Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një hipokrit i përvuajtur, në mes të Parisit!

auto_Rama_paris1504355812.jpg
“A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave (varfërisë dhe pabarazisë)? A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë? Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese”.

Këto ishin fjalët “mallëngjyese” të kryeministrit të Shqipërisë ditën e djeshme në Forumin “Global Positiv”, përpara shumë personaliteteve nga bota. Hipokrizia e një njeriu që drejton një shtet ku të varfrit vetëm zhyten në mjerim, kurse një grusht oligarkësh pasurohen në mënyrë të shfrenuar duket se nuk njeh as kufij, as cipë dhe as vrarje ndërgjegje.

Edi Rama nuk ka nevojë që të pyesë vetveten, nga mëngjesi deri në darkë (nëse vërtet e bën këtë gjë) se, a është duke e ndihmuar popullin e tij.

Shqiptarët, ndërkombëtarët po e po, si dhe ai vetë, përgjigjen e kanë ulëritëse në raportin e pak ditëve më parë, të institutit prestigjioz “Oxfam”.

Ky institucion serioz që merret me kërkime ekonomike për të gjithë vendet e botës, e ka renditur qeverinë e Ramës të katërt më të keqe në botë, për përpjekjet në luftën kundër pabarazisë.

Mes 154 vendeve të botës sipas angazhimit të tyre për të luftuar pabarazinë, qeveria shqiptare renditet në zonën e turpit, krahas vendeve si Nigeria, Bahreini dhe Mianmari.

Këto janë vende, pasuria e të cilave zotërohet nga një grusht i vogël njerëzish dhe ku qeveritë, jo vetëm që nuk bëjnë asgjë për të luftuar pabarazinë, por me politikat e tyre favorizojnë oligarkët.

Cinizmi dhe hipokrizia në shkallën më sipërore e shfaqur në mes të Parisit nga Edi Rama, merr kuptim kur këto fjalë (Të ndihmoj popullin tim, ylli im orientues!) i thoshte përpara përfaqësuesve të lartë të shteteve si Franca, Gjermania apo Austria, që sipas Oxfam renditen në vendet e para në luftën kundër pabarazisë.

Për kë mendon Edi Rama gjithë ditën; për ata qindra mijëra fermerë dhe fshatarë që u shkatërruan dhe u fundosën edhe më shumë në varfëri, pasi Edi Rama në vend që të investonte në sektorin më jetik për këtë vend, Bujqësinë, e shndërroi Republikën në një fermën më gjigante të parë ndonjëherë të kanabisit, kurse tani i ka rrethuar me zjarr?!

Apo për ata qindra mijë shqiptarët, që u kthyen në muhaxhirët më të shumtë të Europës duke jua kaluar në numër, edhe atyre që ikin nga shtëpitë prej luftës?!

Dhe ku e kujt ja thotë; Presidentit francez që vetëm pak javë më parë i dha ultimatum pikërisht për dyndjet e shqiptarëve në vendin e tij, që ikin prej këtu sepse Rama “mendon vetëm për ata…”.

Apo mendon për vendet e punës, që nuk i hapi kurrë ndërkohë që qindra milion euro në vend që ti investonte në ekonomi, i shpërndau për një grusht “biznesmenësh” me kompani fantazma-guackë në formë koncesionesh, që nuk kanë përmirësuar as një grimë shërbimet, por dinë vetëm të bëjnë dorëzime milionëshe te ai vetë dhe familjarët?!

Jep leksione Edi Rama për ekonominë dhe demokracinë në mes të Parisit dhe nuk i skuqet fare cipa që duket nuk e ka, edhe pse është i ndërgjegjshëm se të gjithë ata që e dëgjonin e dinë shumë mirë, që ajo Shqipëri dhe ajo demokraci për të cilat ai flet janë virtuale; “ekzistojnë” vetëm në mediat dhe kutitë e votimit të blera me paratë e drogës.

Një popull i varfër që milet nga një grusht oligarkësh të babëzitur si homologët në Afrikë dhe një kryeministër hipokrit, që krekoset në mes të Parisit…kjo është në fakt Shqipëria që mendon dhe projekton e Edi Rama, nga mëngjesi në darkë!

SYRI.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back