Rreth 30 përqind të familjeve shqiptare kanë një borxh për të paguar. Në një raport të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, rezulton se gjendja ekonomike e qytetarëve dhe aftësia e tyre paguese është ulur ndjeshëm.
Nga kampioni me 1 mijë e 200 familje, vërehet prekja e ekonomisë shqiptare nga kriza ekonomike ku pothuaj të gjithë treguesit ekonomikë tregojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë 26.8% e te anketuarve pohojnë se kanë aktualisht një borxh për të paguar ku burimi i marrjes së borxhit kanë qenë kryesisht të afërmit apo miqtë. Vetëm dy për qind e saj është marrë në valutë , ndërsa pjesa tjetër në lekë. 42 përqind e borxhit është marrë në bankat e nivelit të dytë.
Të pyeturit janë shprehur se qëllimi i marrjes së borxhit ka qenë blerja apo riparimi i një prone të paluajtshme, kryesisht blerja e apartamenteve.
Ajo që është shqetësuese është shpenzimi për konsum i cili kap 23 për qind të borxhit. Vetëm 10.8 për qind e të anketuesve shprehen se kanë marrë borxh për të hapur një biznes të ri apo për të zhvilluar më tej aktivitetin e tyre tregtar. BSH raporton se deri në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, depozitat e bizneseve në sistemin bankar u pakësuan me 1.8 miliardë lekë, kurse kredia u rrit edhe me 51.6 miliardë lekë. Por, ndryshe nga bizneset, individët kanë ulur kredimarrjen dhe rritën depozitat.
Mësohet se deri në fund të dhjetorit, individët rritën kredimarrjen me 96.4 miliardë lekë dhe ulën depozitat me 380 milionë lekë. Ndikimi i krizës ekonomike ka ndikuar në aftësitë paguese të shqiptarëve për të shlyer detyrimet. Rreth 81 për qind e familjeve huamarrëse paguajnë deri në 30 për qind të të ardhurave të tyre mujore për të shlyer huanë, 9 për qind paguajnë 31-50 për qind të të ardhurave dhe 6 për qind paguajnë mbi 50 për qind të të ardhurave.
Banka e Shqipërisë raporton se 69 për qind e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndryshim të aftësisë paguese në gjashtë mujorin e kaluar duke iu referuar momentit të intervistimit, 26 për qind kanë deklaruar përkeqësim. Vetëm 5 për qind e të pyeturve kanë deklaruar përmirësim të aftësisë së tyre paguese. Skepticizmi ka përshirë të pjesën më të madhe të shqiptareve të cilët kanë deklaruar se përballë krizës ekonomike, nuk presin përmirësim të madh në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Janë rreth 78 për qind e familjeve huamarrëse të cilat nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Nga të dhënat e mbledhura, mësohet se dy të tretat e bizneseve që i janë nënshtruar anketës nuk kanë ndërmend të marrin kredi të paktën përgjatë gjysmës së parë të këtij viti.
“66.3 për qind e bizneseve e nuk parashikojnë të marrin kredi gjatë gjashtëmujorit të ardhshëm, ndërkohë 70 për qind e tyre pohojnë se shpenzimet për pagesën e huas është rritur.
Shpenzimi mujor (vjetor) për pagesën e huas: mesatarisht 24.6 për qind të të ardhurave. Për 73.5 për qind të të anketuarve madhësia e vlerës së përgjithshme të huas përbën rreth 50 për qind të kapitalit”, – raporton Banka e Shqipërisë.
Bizneset parashikojnë një situatë jo shumë të përshtatshme për të zgjeruar aktivitetin e tyre gjatë gjysmës së parë të këtij viti, prandaj edhe mendojnë të mos investojnë përgjatë kësaj periudhe në pritje të një situate më të mirë.
Burimi: Shekulli