Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e Egjiptit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
piramida.jpg

Nga xhamite mesjetare te Kajros ne piramidat gjigande te Gizes, Egjipti eshte nje komb me permasa biblike dhe histori epike. Arteria kryesore e vendit eshte lumi Nil, qe gjarperohet permes javes kryesore te kryeqytetit ne delten e gjelber me faqet faraonike dhe tempullin e madh te Abu Simbel.
egjipt.jpg


Nga dunat e gjera te shkretetirave dhe manastiret, ne koralet e gjalla nenujore te Detit te Kuq, Egjipti eshte nje vend i pasur dhe nje toke e vjeter sa qyteterimi vete. Lumi Nil shtrihet pergjate kryeqytetit te Egjiptit, Kajro, ku rrugicat e ngushta te tregjeve mesjetare Khan el Khalili gjarperohen permes xhamive. Mbreteria e Kleopatres qendron nen detrat perreth bregdetit te Aleksandrise, ku teknologjia e fundit Biblotecha eshte vetem nje shetitje e shkurter nga shtepite tradicionale greke.
egjipt1.jpg
Shtyllat e guximshme te tempullit Luxor dominojne qytetin dhe duken me dramatike gjate nates. Ne veri-perendim te Egjiptit ndodhet kurora prej rere te ngjyrosur e shekullit te XIII ne kalane Shali , nje post i fjetur i favorizuar nga Aleksandri i Madh. Mund te shetisni ne shtigjet e fshehura te Parkut Kombetar Mohammed ne nje lagune-gadishull te banuar nga dhelprat dhe lejleket. Ngjyra brilante te peshqve dhe koraleve nenujore dhe sfungjereve ne bregdetin e Detit te Kuq, nje nga faqet me te mrekulleshme te botes. Mund te notosh me delfinet ne El Gouna ose ne zhytjen e rrenojave prane resortit te famshem turistik Sharm el Sheikh./Infoal
 
Titulli: Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e Egjiptit

[h=1]Piramidat egjiptiane[/h]
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.


[h=2]Piramidat e para[/h]
Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.
Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.
Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.
Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.


[h=2]Piramidat e fundit[/h]Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye Faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.

[h=2]Qyteti i lashte i Gizes[/h]Giza është qytet arab ne Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil. Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe , ka afër 2 milion e 700 mijë banor sipas një statistike të bërë në vitin 2006. Popullsia e saj e madhe ne raport me sipërfaqen e bënë përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më te mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë. Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitor, dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar, dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti. Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin “kompleksi i piramidave të Gizës”. Ky tempull bashkë me piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike, misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë. Gjithashtu ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, pë r të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë te panjohura mbi këtë vend të cilat edhe sot e kësaj dite, s’gjejnë dot zgjidhje. Ekzistojnë shumë teori të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, puna vije edhe aty, saqë thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion te tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër. Më poshtë do të paraqes strukturën e piramidave (tre sa janë gjithsej), dhe mendimet e shkencëtarëve në lidhje me këto ndërtime të rralla.

[h=3]Piramidat e Gizes[/h]
Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh. As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, bile janë xhuxh çdo ndërtesë tjetër në botë më të për madhësi, peshë, e përpikmëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar. Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion skllavë. Pikën e parë shumë shkencëtar po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës, dhe teknologjisë së atëhershme. Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtet në inxhinieri e arkitekturë. Sot ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi. Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër te thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish? Kësaj pyetje ende nuk është mundur t’i gjendet një përgjigje. Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë. Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit. Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar. Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka. Nga disa studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj. Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi vizitoj dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument? Eshtë vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndërtimin e shtëpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo? Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit. Sepse edhe vetë praktika tregon se egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët? Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës. Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia “Ra”, perëndia e diellit e cila ishte mbi të gjitha. Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport. Bauvalin e mahnit fakti se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t’ia siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër. Ka të tillë qe mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të një race tjetër, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha. Disa të tjerë mendojnë se Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Dhe një supozim tjetër thotë se ato janë përdorur si observator astronomik. Deri vonë piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Ajfelit. Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës. Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër komplekse dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është arritur. Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat... Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend qe përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë qe tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë. Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, qe sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit. Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, qe njihet me emrin “ISiS”. Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër. Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëore ne arkivolin e faraonit Khafu.Për këtë Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video – materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISiS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye: -për kerkime shkencore për fuqitë telepatike -për dosjet UFO dhe. -për piramidat në Egjipt. Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën , dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë KGB-ja, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë, dhe në një paqartësi. Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohurit tek qytetërimi egjiptian. Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe nje fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për te cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe. Gjithashtu Ivanovici thotë se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore. Kjo teori shumë besohet nga njerëzit, dhe është shumë e mundur që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca. Sipas po këtij studiuesi alienët nuk erdhën në tokë për t’i parë piramidat e Gizës, por për t’i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar. Ja të shikojmë mundësitë që njeriu atë stad të zhvillimit mund të ndërtoi diçka kaq gjigante. Problemi fillestar apo misteri fillestar më mirë të themi, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar. Teoria tjetër thotë se janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. ثshtë konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme. Pastaj kur të përmendet fakti se Egjipti është një ndër vendet më të varfra në botë sa i përket numrit të pemëve. Si do që të jetë piramidat mbeten projektet më gjigante, më madhështore, e më misterioze që njeh sot njerëzimi, qoftë ato të ndërtuara nga njerëzit apo nga një specie tjetër, as një projekt tjetër njerëzor as që mund të krahasohet më to. Sipas fakteve të mbledhura ka vetëm dy mundësi:
1. Piramidat janë ndërtuar nga Egjiptianët, të cilët ishin një qytetrem tepër i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
2. Ose janë projekte jashtëtokësore, të cilat janë përdorur si stacione në tokë për eksplorime ndër planetare.

Wikipedia
 
Titulli: Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e Egjiptit


Turizmi në Egjipt është njëri ndër burimet kryesore të këtij shteti. Arsyet të cilat i ofrojnë më shumë turistët janë monumentet historike. Vendet më të vizituara janë Gizeh, Kajro, Aleksandria dhe Luksori. Luksori është edhe pikënisja për në udhëkryq të lumit Nil. Prej Luksorit ofrojn udhëtime me aeroplan dhe me autobus për në Abu Sibel, aty shumica e agjencioneve ofrojn fluturime brenda vendit për një qëndrim në Kajro ose për plazh në Hurghada.
Gjeografi

Republika Arabe e Egjiptit është në veri të Afrikës. Shteti kufizohet në veri me detin mesdhetar, në lindje me detin e kuq, me Gazen dhe me Izraelin, në perëndim me Libinë dhe në jug me Sudanin. Ky është kufiri i ashtuquajtur gjysëmtrekandësh. Egjipti hyn në Shtetet e Magrebit dhe është 100 herë me i madh se Kosova me një sipërfaqe prej 1.001.449 km2.
Temperatura mesatare gjate stines se Veres eshte 42-45 C
Popullatë
Egjipti i ka 78.887.007 banorë, prej të cilëve janë 97% egjiptian, ndërsa pjesa tjetër janë të ashtuquajturit nubir. Popullata egjiptiane shtohet shpejt diku rreth 1,9 % në vit, p.sh. në vitin 1800 i ka pasur vetëm 2.5 milion banorë, në vitin 1900 ka arritur në 12.5 milion banorë, dhe në vitin 2000, 68 milion banorë.

Qytetet
Kryeqyteti është Kairo
Egjipti përbëhet prej njëzeteshtatë njësi administrative: Dakahila, Aswan, Assyout, Deti i Kuq, Beni-Suef, Behera, Port Said, Damietta, Fayoum, Gharbia, Aleksandria, Ismailia, Sinai Jugor, Giza, Kafr El-Sheik, Matrouh, Menoufia, Menia, Kairo, Kalyoubia, Kuena, Sinai Verior, Sharkia, Suhag, Suezi, New Valley dhe Luksor.
Gjuha
Arabe
Sistem politik Republikë Presidenciale/ Epheus
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e Egjiptit

Ne keta vendet Arabe kam qejf te shkoj,Egjipt,Marok...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top