Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Lauri

Anunnak
prost_zps3f256401.png

Një grua e akuzuar për mashtrim pronash me vlerë 14 milionë paundë, duke u hequr si princeshë saudite, ishte në fakt një prostitutë. Në një deklaratë nga banka “Barclays”, Sara Al Amoudi thuhet se kishte 165 milionë paundë në llogarinë e saj.

Tregtarët e pronave, Amanda Klaterbek dhe Ian Peton, thanë se “princesha” në të vërtetë punonte si prostitutë me dy motrat e saj në një apartament 750 000 paundësh afër “Harrods”, Londër. Gjykatësi ka urdhëruar zonjushën Al Amoudi të heqë burkën (veshjen islamike) në sallën e gjyqit, pas ankesës civile të Klaterbek dhe Peton mbi vlerën e gjashtë apartamenteve luksoze në Londër që ata kanë nënshkruar në favor të saj.

Al Amoudi njihet si “femra fatale nën perçe” dhe thuhet se e hiqte rregullisht perçen për të shkuar në klube nate. Al Amoudi, e deklaruar herë 30 e herë 43 vjeçe, ishte përfshirë në një skemë pasurish të paluajtshme miliona paundësh. Ajo thoshte se ishte e martuar me një princ saudit dhe kishte pasuri nga ana e babait, që herë thuhej të ishte miliarderi etiopas, sheikh Mohammed Hussein Al Amoudi e herë kushëriri i tij, sheikh Mohammed Aboud Al Amoudi. Ata kanë mohuar të kenë lidhje gjaku me të. اështja vazhdon.
/almakos
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Hajde informacion hajde
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Ta mbyllin ne nje qeli, ku s'sheh kurgjo !
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Bravo ..i qofte :D
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Bravo ..i qofte :D

Hahahahaha, madje kishte pasur pune si duket edhe me aktorin Colin Farrell :p
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Car lidhje kishte tema me nenforumin dashuri dhe pasion, Lol
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Hahahahaha, madje kishte pasur pune si duket edhe me aktorin Colin Farrell :p

hihihihihiih.... ne fakt me pelqeu me shume menyra se si ka mashtruar ... super dinake
 
Titulli: Një prostitutë “princeshë” milionere, në gjyq mashtrimi.

Per te qene dinake duhet me patjeter te jesh femer:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top