Kresha
A pretty face can never trick me
Dom Lush Gjergji: "Një pjesë e eshtrave do të pushojnë në katedralen në Prishtinë ..."
Përderisa Shqipëria me ngulm është duke kërkuar që eshtrat e Nënës Terezë të barten atje nga India, duket se gjasat më të mëdha janë që një pjesë e eshtrave të shenjtores të prehen në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin, at Dom Lush Gjergji duke u nisur nga një traditë dy mijë vjeçare e Kishës Katolike.
"India do të kundërshtojë dhe nuk do të lejoj që të bartet në tërësi, mirëpo një pjesë e eshtrave me siguri ne do ti kemi në Prishtinë, në kryeqendrën tonë, në katedralen kushtuar Nënës Terezë. Këtë e bëjmë përmes Vatikanit dhe aty nuk ka kurrfarë mundësie që ta pengoj apo ndërhyj shteti i Indisë", ka thënë Gjergji.
Dom Lush Gjergji ka shtuar se është e pamundur që të gjitha eshtrat të kthehen, duke e pasur për bazë se si trajtohet figura e Nënës Terezë në Kalkutë.
Pas vdekjes së Nënës Terezë, më 5 shtator 1997, Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros në Shtëpinë "Nënë e Misionareve të Bamirësisë". /RTVD/