Një mik si David McAllister dhe një Jerome i djallëzuar

01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-2-scaled.jpg


lg.php

Mapo.al

Jerome Riviere, një eurodeputet francez i ka hyrë në hak Shqipërisë sot me një deklaratë fare të pavend e të cekët, nga foltorja e lartë e Parlamentit Europian. Duke shprehur rezerva për Shqipërinë dhe i prerë kundër afrimit të vendit tonë me BE, ai ka përmendur shumicën muslimane.
lg.php
Nuk mund të mos biesh dakort me të tjera kritika të tij, si ajo që pushtetin e ka mafia, dhe se ajo drejton.
lg.php
Por, Riviere i mbyt vetë argumentat e tij kur me paragjykim dhe një lloj racizmi na klasifikon si vend musliman. Më e pakta, është i paditur. Djallëzor është më e saktë të thuhet.
lg.php
Problemi nuk është aspak Shqipëria, as shoqëria, as besimi. Në çdo sondazh ne jemi prej motesh, sa herë jetojmë në liri, më europianët në rruzull.
Problemi është qeveria. Dhe një eurodeputet duhet të ketë aq përvojë dhe ekspertizë të mos i konfondojë të dyja.
Duke anatemuar vendin, ky soj ligjvënësi në Bruksel, thjesht ka ndihmuar një regjim si i Tiranës i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin.
I ka dhënë një kryeministri që nuk ka plotësuar asnjë kusht për integrimin, një gomardare të mirë shpëtimi. Fjalët e tij do të përdoren nga shumë pjella të rilindjes për të treguar se këta janë në rregull, po ja që në zemër të Europës nuk na duan se ka atje ksenofobë.
Një lehtësim i madh ky për një shumicë që i ka shtuar nga viti në vit kushtet dhe pengesat për hapjen e negociatave për shkak të keqqeverisjes.
Po sot, aq sa angushti e hidhërim ka shkaktuar tek shqiptarët, kombi më proeuropian në kontinent, ky qendrim i Rivieres, gjithaq ka mbushur me gëzim reagimi në sallë.
Në veçanti i kreut të Komisionit për punët e Jashtme, David McAllister. Eurodeputeti gjerman ka thënë se nuk mund të fyhet një vend mik, duke ju drejtuar me tone të ashpra eurodeputetit francez.
Shqipëria është në të vërtetë një vend mik. Po është fat që politikanë si McAllister janë miq të Shqipërisë.
Ai ka bërë shumë sot për vendin tonë me qendrimin e mbajtur, dhe për këtë ne i detyrohemi jo pak.
E kjo nuk është hera e parë. McAllister ishte në Tiranë në kulmin e krizës së vitit 2017 dhe shpenzoi shumë energji për gjetjen e një zgjidhje.
Integrimi është i vështirë dhe duhet merituar.
Po gjykimi duhet të jetë vetëm për qeveritë. Vetëm ato janë përgjegjëse për çdo dështim. Fajësimi i krejt kombit jo vetëm nuk ndihmon në afrimin me BE, përkundrazi krijon humusin e lakmuar për autokratë të korruptuar që sundojnë mbi ligjin e bëjnë me Kushtetutën, me zgjedhjet, me Kodin e institucionet, çfarë u do qejfi.
 

Attachments

  • 01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-2-scaled.jpg
    01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-2-scaled.jpg
    750.6 KB · Shikime: 0
  • 01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-2-scaled.jpg
    01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-2-scaled.jpg
    750.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top