën aziatike dhe poleneziane, puthja ishte e parëndësishme përderisa u kolonizuan nga Evropa, e cila përveç tjerash, i mësoi ata njerëz që të puthen.
Puthjet mund të praktikohen edhe nga mësimdhënësit fetar të BIK-ut, por vetëm përjashta objektit të medresesë ku si gjithkund nëpër Institucione publike, puthja është e ndaluar. Meqenëse puthjet janë të ndaluara, ato zakonisht realizohen tinëz.
Puthjet, që nga romakët janë ndarë në tri grupe: puthje në faqe: puthje në buzë dhe puthje të thella. Kur bëhen këso “krime” erotike, dhe praktikohet puthja e thellë në Institucion atëherë si për metaforë se.ksuale, sekreti zbulohet nga ata që e kanë dëgjuar krismën e puthjes. Se, puthje pa krismë nuk ka.
Puthja është e mirë për shëndet, t’i shton të rrahurat e zemrës, po, por mund të jetë edhe e dëmshme, si për karrierë ashtu edhe për shëndet. Një grua në Kinë është shurdhuar për shkak se i dashuri i saj e ka puthur fuqishëm në vesh. Për një çast, ajri nga hunda nuk ka depërtuar në veshin e gruas-fatkeqe, të cilës një puthje i ka kushtuar me një vesh.
Pasi Xhabir Hamitin e shkarkuan nga pozita e kryetarit të Kuvendit në BIK (për shkak se e sfidoi Naim Tërrnavën), me këtë pozitë e kanë ngarkuar Fadil Hasanin.
Fadilit, që të bëhet në vend të Xhabirit kryetar i Kuvendit tëi BIK-ut i ndihmoi këshilltari më i ngushtë i Naim Tërrnavës, Ejup Ramadani (shkaku se, sipas një burimi të sigurt, gruaja e Fadilit është motra e Ejupit).
Por fuqia e Ejupit nuk është aq e madhe sa të mund t’ia mbulojë puthjet me nxënsëse të varfëra dhëndërrit të tij Fadilit, të cilat, e paimagjinueshme, i ka realizuar në medresenë “Alauddin”.
Një hoxhë i besueshëm më tha për Ejup Ramadanin se vuan nga halucinacionet, e ka bindjen se është i ndjekur gjithkah dhe i përgjuar nga shërbime të huaja të inteligjencës.
Puthja mund të jetë edhe jo-se.ksuale, që shpreh respektin, miqësinë, mund të jetë puthje religjioze (për shembuill, kur Papës vizitorët ia puthin shputën, ose bishopit unazën, apo kur pelegrini musliman e puth “Gurin e zi” në Mekë, ose kur ortodoksi i puth statujat e shenjëtorëve).
Ndoshta Fadili i ka puthur ato vajza të reja në faqe. Ndoshta i ka puthur në ballë (puthja që më së rralli ose fare nuk realizohet në trojet shqiptare).
Unë e kuptoj pse Fadili i ka thënë njërës nxënëse “Dua të takohemi përsëri”, por nuk e kuptoj çka ka menduar Fadili kur i ka thënë një nxënësje tjetër se “Nga puthjet t’ua m’u qetësua shpirti”.
Nga letërsia i kemi mësuar përmendësh metaforat dhe simbolikat: puthja e jetës (fryma e Zotit) dhe puthja e vdekjes (Juda).
Por asnjëherë nuk është kujtuar asnjë personazh (as) Kama Sutre të thotë se “Shpirtin e qetëson puthja”. Ne e dimë që shpirtin nuk e qetëson puthja.
Shpirtin e qetëson lutja dhe besimi në Zot, e qetëson dashuria, por jo të gjitha llojet e dashurisë. Shpirtin e qetëson vetëm “dashuria e pakushtëzuar”, qe rrallë, shumë rrallë e gjen nën këtë Diell.
E puthja nuk është gjithmonë nënshkrim i dashurisë, puthja realizohet edhe pa dashuri.
Filozofi i çështjeve të natyrës, Pliny (i vjetri), thoshte se nëse e puth hundën e gomarit shërohesh nga të ftohtit.
“Viktimat e puthjeve” nuk e kanë denoncuar publikisht Fadilin. Se “marre”. Fadili e shtron nevojën e riktihimit të modelit Viktorian, nga koha e Mbretëreshes Viktoria (1837-1901), kur femrat viktoriane vënin gjilpëra në gjuhë (si sot që bëjnë piercing), për të mos mundur që ti puth kush me zor kur dalin natën në rrugën e pushtuar nga shtrigat, të cilat që nga mesjeta thuhej se e puthnin Djallin në anus për ti realizuar magjitë e tyre.
Shumë keq nëse Fadil Hasani i prekur nga “sëmundja e puthjes” ka puthur vajza të varfëra në medresenë “Alauddin”, dhe Naim Tërnava i mbyll veshët kishe nuk e dëgjon krismën e puthjeve ilegale të Fadilit.
Rasti i puthjeve brenda objektit fetar duhet të ndriqohet menjëherë nga organet e drejtësisë dhe Eulex-i. Edhe hoxha nga Prizreni duhet të ndihmojë në ndriqimin e këtij rasti, që tani nuk e ka për subjekt një “kur*ë”, siç i quan ai femrat shqiptare, por një “kur*ar” plak, që e ka studiuar Zotin në Bagdat.
BIK nuk jep përgjegjësi financiare, ani, por përgjegjësi morale duhet të jep përpara popullit shqiptar.
Shkenca që merret me puthjen (philemetalogy) ka ardh’ në përfundim se puthja është një mënyrë (e sigurt) për të shkëmbyer kripërat, lëngjet e mineralet nga puthësit ndërmjet vetes, si zogjtë që ushqehen nga njëri tjetri.
Puthjes gjithsesi (edhe asaj legale, edhe asaj ilegale në fund ia sheh sherrin), se goja e secilit është e mbushur me plot bakterie dhe kur njerëzit puthen i shkëmbejnë 1 milion deri në 1 miliard bakterie.
Puthja keqpërdoret edhe si zhargon. Zhargoni fyes “kiss my a*s” daton që nga viti 1705. Kjo është fjala e fundit që e tha krimineli serik që kishte përdhunuar shumë femra, John Wayne Gacy (1994), në çastin kur e ekzekutuan.
P.S. Emin Behrami, ish profesor i leximit të Kur’anit, shpejt do të dalë publikisht dhe do të zbulojë anën e errët të BIK-ut, pasi që disponon me fakte, me e-maila, ndërmjet drejtorit të medresësë dhe nxënëseve, të cilat i kanë treguar atij për ngacmimet që kanë përjetuar nga kryetari i kuvendit të BIK, z.Fadil Hasani, dhe nga profesorë të tjerë fetar.
Kimete Berisha.
Vjedhur nga Facebook

Last edited by a moderator: