Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga DRINI ZEQO

Sot nëna e dy fëmijëve nuk arriti dot të kthehej në shtëpi. Shkoi në një botë mbase më të sigurtë se kjo që mbizotëron këtu, nëpër rrugët e këtij vendi që prodhon vëtëm “kronikë të zëzë”.

Nga përplasja fatale që i shkaktoi një automjet i tipit “Benz” në rrugen “Asim Vokshi” pranë “Arkivës së Shtetit” në kryeqytet. Autori si në shumë raste të tjera u largua menjëherë nga vendngjarja. Në kronikat e lajmeve do të thuhet se “policia po punon për identifikimin e tij” ose edhe do të kapet kushedi kur. Kushedi kur edhe do të dënohet, por si në shumë raste mbase fajtore do të nxjerrin edhe gruan.

Kjo nuk është asgje e re por është shumë e dhimbshme. Gruaja rreth 37 vjeçare i ka shtyre fëmijët drejt anës tjetër, kur ka parë se rreziku i një “të paafti” (po e quajmë kështu si fillim), për të drejtuar një automjet po i kanosej. Por kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që këto aksidente po përsëriten në rrugët e Shqipërisë. Ato sa vijnë dhe shtohen.

Automjeti raportohet se i ka kaluar përsipër gruas, ndërsa fëmijët janë ende nën shok. Me siguri do jenë akoma më shumë kur të mësojnë se nëna e tyre nuk jeton më. Një heroinë ose një veprim heroik që do të bënte cilado nënë në këtë tokë.

E kujt është përgjesia, është pyetja që asnjëherë nuk merr përgjigje. A janë drejtuesit e automjeteve të aftë sa duhet për të levizur lirshëm në një qytet. A abuzohet me lejet e drejtimit të automjeteve? Rastet nuk kanë munguar që e deshmojnë këtë gjë.

A janë rrugët plot më pengesa, gropa të hapura, kanale e gjithfarëlloj problemesh? Sigurisht që janë. Sigurisht që mungon sinjalistika. Por këto duken probleme shumë të vogla për shtetarët lokalë apo qëndrorë. Sot për sot janë të zënë me gënjeshtrat e rradhës që ngrenë për “Reformën në Drejtësi”.
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

E lexova :( shume e dhimbshmeeeee
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kapet personi..madje paska pas publikur dhe video se si ka ecur me 200 km ne ore...Ballkanweb
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

U hodh para makinës për të shpëtuar fëmijët, ja kush është nëna heroinë

Dhurata Doku Prifti është nëna heroinë, e cila u hodh sot përpara makinës për të shpëtuar jetët e fëmijëve të saj. 37-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte, por ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nëna heroinë është sportiste e njohur e klubit "Studenti", madje vetëm pak javë më parë zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes. Më 26 prill 2016 ajo mori medalje në disiplinën e qitjes me pushkë për femra.

Por, sot ajo u bë heroinë, pasi shtyu fëmijët e saj duke i dalë përpara makinës tip Benz, e cila po ecte me shpejtësi. Benzi e ka përplasur atë dhe fatkeqësisht 37-vjeçarja ndërroi jetë. Fëmijët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

j-3.jpg

gruaja-3.jpg
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Ky eshte dy here krim pasi personi ka shtypur gruan dhe e ka lene aty duke mos ndaluar po ka iku...:mad:
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Aman se mu prish gjaku....tmerr
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Ky popull asht tuj shku per lesh me shpejtesine e drites :esp:
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

U shua nje familje, mbeten 2 jetim :(

Ngushellime familjareve!
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

13690874_1412344868782962_5587846567263979548_n.jpg


Te q.....r....... o RILINDJE
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Ne Afrike qe kur eshte hap tema kane vdekur pese kalamaj.
Like ketij postimi qe te shpetojme 1 jevg.
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

13690874_1412344868782962_5587846567263979548_n.jpg


Te q.....r....... o RILINDJE

E ca lidhje ka rilindja????
E avash me kto nerva mo avash.....
Gjykatesi e prokurori te rilindjes jane o?
Policia e rilindjes e ka cuar atje te gjykata pikerisht sipas ligjit...po malua e balua qe jane mesuar te rrjepin nuk njoh ligj por maliq!
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Jo Jo fajin e ka saliu...lene se sdua te devijoj se ska vlere politika ketu....po policia jote e dashur ka te drejte pezullimi patente bllokime mjeti etj etj po rri aman
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Te tera i ka ne dore ore trim te tera....po ja qe se beri
Tashi ik e vrit policat ....late nam
Cdo gje faturojani edit e sales
Fajin e ka shteti i drejtesise....dhe ky nuk eshte rasti i vetem qe veprohet kshu!
Hajt noten
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Gjykata vrau serish! Lirohet me kusht kur u kap ne flagrance nen efektin e narkotikeve. (Sipas gazetareve)
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Ne Afrike qe kur eshte hap tema kane vdekur pese kalamaj.
Like ketij postimi qe te shpetojme 1 jevg.

Se si ma kujtove kengetarin e U2 Bono qe Ka pase thene sa here qe po bej duart trokitje po vdes nje femije!!!

Pergjigjia e publikut ishte mos bej duart trokitje.....


Sa per temen kemi shkel te gjithe ne mallkim mbase e te gjithe nenave qe bashkekombasit tane Marrin per furnizimin me ndroge te femijeve tyre ky eshte mallkim sepse shkelim njerez me makine nga paraja e madhe qe kemi dalim prape bejme po te njejten gje ?!!
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

Se si ma kujtove kengetarin e U2 Bono qe Ka pase thene sa here qe po bej duart trokitje po vdes nje femije!!!

Pergjigjia e publikut ishte mos bej duart trokitje.....


Sa per temen kemi shkel te gjithe ne mallkim mbase e te gjithe nenave qe bashkekombasit tane Marrin per furnizimin me ndroge te femijeve tyre ky eshte mallkim sepse shkelim njerez me makine nga paraja e madhe qe kemi dalim prape bejme po te njejten gje ?!!

Si Arqile Boti me ngjan sot
 
Titulli: Një nënë heroike vdiq sot në Tiranë, dy fëmijë mbetën jetim

e tmerrshme per familjaret nese shikojn ket pamje ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top