Një planet i ngjashëm me tokën.

Hera

Έτερος εγώ
Zbulimi i NASA-s/ Një planet i ngjashëm me tokën.

Shiko fotografinë 1709007



Misioni i NASA-s që kërkon planete, Tess, ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë që mund të jetë edhe i banueshëm, në përmasat e tokës. Ai rrotullohet rreth një ylli 100 vite dritë larg tokës. Zbulimi u prezantua në takimin e përvitshëm të shoqërisë amerikane astronomike në Honolulu.

Planeti është pjesë e një sistemi shumë-planetar, TOI 700, në yjësinë Dorado. Astronomët e konfirmuan zbulimin e tyre duke përdorur teleskopin hapsinor Spitzer të NASA-s. Ata po ashtu modeluan edhe ambjentin e mundshëm në planet për të hetuar më tej edhe kushtet e tij.
Zbulimi ka entuziazmuar astronomët sepse ai është një nga të paktët planetë të mundshëm ku mund të ketë jetë, të zbuluar jashtë sistemit tonë diellor dhe që ka përmasat e tokës.
Ai përfundon orbitën rreth diellit të tij në 37 ditë tokësore dhe merr prej tij rreth 86 për qind të energjisë që dielli ynë i jep tokës.
Fillimisht, ylli ishte menduar më i nxehtë, çka bëri që astronomët të mendonin se planetët që rrotullohen rreth tij do të nuk do të kishin temperatura të tilla që nuk do të mundësonin jetën. Por kërkuesit, i korrigjuan përllogaritjet, rishikuan parametrat dhe dolën në përfundimin se planeti ishte i banuëshëm.


Top Channel
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 19.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 9.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.8%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 19.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 9.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 14.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 23.8%
Back
Top