Një grua nga Koreja e Jugut raportohet se ka ngelur shtatzënë me një … kallamar. Ky pretendim i çuditshëm bëhet nga shkencëtarët amerikanë të Maryland-it.
Sipas tyre, 63 vjeçarja ishte duke ngrënë një racion kallamar, kur ndjeu një dhimbje të fortë në gojë.
Ajo u tha doktorëve se po ndjente diçka në gojë, të cilën mjekët e përshkruan si organizma në formë çimkash.
Cefalopodët e vegjël iu hoqën nga mishi i dhëmbëve, gjuha dhe faqja. Më pas ato u identifikuan si spermatoforë kallamarësh.
“12 organizma të vogla në formë çimkash kishin mbetur në membranën mukoze të gjuhës, faqes dhe mishrave të dhëmbëve. Ato u hoqën plotësisht së bashku me mukozën e prekur”, thanë shkencëtarët.
“Në bazë të morfologjisë së tyre dhe pranisë së qeseve të spermës, ato u identifikuan si spermatoforë kallamarësh”.
Sipas shkencëtarëve, spermatoforët janë si një filxhan me spermë. Ata kanë aparatin derdhës si dhe një masë që arrin të ngjisë spermën në trup.
Në dhjetor të vitit të shkuar u raportua një rast i ngjashëm. Një japoneze po hante kallamar të papërpunuar, kur iu shkaktuan këto dhimbje. Këto incidente ndodhin në Lindjen e Largët, për shkak se peshku hahet shpesh pa u përpunuar. Në Perëndim organet e brendshme hiqen dhe nuk ka rrezik të hash spermatofore./tema/