Një "Jo" e madhe për një "Jo" të paqëndrueshme!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Bardhyl Metaj, Zürich

President e Kryeministër: Mos homogjenizoni popullin me qasje populliste, rreth Jo-së suaj, por bashkoni mendjet dhe popullin, rreth hartimit të një plani kosovar, të cilin megjithatë duhet ta bëjmë vetë!

Dhe planin duhet bërë, Jo - ngase po e kërkojnë tjerët dhe ngase tjerët e kanë nga një, por ngase po e kërkon vetë Kosova - një Plan për vete!

Në gjithë botën dhe gjithherë vlen se:

- Aty ku nuk Qeverisë Ti, qeverisë dikush tjetër, pra qeveris tjetri Shtet – si në Mitrovicë Veriore Serbia
- Apo qeverisin një a më shumë Organizata – si në Kosovë, OKB e BE,

- Pra a e kuptoni tash: Plani ka të bëjë me Qeverisjen! Kur thua Jo, je kundër qeverisjes! Ngase, ku nuk qeverisin Institucione e Organizata: qeverisin krimi dhe mafia..!

Pra, këtu nuk ndihmon me thanë “Jo”, e si thotë populli, “me u koqitë si thiu në akull...”!

Për lexuesin tim, sot kam një befasi!
Kam ftuar mysafir në Kolumnen time, aktorët e për-bashkimit aktual Kosovarë, të për-bashkimit kundër (në bllok) Bashkësisë Ndërkombëtare!

Mysafirët e lartë, erdhën “me kënaqësi” këtu, dhe erdhën komplet, në formacionin më të ri!

- Mirë se erdhët në Kolumnen time, zoti President – Sejdiu, Ju zoti Kryeministër - Thaçi, zoti Kryeparlamentar – Jakup Krasniqi si dhe Ju z. Albin Kurti! Sa mirë që erdhët bashkë dhe” më vie mirë” kur ju shoh kështu! Shpresoj që përkundër përvojave tona, kësaj radhe, ti ja kalojmë mirë së bashku!
- Të faleminderit për thirrjen (thonë unisono!), për çfarë është fjala z. Metaj?

- Të nderuar: Në Kosovë po ngjanë një ngjeshje e rrathëve dhe një homogjenizim i Kosovarëve rreth “Jo-së” të cilën ju bashkërisht ia keni shqiptuar OKB-së, Ban Ki-Moon-it, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe edhe Serbisë!

Pasi deklaruat se ndaj jush ushtrohet trysni e presion që të pranoni planin 6 Pikësh, në popull situata, me të drejtë, po përjetohet se Kombi, atdheu, shteti, Territori e Kushtetuta janë në rrezik të madh! Thirrja e kohës është, “Rreth Flamurit të përbashkuar...dhe “kur ka ra Kushtrimi n`Kosovë...”!
Kosovarët, pas shpalimeve tuaja populliste, po ndihen të rrezikuar nga “presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare”! Me të drejtë!

Që ta shtrojmë çështjen edhe në rrafshin ndërkombëtarë, një fenomen i ngjashëm i homogjenizimit kryeneç i“ngjau” edhe serbëve në kohën e Milosheviqit, kur qenë pozicionuar në bllok e gjithë shoqëria, Serbët dhe Serbia ne njërën anë, kundër gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare në anën tjetër!

Përfundimet për Serbinë atëherë ishin fatale, bile me atë rast, në përmbyllje të asj qasjeje serbe, përfituam edhe ne Kosovarët!

Një rast tjetër, kemi edhe homogjenizimin e një pjesa mjaft të madhe të “(pseudo)myslimanëve” gjithashtu “en blok”, kundër Perëndimit, që si reperkusion ka Lidershipin e Bin Ladenit dhe format më johumane të atentateve të idealistëve të paarsimuar fetarë kundër Perëndimit!

Të nderuar, që të sqarohemi në krye të shkrimit, unë gjithashtu, mbështes “Jo-në” Tuaj!

Pa asnjë mëdyshje!

Por, duke pas parasysh se sot Juve, nuk ju mungon mbështetja rreth “Jo-së”, nga e gjithë bota shqiptare, nga krejt Kosova, vendosa që unë, për hir të lexuesve të mijë, më shumë te merrem me anët tjera të fenomenit, të merrem me para historinë e Jo-së, si dhe me kohën pas “Jo-së” Tuaj! Pra me post-efektet e Jo-së, dhe edhe arsyet se pse erdhi deri këtu puna...!

- Ju lutem, ju lutem z. Metaj, (flet Presidenti), për çfarë bëhet fjalë, çfarë Bin Lade-ni e Milosheviqi ...!

Të nderuar zotërinj e Liderë vendi, para se të fillojmë bashkëbisedimin dhe të shpalojë atë që kam përgatitur për Ju, më lejoni që lexuesve t`u bëjë një si hyrje dhe të sqarojë se për çfarë bëhet fjalë, kur lamë anash për një sekondë “Jo-në”, me të cilën pajtohemi të gjithë!

Pra çfarë po ngjanë aktualisht, përveç “Jo-së”...?!

Liderët zbuluan Popullizmin! Zbuluan lojën me gjoja stoicizmin e tyre historik!
Kosova, në ankth e ethe, kurse këta po promovojnë: Atmosferën Kosovare të Celebrimit të “Jo-së”, zbuluan popullizmin dhe po marrin poza patriotike!

ثshtë turrë natyrisht edhe z.Albin Kurti (i cili gjithnjë e më shpesh paraqitet në media me do farë hartash gjeo-politike, ushtarake e gjeo-strategjike!?), që ti qojë, per se dhe en bloc, në rrotë të s`amës gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare!

Ka dalë fuqishëm në mbrojtje të Lidershipit Kosovarë, të Kushtetutës dhe Kushtetutshmërisë Ahtisariane – Interesante!

Lehtë parashikoj, se si rrjedhojë e këtij rituali dervishësh, do të shpeshtohen edhe intervistat me Adem Demaçin, ndonjë media e “gazetarisë hulumtuese” ndërkohë, do të turret të gjejë e intervistoj edhe Gafurr Adilin (AKSH)!

“Vakti e han kashtën”, thotë populli n`Kosovë!

Populli është sot - gju më gju me prijësit, por a ndihmon kjo?!

Tek komentet në mediat virtuale, ta zëmë tek më i strukturuari dhe afirmuari, Telegrafi.com këtu pra, ku lexuesit kanë mundësinë që të komentojnë me shkrim lajmet, pashë se kishin filluar edhe ato komentet e etiketimet, që vijnë nga matrikse (pa)mendësie, të një kohe e rrethane krejt tjetër!

Nuk hezitohet që të shahet e etiketohet e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare, me reminishenca të vjetra të “New Way” talibanizmit shqiptarë si:

- “Europa Rrugaçe”,
- “E kemi ditë ne se kanë me na e luajt lojën këta të Europës Rrugaçe...!”,
- “i njohim ne këta...s`na donë neve shqiptarëve Evropa – Jo! ”,
- “Ani Franca pro serbe, Kushneri, aiiiiihhaa..., i njohim ne moti këta...!?”

Komentuesit, janë të pafajshëm, ngase vetëm po jashtëqesin atë, çfarë kanë ngrënë, atë çfarë është shtruar në tavolinë nga Prijësit dhe Media!

Ndarjet për Bashkim-et si dikur Serbia!

Mizanskena: Kështu, për herë të parë pas vitit 1989, Beogradi në arenën ndërkombëtare të përballjes me Kosovën, në këtë dyluftim pehlivanësh, është në avantazh dhe është më pro-aktiv, më kreativ dhe po e imponon lojën!

- Dje me Gjyqin Ndërkombëtare rreth aktit të Pavarësisë dhe mirëkuptimi që krijoi në Asamblenë e OKB-ës, kurse sot, me Planin 6 Pikash!

Po shpërfaqet mangësia ynë, të metat e partive tona politike, që në poste me rëndësi, nuk kemi mobilizuar njerëzit e aftë...!

Andaj si reakcion i elitës politike impotente, jo-keative e jo pro-aktive, Shqiptarët po ftohen të bashkohen!

Të Barrikadohen! Të futen në Istikame!

Të marrin në shenj Bashkësinë Ndërkombëtare! “En bloc dhe Per se”!

Në njërën anë shohim Albin Kurtin, bashka-bashkë me Lidershipin Kosovarë e Institucionet, kurse në anën tjetër, “Bashkësinë Ndërkombëtare, “bashka-bashkë” me Serbinë”!

Të nderuar lexues,

Kjo ishte një hyrje e gjatë e asaj çfarë po ngjanë dhe si po e shoh e përjetoj unë, por më lejoni tash që ti kthehem përsëri mysafirëve të Kolumnes sime,

Presidentit e Kryeministrit, të cilët sot, i takova në llogore, në istikame e pranë barrikadave, si të ishin lider të një OJQ-je, ballë-për-ballë me UNMIK-un, OKB-ën e Ban Ki-Moon-in, ballë për ballë me Bashkësinë Ndërkombëtare, andaj më lejoni që tu shtroj ndonjë pyetje, heronjve më të ri të Kosovës, Ikona e specie të një mendësie, që duhet të ik nga Kosova, shumë para se të ik UNMIK-ut, apo të paktën EULEX-i...!

- I nderuari Komandant Gjeneral i FMK-ës (ish TMK) dhe President Sejdiu, z. Thaçi, Krasniqi e Kurti, thirrja e Juaj (Lexo: s`ishte e atdheut?), sikur edhe shumë kënd tjetër, më mobilizoi dhe rreshtoi në istikame e barrikada tuajat edhe mua! Për një çast të shkurtë, erdha edhe unë...! Ju gjeta bashkë të gjithëve! Një unitet e homogjenizim për “hijeshi e për lakmi”! N`Shkodër i thonë, “për shtatë palë qejfe”!

Ju, të dashur Komandantë, pasi më dhatë koordinatat e pozicioneve të “armikut”, unë vendosa ti përvilem punës, “luftës e pushkës”!

E mora në shenj “armikun” i cili “po u bëka Juve presion” dhe të cilin, si tash e sa vjet Albin Kurti, ma identifikuat me gishtin tregues – ku ishte Bashkësinë Ndërkombëtare!

Por unë sakaq stepa, mbeta pa frymë, pa forcë dhe isha shumë konfuz!

Konfuz ngase për të qarë të nishanit të pushkës, pashë gjithë botën, krejt Bashkësinë Ndërkombëtare, Shtetet të veçanta të BE-së, gjithë Europën!

Si mundet të ketë ngjarë, që krejt Bashkësia Ndërkombëtare të jetë andej, kurse Ju na keni futë Ne-Kosovarëve, çoftë edhe të bashkuar, këndej!

Ballë për Ballë me botën...!

Si mundet, kur dimë se shumica e atyre matanë, janë Sponsorizues të Pavarësisë, të Shtetit e Sovranitetit tonë, kur dihet se forcat e tyre (NATO) na çliruan dhe edhe sot, janë garantë (KFOR-i) se ushtria serbe kurrë më nuk mund të hyj në Kosovë, pra si mund të jenë sot kundër kësaj Kosove, kundër Kushtetutës sonë, të cilën e shkruajtëm së bashku me Bashkësinë Ndërkombëtare - i gjithë spektri i politikës Ndërkombëtare?

Na paska “ngjarë” si Serbisë së Milosheviqit! Si “myslimanëve” të Bin Ladenit, me e pas “gjithë botën kundër, e me e marrë në nishan...”! “Koka bo Llugë, bre burra”!

Unë, e lash pushkën se s`jam ustah i saj, ika nga istikamet e Juaja, që s`janë istikame prej nga mbrohet Kosova, dhe erdha në një qoshe timen...!
E mora dhe lexova tre herë, historinë e shkurt të asaj “Jo-së” tuaj!
Dhe u trishtova!

Më ranë në sy një detaj, shumë i vogël, por shumë qenësorë, e që më kujtoi atë thënien popullore, “sherri një druni, s`po e shohim malin”!

Kosova kundër Planit të Ban Ki-Moon-it sot!
Kosova kundër “planit të m`sheftë” të Euleksit e BE-së, tash..!
Kosova kundër, Kosova Kundër, Kosova kundër...!

Aha, thash me vete, ne jemi kundër Planeve dhe kundër botës, ngase s`kemi një Plan tonin - për Kosovën tone!

Sado që e dimë se Kosova fitoi, ngase gjithherë printe karshi Serbisë, ngase ishte gjithherë “Për diçka...”, gjithherë dilte me iniciativa, kërkesa, me projektin e saj të Pavarësisë, për stabilitetin rajonal, për të drejta për të gjithë...!

Z. Sejdiu e z. Thaçi, mysafir tjerë (Krasniqi e Kurti),
Shpallja e koordinuar e Pavarësisë, ishte një Kontratë me Bashkësinë Ndërkombëtare, apo`jo?!

Ju, më 17. Shkurt 2008, fill apo bashkërisht me aktin e shpalljes së Pavarësisë, lexuat edhe zotimet e Kosovës së Pavarur apo`jo?!

„Pacta sunt servanda“, thoshte Cicero, në „De officiis 3.92.“!
Shqip i bie: Marrëveshjeve duhet përmbajt! Me Kanun i bie: Me mbajt fjalën e Besën!

Po, çfarë ishin Marrëveshjet!?

Unë, e gjuajta në kontejner bërlloku “atë pushkë të mallkuar talibane, që ma dhatë ju, bashka-bashkë me Albin Kurtin”, dhe fillova të shkruaj ketë Kolumne, bashkëbisedim me lexuesit e mijë, ndërkohë që për Ju, z. Sejdiu, Thaçi, Kurti e Krasniqi, kam vetëm disa pyetje, dhe Dy Këshilla, shumë të shkurta, që dalin nga Marrëveshja Ndërkombëtare e Kombëtare, për Kosovën:

1. Pse Ju Liderët e Kosovës, nuk keni një Plan të Kosovës?
2. Pse Ju, që jeni më të thirrurit, nuk bëtë me kohë, para të gjithëve, bile edhe para Letrës së Ban Ki Moonit, një plan çoftë edhe 20 pikash, një plan që ofronte zgjidhjen e dëshiruar Kosovare: për Minoritetin serb, për Mitrovicën, për Kufijtë e Doganat, për Enklavat e hallet e qytetarëve Serb, rreth të cilit pastaj, duhet të ishin deklaruar të tjerët: Serbia e Jeremiq, OKB e Ban Ki Moon-i, Europa e Euleksi, Rusia e Putini!

Apo menduat, siç gjykon populli ynë të pa-besët, ata të cilët se respektojnë atë të ciceros, „Pacta sunt servanda“, në „De officiis 3.92.“, se „Marrëveshjeve duhet përmbajt!“, por ja futët: “kalova Lumin, ta kajsha nanën...”!

Apo po beni, si dikur Milosheviqi? Keni pritë Zannierin dhe edhe këtë Planin 6 pikash të Ban Ki Moon, me atë mentalitetin ballkanik, “ta shohim çka po donë, këta tipa...”!

Keni mrizuar dhe me mentalitet, “hajt se ja luajmë na lojën k`tyne...”, ashtu, siç rezonante, priste e përcillte Milosheviq dikur, burrështetasit që e lusnin ta ketë një Plan e zgjidhje konkrete për Kosovën...!

Atij, pas shumë planesh të ofruara, në fund iu shkruajt një plan për Shqiptarët e Kosovës! Në Rambuje, Paris e Vjenë!

Pse harroni të pa- harruaueshmet, apo mendoni se jemi populli i privilegjuar, qiellorë...kemi solidaritetin e botës gjithherë me vete...?

Ban Ki Moon, përkundër Jush, një Lidershipit Kosovarë që si raporton kujt...as s`ndjen përgjegjësi ndaj askujt, është i obliguar që të raportojë në Këshillin e Sigurimit - rregullisht!

Ai duhet t`i ofrojë BE-së, Kosovës e Serbisë zgjedhje, kurse Këshillit të Sigurimit, të bllokuar me veton Ruse – zgjidhje!

Ai funksionon me atë, „Marrëveshjeve duhet përmbajt!“

Andaj,edhe kishte bërë detyrën e tij! S`është argat i yni ta bëjë punën tonë - por është Sekretar i OKB-ës!

Edhe Tadiq e Jeremiq, kishin bërë po ashtu detyrën e tyre, për vendin dhe Kombin e vet: E shqyrtuan versionin e z. Zannier dhe Ban Ki Moon, futën pastaj aty edhe ide e shqetësime të tyre, bashkuan aksionin e përpjekjet dhe vizionet e tyre, me idetë e Sekretarit Gjeneral dhe – ergo, Ja ku e keni tash Ju, të seruar në tavolinë!

Edhe Solana, si dikur me bombat e unifikimin e NATO-s për bombardime, kishte bërë punë e tij, që të vijë EULEXI të cilin e kemi ftuar ne!

Edhe Solana funksion me atë maksimën: „Marrëveshjeve duhet përmbajt!“

Pra po thuaj e gjithë bota po del se kanë bërë punën dhe kanë nga një Plan për Kosovën: biles nje e paska edhe Kajdanov, e kush e dijë jo tjetër...!
Dhe të gjithë po thonë: „Marrëveshjeve duhet përmbajt!“

Si mund të ngjajë pra, që Ju, që jeni më të thirrurit të kujdeseni për Kosovën dhe çdo cep të saj, dhe të kujdeseni e ofroni perspektivën çdo Kilometri katrorë të Kosovës, dhe çdo qytetari të saj, s`keni një Vizion e Plan Tuajin - as sot e kësaj dite, por barrikadoheni rreth asaj “Jo-së”, si një fëmijë që s`din të tregoje se çfarë donë...ta shpalojë e arsyetojë e të bind tjerët, se ka në dorë zgjedhjen e zgjidhjen më të mire...?

Në gjithë botën dhe gjithherë vlen se: Aty ku nuk Qeverisë Ti, qeverisë dikush tjetër, pra qeveris tjetri Shtet – si në Mitrovicën Veriore Serbia!?

Apo qeverisin një a më shumë Organizata – si në Kosovë, OKB-ë e BE!
Pra a e kuptoni tash: Plani ka të bëjë me Qeverisjen!

Kur thua Jo, je kundër qeverisjes!

Ku nuk qeverisin Institucione e Organizata: qeverisin krimi dhe mafia..!
Pra, këtu nuk ndihmon me thanë “Jo”, e si thotë populli, “me u koqitë si thiu në akull...”!

Ok! Meqë po e shoh se s`po flisni asnjëri, kam dy këshilla:

1. Bëhuni të sinqertë me partner e miq të Kosovës, bëhuni të sinqertë me Bashkësinë Ndërkombëtare! Flisni hapur dhe si njerëz! E mos merrni poza patriotike!

2. Dhe përfundimisht, bëhuni te sinqertë edhe me çdo milimetër të territorit e qytetarët e Kosovës – me të gjithë, shqiptarë, serb, boshnjako-myslimanë, egjiptas, romë e hashkali!

3.
Kur flisnim më parë, kështu, si njerëz të sinqertë, bota na kuptonte gjithherë!
Tregoni pra hapur, se nuk ju bien për tokë, asnjë xhevahir nga kurora mbretërore, thuani miqve e gjithë botës: “U rrëmbyem nga realizimi i ëndrrës 100 vjeçare! Dhe kemi pak, shumë pak përvojë...!

Tregoni: “se për një çast shumë të shkurt, shumë të shkurt, 4-9 muajsh, realizuat në fakt shumë detyra tjera të mëdha, dhe ka ngjarë pa dashje, që nënçmuat apo harruat, që të vijëzoni e shpaloni edhe një Plan konkret, për ato 6 Pikat shumë të rëndësishme, që ishin, mbeten dhe do të jenë gjithherë - çështje që kërkojnë zgjidhje...!

Thuaje-ni zëshëm, edhe se ne Kosovarëve, na obligon edhe një Kanun i para qindra vitesh, që t`i përmbahemi fjalës së dhanë – Besës!
Se edhe për ne vlen: „Marrëveshjeve duhet përmbajt!“

Dhe në të njëjtën frymë: Kërkoni një moratorium 3 muajsh!

Fill pas kësaj, menjëherë, në vend se të homogjenizoni popullin rreth Jo-së, siç po bëni, bashkohuni rreth hartimit të një plani, të cilin gjithsesi, duhet ta bëjmë vetë!

Jo, ngase po e kërkojnë tjerët - por ngase po e kërkon Kosova!

Të 6 Pikat, më shumë se të OKB-së, BE-së dh e Serbisë, pra më së shumti, janë brengat e Kosovës dhe Kosovarëve!

Kështu dhe atëherë, do ta keni mirëkuptimin dhe solidaritetin e Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe bekimin tonë e të Zotit!

Paçi, si gjithherë, faqen e bardhë,
Zürich, 14 nëntor 2008 /telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top