Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një kilometër autostradë, 12 milionë euro

Gati një miliard euro i ka shpenzuar deri më tash Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostradës nga pika kufitare e Morinës me Shqipërinë, e deri në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.
Bërë një përllogaritje del se ndërtimi i një kilometri autostradë, duke përfshirë këtu edhe shpronësimin e tokave, ka arritur në 12 milionë euro.

foto.php


Zyrtarë nga Ministra e Infrastrukturës (MI) bëjnë të ditur se punimet janë kryer në bazë të dinamikës së paraparë për rreth 44 muaj. Sipas tyre e gjithë autostrada i ka diku 78 kilometra, e ku në kuadër të saj janë ndërtuar 15 ura, 31 mbikalime dhe 27 nënkalime.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ ka kushtuar rreth 800 milionë euro”, është përgjigjja e zyrës për informim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërkaq, sa i përket shpronësimeve të tokave të cilat janë shfrytëzuar për ndërtimin e autostradës, vlera e tyre sillet përafërsisht prej rreth 124 milionë euro, kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ambientit. “Vlera totale e të gjitha shpronësimeve të autostradës për të gjitha segmentet, sillet përafërsisht prej rreth 124 milion euro”ka thënë Kreshnik Berisha, këshilltar në këtë ministri, shkruan zeri.

Sipas tij, nga viti 2010 e deri tani janë paguar rreth 103 milion euro, ndërkaq sipas tij pjesa tjetër janë pronarë që nuk kanë aplikuar për kompensim, apo janë në procedura të aplikimit. Por, sipas tij ka dhe raste që janë në procedura gjyqësore për vërtetim të pronësisë. Ndërkaq, numri i personave të cilët janë të përfshirë në shpronësimin e tokave sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, përafërsisht është rreth 5 mijë e 720 persona. “Rreth 4 mijë e 216 pronarë të tokave i kanë marrë paratë për shpronësimet e tokave , ndërkaq, 1 mijë e 504 prej tyre kanë mbetur ende pa i marrë”, ka thënë Gëzime Hasani, këshilltare në këtë ministri.
Tribuna
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back