Lauri
Anunnak
Një grua e akuzuar për mashtrim pronash me vlerë 14 milionë paundë, duke u hequr si princeshë saudite, ishte në fakt një prostitutë. Në një deklaratë nga banka “Barclays”, Sara Al Amoudi thuhet se kishte 165 milionë paundë në llogarinë e saj.
Tregtarët e pronave, Amanda Klaterbek dhe Ian Peton, thanë se “princesha” në të vërtetë punonte si prostitutë me dy motrat e saj në një apartament 750 000 paundësh afër “Harrods”, Londër. Gjykatësi ka urdhëruar zonjushën Al Amoudi të heqë burkën (veshjen islamike) në sallën e gjyqit, pas ankesës civile të Klaterbek dhe Peton mbi vlerën e gjashtë apartamenteve luksoze në Londër që ata kanë nënshkruar në favor të saj.
Al Amoudi njihet si “femra fatale nën perçe” dhe thuhet se e hiqte rregullisht perçen për të shkuar në klube nate. Al Amoudi, e deklaruar herë 30 e herë 43 vjeçe, ishte përfshirë në një skemë pasurish të paluajtshme miliona paundësh. Ajo thoshte se ishte e martuar me një princ saudit dhe kishte pasuri nga ana e babait, që herë thuhej të ishte miliarderi etiopas, sheikh Mohammed Hussein Al Amoudi e herë kushëriri i tij, sheikh Mohammed Aboud Al Amoudi. Ata kanë mohuar të kenë lidhje gjaku me të. اështja vazhdon.
/almakos