Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Lauri

Anunnak
Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Që prej disa kohësh është bërë shqetësues lajmi se, mjaft djem të rinj, shqiptarë të Kosovës, janë bërë pjesë e palëve që luftojnë në Siri, më të shumtët në rradhët e ndryshme opozitare, shumë nga të cilat kanë prirje të theksuara të islamit radikal apo të një formë të re të Xhihadit. Janë bërë publike edhe fotot e tyre, ndërkohë që kanë ardhur informacionet edhe për të vrarët e parë, në një tokë të huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largët dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte.Shqetësimi erdhi duke u rritur, po bëhej nje plagë serioze, dhe, qeveria, duke parë se mundësitë e parandalimit ishte të pamjaftueshme, vendosi të dekretojë një ligj pamor, sipas të cilit, kushdo që shkon të luftojë në vende të tjera, dënohet deri në 15 vite burg. Por, edhe pas këtij dekretligji, asgjë nuk ka ndryshuar, lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga eventet e jetës sonë.

serb_zpsc208444d.png

Ditë më parë, për të gjithëm, u bë e njohur një deklaratë, që si duket kishte burimin tek agjensia jonë e Informacionit, se shqiptarët po shkojnë të luftojnë në Siri më së shumti për çështjen e parave. Pra, si mercenarë. Një deklaratë e tillë, sido kudo, e zbeh problemin, e adreson në një kah tjetër, e bën atë nga një problem themelor në një çështje ekonomike, e shndërron nga një rritje e ndikimit dhe pranisë së formave ekstreme të besimit islam në një çështje të jetesës.

Duke qenë një pjesë e vogël e së të vërtetës, kjo nuk është e gjitha. Problemi është më i thellë se kaq, dhe shpesh herë, ne ngurrojmë ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerëzit, edhe nga ndikimi që krerët e kësaj rryme kanë në politikën shqiptare, por edhe nga egërsia e reagimeve në rrjetet sociale dhe jo vetëm aty. ثshtë e ditur tashmë se ndaj çdo qëndrimi konstant, kombëtar, ndaj lëvizjeve vehabiste selafiste në Kosovë, do të kesh përballë një fortunë të organizuar, të cilat kërkojnë të krijojnë staturën e një njeriu të humbur, të shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu është e ditur, se edhe liderë të lëvizjeve politike, njëri ndër ta edhe Albin Kurti, bëjnë kujdes të mos e prishin në asnjë rast me liderët e kësaj lëvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lëshojnë e marrin mesazhe mirëkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovës, duke dashur të mbulojë punën e saj vetëm përmes një projektdekreti, ka drojën se tashmë, në këtë fazë të Kosovës, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mund të humbasë nga kundërvënia e kësaj force, që shfaqet tashti si religioze, por që është edhe politike.ose më saktë, që ndikon në politikë e që nesër mund të jetë pjesë e furishme e politikës.

Shpesh herë lindjen e kësaj rryme ekstreme islame e kemi parë si vazhdë e ndikimit të shteteve islame, të rrjeteve të ndërtuara prej tyre, e kontributit që kanë dhënë , qoftë shtetërore, si Arabia Saudite, apo jo zyrtare, përmes indidividëve. {ثshtë e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarët e saj kanë dërguar donacione të mëdha në institucione ose tek indidividët, për hapjen e xhamive vehabiste selafiste, për të bërë të njohur ideologjinë ekstreme islame. Në këtë xhami, sipas traditës së tyre, mund të punojnë ose imamë të dërguar prej tyre, ose të përgatitur prej tyre, çka në fund të fundit është e njëjta gjë.Po ashtu, ata kanë ndikuar në krijimin e televionit PEACE TV, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, është i njohur për urrejtjen ndaj besimeve të tjera fetare, dhe fondet për këtë Tv janë zyrtare ose jo zyrtare pikërisht nga sauditët.Ndërkohë, e gjithë popullsia shqiptare, kudo ka ka jetuar, ka qenë e shquar për tolerancën ndaj besimeve të tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapë udhën e lirë të së drejtës për besimin përkatës dhe nuk është bërë pengesë as në kohrat më të vështira të përplasjeve fetare.

Mirëpo, dhe vijmë kështu, në thelbin e këtij shkrimi, jo çdo gjë që është e dukshme, është e gjitha. Shpesh herë ajo që fshihet bart më shumë rreziqe.

Në Kosovë, ashtu si edhe në Bosnje një dekadë më parë, krijimi i terrenit për lëvizjet ekstreme islame, lindi pas luftës për çlirimin e vendit. Por me një ndryshim të madh: në Bosnje atë, lëvizjen vehabiste selafiste, e bartën, e sollën me vete, muxhadinët, luftëtarët e fesë, që shkuan nga bota islame për të luftuar sëbashku me vllazërinë islame të Bosnjes. dhe, që pas luftës, si shpërblim për atë që kishin bërë, qëndruan në Bosnje, morën shtetësinë e këtij shteti, dhe duke qenë të mirëorganizuar dhe , po ashtu të fuqishëm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj të cilëve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumë vonesë Në Kosovë, gjatë luftës, nuk patëm luftëtarë muxhahidinë, edhe ata pak vetë që deshën të ishin pjesë në fllim, u dëbuan dhe nuk zunë vend.

Por, edhe në Bosnje, edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.

Në shtypin e Kosovës është cituar disa herë Fuat Ramiç, politikan i ditës, si i lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb, por, i njëjti është njëri ndër paraqitësit radikal të vijës së ashpër islame në Kosovë, bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës.

Ose të kemi një shembull tjetër. Website e njohur në Kosovë, sidomos për përforsimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është “botaislame.com”. Përmes saj bëhen thirrje për luftë të shenjtë, për xhihad, për mbështetjen e sivllezërve islamë në Siri dhe në botën arabe, ajo është bërë një strehë e njohur e mendimit radikal. Mirëpo pak vetë e dinë se pas kësaj faqe ekstreme islame qëndron shërbimi i fshehtë serb. Kjo website është e krijuar nga Milutin Jovanoviç, i cili tani jeton në Sigtuna, Suedi dhe është pronari i kësaj, ndërsa menazhimi, i kësaj faqeje, e cila del haptas në përkrahje të Xhihadit, zihet në një kuzhinë serbe, në Kragujevac, prej Jovan Jovanoviç.

Do të ishte naive të mendohej se serbët këtë faqe urrejtje e nxitjeje në gjuhën shqipe e kanë ngritur për hobi dhe pa asnjë qëllim tjetër, ashtu si do të ishte naive të mendohej se kjo nuk mbështetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.

Që prej lëvizjes së Rezistencës në Kosovë, e gjithë media revanshiste proserbe, por edhe mendimi akademik i saj, në çdo kohë, është përpjekur të paraqesë rrezikun islamik në Kosovë si një rrezik për të gjithë Perëndimin, si një vatër nga ku mund të bulojë e më pas të shpërthejë infeksioni islamik ekstrem. Kjo është edhe arsyeja përse tashmë, në një formë më të sofistifikuar, mllefi i vjetër vjen në një formë të re.

E vërteta është se ekstremi vehabist selafist në Kosovë nuk është në ato përmasa sa po shfaqet në Bosnje. Por e keqja është se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje të tij të sforcuara drejt dhunës, nesër mund të ndikojnë në heqjen e aureolës së tolerancës ndërfetare që ka populli ynë.

Dy janë rrezikshmëritë më të ndjeshme sot ndaj vendit: qeverisjes dhe mendimit politik në Kosovë: ringjallja e shërbimit të fshehtë serb në Kosovë, dhe kjo ka filluar të duket gjithnjë e më shumë, në politikë, në ekonomi, në propogandë, në rehabilitimin e figurave të njohura proserbe; dhe së dyti, në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për lëvizjen vehabiste selafiste, e cila, është tepër e dëmshme për njerëzit tanë, dhe që, njerën këmbë të financimit të saj të padukshëm, e ka pikërisht në qarqet e shërbimeve të fshehta serbe.

Momenti është që t’u pritet hovi, të kenë ndalesën e tyre të domosdoshme, pasi nuk mund të jemi një vend perëndimor dhe i civilizuar nëse rrjetëzimi i këtyre strukturave rritet e bie ndesh me aspiratën tonë.

*Autori, Ramiz Lladrovci është deputet i Parlamentit të Kosovës
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Mua mu lodhen gishtat tu shkrujt po ku marrin vesh keta.
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Veç ora e dorës e ketij pseudo patrioti kushton 12 mijë euro në kohen kur populli në Kosovë vuan madje edhe për bukë, i ka 7 rroga të ndryshme nga 6 mijë euro të deklaruara për femijet e vet , me prona të shumta të fituara nga privatizimi . Ku janë faktet e shumë permendura nga ky Ramizi?
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Po mire mo Veton cfare do ti qe ai te shese oren e tjua jape te varferve qe te behet i besueshem?!
Ska 10 rroga nese eshte i zoti punon bravo i qofte qe i merr.

Konspiracionet nuk kane fakte behen nen rogoz po te faktoheshin sdo ndodhnin kurre.
 
Shumë është i zoti i vetës ky, me paratë e takspaguesve të Kosovës mer para 300 herë me shumë se sa rroga mesatare në Kosovë, perfituesit e luftes janë persona të paturp dhe të paftyrë në Kosovë sot, ndoshta nuk je e njohur me ketë realitet ne të cilen ne po jetojmë. Në artikull u dhanë vetëm fjalë pa sjell fakte, kjo puna e Islamit në Kosovë po behet si paranojë e kot.

Artikulli kishte vetëm shkronja pa dokumente , vetëm fjalë që mbesin shpifje e asgjë me tepër, edhe mua po edhe çdo personi tjetër ketu i intereson që të gjenden fakte nese ka.
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Po kush mbet tjeter t'shkruaj per islam ? Turli ahmaku, amateri po shkruan sot. I kane rene ne fije, qe te behen te famshem, dhe t'u shiten gazetat, mjaftojne t'shkruajne dicka n'lidhje me Islam. Qente lehin, karvani ecen perpara
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Mendimi im!

As nuk e njoh personin qe i referohesh dhe spo analizojme eshte hajdut apo i ndershem ai, por une jam me hipotezen e tij. Po krijohet nje opinion nderkombetar qe shqiptaret (ne te gjithe trevat ku jetojne) jane islamiste. Dhe deri ketu ok ska problem nese jane te tille, por problemi eshte qe po del nami qe jane xhihadiste nga ata te jelekeve me dinamit dhe kjo gje me thene te drejten mua me shqeteson dhe sme pelqen aspak.
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

xhihadiste nga ata te jelekeve me dinamit dhe kjo gje me thene te drejten mua me shqeteson dhe sme pelqen aspak.

Ke ndegjuar ndonjehere per ndonje shqiptar te tille ?

p.s. askujt s'i pelqen t'mbyten civilet marla. Po vriten civile anembane botes, sidomos ne Palestine, Afganistan, dhe askush s'po ben ze.
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Foli ky hajvani qe ne shpind te vllaut te vet eshte ne parlament e u be i zoti te dalloj sherbimet sekrete qobani i drenices.

Me vjen keq per Fehmi Lladrovcin qe nuk kish len kend mbrapa vetem njerez qe veq me dal ne tituj te gazetave bejne turli deklarate ky qe ne parlament ska fol dy here gjeti kohe te beje keso hulumtimeve bravo./
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Seq kam iden qe Eshte nje e vertet reale,qe ne Kosov ka probleme ekstremiste fetare.
Celualat sa rriten dita dites,dhe para fes disa nuk njohin asgje(seq kam iden qe disa qe formojn keto celula, vetehiqen si Shqiptar,pa cka qe si perkasin shtetesis se saj fare) por tip menaxhimesh keto gjetra.
Ka dhe persona qe per perfitime politike i perdorin pastertisht dhe besimtar te devotshem,duke u servir si relik besimin per ti rekrutuar e sigurisht me pas do perdoren per itneresat e tyre, te ngushta nga keto kupola.
Gjithesesi besoj qe populli i kosoves eshte me lart se sa keto lloj paragjykimesh,e keta tip ekstremistash qe bejn propagand me shume nxitese dhe keqadashese dhe largojn fillin e vertet te nje populli autokton Shqiptar duke i dhen ngjyra te pastra Islame.
Shkalla intelektuale e Kosoves dhe populli i kosoves sdo lejoj sigurishte.
Por gjithesesi nuk eshte mire per vendin te qarkullojn zera e imazhe negative te tilla per te.
Qofte ne prizmin qe eshte nje Shtet i ri e ka nevoj per stabilitet,Qofte ne prizmin plotik te saj ku ka nevoj per integrim te drejte dhe Evropjan.
Besimi eshte i lire dhe s"ka pse nxit urrejtje as ide ndarse mes nje populli.
Pra duhet gjete i forme komunikim qe dhe besimtari te jete i lire ne besimin e tij e i pacenueshem,por dhe spiralet qe vetevishen me fe per te sjelle percarje dhe idealizma ekstrem fetar ne baze besimi duhet ndaluar.
 
Redaktimi i fundit:

Ke qene ndonjehere ne Kosove apo me te degjuara i ke ?
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Aguero,une nuk kam qen ne kosov.
Por kjo ska te bej me dhenien e nje mendimi mbi dicka qe po diskutohet ne kete teme.
I drejte apo i gabuar qofte ky mendim.
Apo jo?!
 
Ti po thu ka probleme ekstremiste fetare ne Kosove pa kone kurre kjo so fer se hala nuk lexova se nje katoliik u kercnu ,ose u vra ose u ndal me i mbajt ritet e veta fetare.
Ekstremizem ti thuash dikujt vetem pse shkon ne xhami kjo oshte ofendim per intelegjencen e shqipetareve ,deri me sot kam shetit shume skam pa popull ma tolerant se shqiptaret e Kosoves ,kur jan festat fetare sdin me dallu cili o musliman e cili oshte i krishtere sepse te dyja palet shkojne te urojne njeri tjetrin .
Ne qytet bajramin e kaluar nje katolik shqiptar nga amerika ka blere dy kurbana per me i ther per familjet e varfera,hoxhallarte shkojne qdo feste per urime te katoliket ashtu si edhe une qe sjam kurrefare fetari kam shok katolike qe vine familjarisht te une per festa edhe shkojme te ata...

Une sdi ku po e shihni ekstremizmin se qe 15 vjet nuk e ki as nje vrasje me motiv fetar ,se ki as edhe nje incident me motive fetare ate qe se bene serbia po e bejme ne vet po e mbjellim diferencimin edhe ekstremizmin fetar pa ekszistuar kurre...
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Jam dakort me keto qe ke shkruar me siper,eshte shume e vertet qe populli Shqiptar eshte shume tolerant ne fe.
Po ta lexosh pak me me vemendje ate c"ka une kam shkrujtur ,edhe une e kam perjashtuar popullin kosovar nga keto gjera e imazhe qe po i qarkullojn neper media.
Tani une sdo jap me shume sqarime,se nuk jam dhe ndonje analiste ne kete fushe qe te flas me gjate.
Ama ti ke ca dite qe degjon nje keng nonstop,dhe njehere e klikova se thashe pasa shkuar e klikime shume
se ti sjelle tek muzika edhe numerin e klikimeve.
E di cme beri pershtypje ne tekstin e kenges permendja e fes .

E para perse duhet nje artist te pozicionohet ne ngjyre fetare?!
E dyta kush i ka hap lufte islamit ne kosov e ne fqinjet per-rreth se paskemi mesuar akoma?!
Pra ndaj kujt eshte pozicionuar ky kengtare kur thote ato vargje me ngjyra fetare,ose me sakt mbron islamin?!
Se nder te tjera teksti kishte plot te verteta reale qe kishte prek nder to e sociale.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Mua me cuditi pak kjo keng me te then te drejten .

Te pershendes e gjithe te mirat..!!
PS:Sa per vidion mos mu pergjigj fare,se e solla me shume si shembull ndaj retorikes sime,se sa ndaj mendimeve te ketushme,perfshir dhe mendimin tend ketu.
 
Artisti ju shpall lufte politikaneve qe mundohen problemet e botes te ja artiokulojne islamit se ka as me katolik as me ortodoks po e ka me njerezit epolitikes te cilet ekan bere nje ligj kur kosovavuan per buke ata kan bere nje ligj qe te ulet zeri i ezzzanit edhe i kumonave te kishave per kete ka reagu ky....

Konga ka marre kontanacion fetar se njerezit jan mesu me pa fen ne kohe te shkaut se gucu me thone se qka je se te ka rreh ose te ka qune burg e keta jan tu e bo argatin ...

Babgjyshin e tij e kan vra serbet ne xhami edhe konga eshte pakez e natyres personale...

TA themm se kjo juka djeg me shumepolitikaneve nese bjen ndonjehere nnga Kosova do te mahniotesh nga toleranca fetare qe egziston se nuk behet fjale per ekstremizem kur i sheh kishat te dielave plot edhe muslimanet ne shenje respektiulin shpejtesin e makinave qe te respektopjne meshen edhe anasjelltas te xhumave...

Eshte njekishe katolike ne peje pikerishte qe ju mundeson qe shumices se te rinjeve pejan qe jan musliman te shfrytezojneterenet e futbollit gratis vetem e vetem qe te zhduken ato ndarje fetare...
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Te flas per Kosoven dikush qe nuk ka qene asnjehere eshte diqka banale ! dhe te flasesh vetem qka flasin mediat dhe politiHAJNAT prap eshte banale ! kjo ska logjik , eshte sikur te flas une per dikend qe nuk e njoh thjesht te IMAGJINOJ !.. pastaj kjo kenga qe ka qit neveriti ska te beje me terrorizem e aspektin fetare e ekstremizem ! sepse muziken ekstremistet nuk e ndegjojne :D sa i perket shkrimit ! kur vjen nga politiHAJN , ska asgje te hajrit aty dojn te i fshehin krimet e tyre hajnit e tyre qe po jua bejne popullit ! :D
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

PSe e votuat Thacin ju ore? Apo per tju vjedh me shume

Mos u kapni me ne qe jemi te jashtem por kapuni me njeri tjetrin qe po i duroni.
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Ado kur flet banalisht ti a e di sa mire flet ahahahahah..
Ajt me te mira..!!
 
NUk eshte pune Hajnije Marla po ne shqiptaret ne te dy anet e kufirite kemi nje semundje qe une i them sindromi i Pushtetit ,edhe nese kundershtarii bene te gjitha mire prape do te dalin fjale jo hajnija jo kjo jo ajo...

Kjo ndodh se nuk kemi sistem te drejtesisene rregull nese filan gazetari deklaron se Thaqi eshte hajn ka vjedhe paret e popullit duhet te deponoje ne prokurori faktet ,ose enjejta vlen edhe per ne shqiperi ke vetem mero bazen qe ka mbi 5000 shkrime per hajni e korrupsion te berishes e 5000 te tjera per qmenduri e lidhje me drogen per ramen e prape shteti ju lejomn veprimtarin e vet....

Gazetaria e ka perdhos dinjitetin e sistemit te drejtesise sepse prokuroret ne vend se te marrin ne intervista keta qelbanik qe shpifin e flasin pa baza rrin e bejne sehir...
 
Titulli: Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë

Ado kur flet banalisht ti a e di sa mire flet ahahahahah..
Ajt me te mira..!!

vetem se une kur flas nuk ja futi per qjelli po per toke themi ne :D pra nuk ja fus kot ! a te flas une per ty diqka deri sa as nuk e di kush je as nga je as si je etj etj pra do ishte banale :D ose te flas une per ty nga dikush nga antaret e forumit qe me ka fol per ty prap do ishte banale :D
 
Back
Top