Që prej ditës së djeshme në formatin EPUB janë në dispozicion për shkarkim një milion libra në pronësi publike.
Për ju që keni lexues elektronik të librave, ka ardhur t’ua mbushni bateritë mirë dhe të shkoni në faqet e Google Books ku gjenden milion libra për shkarkim falas në formatet .PDF dhe EPUB.
Krejt kjo është e ligjshme. Librat janë në pronësi publike dhe mund të shpërndahen lirshëm, kështu që nuk vidhni askënd dhe askush nuk mund t’u bie në qafë për këtë punë.
Natyrisht, pasi që kryesisht bëhet fjalë për tituj librash në pronësi publike mund të paramendoni që do të gjeni disa libra klasik, por jo edhe literaturën më të re.
*telegrafi*