Një kurth i ri për Ilir Metën

Guest2

Antarë i Respektuar
Me sa duket, kryeministri nuk e ka kapërdirë, atë që ndodhi pak ditë më parë.

Ai nuk korri dot një fitore morale dhe politike publike për Kalin e tij të Luftës, që mbiquhej اlirimi i Drejtësisë nga të korruptuarit e të gjitha ngjyrave. Rama nuk doli dot, ashtu si e kishte programuar elektoralisht, si një Kalorës i të Mirës, që Lufton të Keqen e Politikës së Vjetër, hypur mbi “karrocat e blinduarara” të Ndërkombëtarëve.

Atij ju duk dhe ndoshta ka të drejtë, se këtë Fitore ja “vodhi” Ilir Meta, pikërisht në çastin e fundit dhe vendimtar. Në tre ditë e tre netë, Meta, në vigjilje të 21 korrikut të shkuar, ai, fitoi kredite të mëdha publike, me autoritetin, vendosmërinë dhe kokëfortësinë e tij, për zbatimin e Konsensusit për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.

Meta, që nga dita e parë e këtij debati për Reformën, që edhe s'mbahet mend pikërisht se kur, bëri publik qëndrimin e tij, për domosdoshmërin e ndryshimeve themelore dhe thelbësore Kushtetuese, përmes Konsensusit dhe vetëm përmes Konsensusit.

Ai iu përmbajt deri në fund kësaj linje. Dhe ashtu ndodhi, kjo linjë doli fitimtare, ndonëse situata u përflak dhe u rrezikua mjaft herë.

Tensionimi që pati kryeministri dhe sidomos i ngarkuari i tij për Reformën, Fatmir Xhafa, i dha në të vërtetë më shumë reliev dhe më shumë shikueshmëri, rolit ndërmjetësues të Metës.

Dhe kjo erdhi, jo sepse Meta, bëri ndonjë çudi, apo aplikoi ndonjë skemë marketingu mediatik të posaçëm dhe të kushtueshëm, por thjesht për dy arësye:

E para, sepse tensionimi politik dhe elektoral i kryeministrit, ishte tejmase i fryrë dhe me një qëllim të dukshëm e të zbuluar, për t'u përplasur me çdo kusht me Opozitën, duke e etiketuar atë si e keqja dhe e trembura e kësaj Reforme, në mënyrë që të rriste përparësitë e veta morale, në sytë e opinionit.

Kjo përplasje kaq e kërkuar, dhe në kuadrin e një kompromisi mbarë kombëtar, mund të ketë gëzuar veçse pjesën radikale të elektoratit socialist, por largoi disa hapa të rëndësishëm larg, elektoratin e moderuar, që është sot në Shqipëri një shumicë.

Pikërisht që dje, sot dhe nesër, ky është elektorati i përgjumur, që i duhet më shumë kryeministrit. Për të realizuar ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka bërë të vetën madje edhe deputeti kaubojs nga Lezha, që u shpreh dje, se dëshironte 3.000.000 vota!

E dyta, mishërimi real i kësaj Reforme, falë ndërhyrjes shpëtimtare të zonjës Nuland dhe Komisionerit Hahn, e çpoi tullumbacen e rreme të një luftë të rreme dhe të panevojshme politike, Pozitë-Opozitë. Rrëzoi Vijat e kuqe dhe zhurmën e topçinjve.

Sepse negociata dhe marrëveshja nuk do Flamur të Kuq, por Flamur të Bardhë.

Rama, duke tundur Flamurin e Kuq, flamur lufte, kërkonte hapur nënshtrimin dhe jo bindjen e Opozitës. Lëvizja e Metës dhe e zonjës Nuland, e ndryshoi krejt pamjen.

Duke e lënë kryeministrin luftarak dhe me flamur të kuq në dorë, në një pozicion “jasht-loje”, të vetëm në zonën e rreptësisë. Kurse çdo gjë shkoi pothuajse vaj, në mënyrë Konsensuale. Ashtu si duhej. Por edhe ashtu si dhe ishte teza fillestare e Ilir Metës.

E gjithë kjo lojë taktike, apo le ta quajnë si të duan, dhe që Rama nuk e fitoi, por perkundrazi e nxorri në pozita radikale dhe agresive të panevojshme, i shkoi në favor palës tjetër, në këtë rast Metës dhe Bashës. Pamvarsisht se ata, ishin në pozita mbrojtëse, të tezave të tyre. Por një mbrojtje serioze, e qëndrueshme dhe këmbëngulëse.

Kjo mosfitore e Ramës, që edhe mund të quhet, edhe mund të mos quhet humbje, është një kostum tejet i ngushte për fizikun e tij politik dhe i është shqepur keqas te sqetulla dhe në shpatulla.

Kryeministri ynë, pasionant i Brionit, tailed, nuk mund ta durojë dot këtë.

Dhe ka të drejtë, simbas llogjikës politike. Ai duhet të fitojë dhe jo të humbë elektoralisht, nga një reformë që të gjithë e panë se Spartak Ngjela dhe ai ishin sponsorët më pasionantë.

Dhe rasti ka ardhur me sa duket tani. Tek votimi i 7 Ligjeve, që e sendërtojnë ndryshimin Kushtetues të votuar më 21 korrik dhe e zbërthejnë atë në derivate, apo në ligje konkrete.

Qeveria dhe Xhafa, sigurisht me porosi politike të kryeministrit, filluan presionin, fill mbas dekretimit të Presidentit të Republikës, që ligjet, pa u përpunuar në Komision, në kohën e nevojshme, të shkojnë e të votohen sa më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Duke përllogaritur dy kohë përpara, si në një lojë shahu, qëndrimin e shqetësuar të Opozitës.

Mirëpo Taktika e Re, në të vërtetë është që të provokohet përsëri Ilir Meta,duke u vendosur në një pozicion të vështirë sipas rregullës radikale dhe staliniste: O me ne, o kundër nesh!

Pra Meta dhe jo Opozita është i provokuari kryesor në këtë Lëvizje të re taktike, që është vetëm e vetëm me prapavijë politike dhe elektorale.

Nëse Meta i qëndron Linjës së tij klasike të Konsensusit edhe për 7 Ligjet, burizanët mediatikë të kryeministrit dhe jo vetëm, do të thonë se Meta, është në bashkëpunim me Opozitën dhe me Lul Bashën dhe në një konspiracion politik me ta.

Nëse Meta, voton 7 Ligjet, duke injoruar Konsensusin, atëhere elektorati i moderuar, përtej të Majtës dhe të Djathtës, do të mendojë se Meta e tradhëtoi konsensusin. Dhe kështu ai, rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të popullaritetit që fitoji në vigjilje dhe gjatë 21 korrikut të kaluar.
360grade.al
 
Titulli: Një kurth i ri për Ilir Metën

Qe do te thot se pz pertoj me e lexu edhe pse i hyra me lexu tek tuk
 
Back
Top