Një ish-mësues 30-vjeçar ka zënë vendin e Osama bin Ladenit në listën e dhjetë më të kërkuarve nga FBI-ja.
Amerikani Eric Justin Toth, është shtuar në listën e të shumëkërkuarve nga FBI për posedim dhe prodhim të materialeve pornografike që kanë në qendër fëmijët.
FBI thotë se materialet pornografike që u gjetën në një klasë të shkollës ku ai jepte mësim në korrik të 2008-s, në Uashington, e lidhin atë me prodhimin e pedopornografisë në Merilend.
Në profilin e krijuar nga FBI-ja, Toth përshkruhet si ekspert i kompjuterit me njohuri mbi mesataren të përdorimit të internetit dhe sigurisë në rrjet.
Toth ka studiuar në Cornell University për një vit dhe më pas është transferuar në Purdue University, ku është diplomuar në mësuesi. Që nga viti 2008, Toth mendohet të ketë lëvizur nëpër Virxhinia, Ilinois, Indiana, Uiskonsin e Minesota dhe në 2009 dyshohet se është vendosur në Arizona.
FBI thotë se Toth mund të reklamojë veten në internet si tutor (udhëheqës në një lëndë ose temë të caktuar) apo kujdestar fëmijësh me emrat Eric J. Toth dhe David Bussone. FBI ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për çdo person që jep informacion që mund të çojë në arrestimin e tij.
Kryeterroristi Osama bin Laden ka qenë ndër 10 më të kërkuarit e FBI-së, deri më maj të 2011, kur u vra nga forcat special amerikane në vendstrehimin e tij në Pakistan.
Pergatiti: Gazmira Ndoja
Burimi: Shekulli