Një fëmijë kafshohet nga miu në mes të Tiranës, përfundon në spital

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Manhatan-minjte-noa.jpg


Jo vetëm fëmija është tmerruar nga kafshimi i një miu të stërmadh kanalesh por edhe qytetarët kalimtarë të rastësishëm që e panë, u shokuan nga skena.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites në rrugën “Karl Gega” pranë stacionit të autobusëve të shkollës. Një fëmijë tre vjeç ishte duke lëvizur në rrugë bashkë me nënën, kur befas është kafshuar nga miu.

Fëmija jo vetëm është trembur por edhe ka ndjerë dhimbje dhe është gjakosur. Nëna e të voglit ka kërkuar ndihmë dhe në pak minuta ka mbërritur jo vetëm ambulanca por edhe policia, i thanë agjencisë noa.al, burime nga policia e Tiranës. Fëmija u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për t’i dhënë ndihmën mjekësore. fëmijës i është bërë tetanozi për të shmangur infektim të rrezikshëm dhe sipas mjekëve nuk paraqet rrezik.

Në fakt, rrugëve të Tiranës, lëvrijnë në çdo orë të ditës dhe më tepër gjatë natës, minj të shumtë që dalin nga kanalet, pusetat apo vrimat e mureve të rrënojave a godinave të tjera duke trembur shpesh kalimtarët. Rasti i fundit i kafshimit nga miu të fëmijës trevjeçar është ndër të rrallët e ndodhur.

NOA
 
Titulli: Një fëmijë kafshohet nga miu në mes të Tiranës, përfundon në spital

Po mijnte nuk jane kafshe te pa mbrojtura??!!! Sduhet ti mbroj dhe ata dikush??
Apo mqs jane cik (me shume) te neveritcme, si duam gjalle.....

E njejta problem si me qente, dhe mijnte jane burim infeksionesh e semundjesh, duhet te meren masa per zhdukjen e tyre.

Gjynah per femijen e vogel.
 
Titulli: Një fëmijë kafshohet nga miu në mes të Tiranës, përfundon në spital

Une se dija qe te kafshon miu po thuaj qe kta minjte shqipare rriten e zmadhohen si me sahat :P siduket nga pusetat e shumta qe le hapur Bashkia :P

Gjynah femija i shkrete, do jete trembur shume
 
Titulli: Një fëmijë kafshohet nga miu në mes të Tiranës, përfundon në spital

Une se dija qe te kafshon miu po thuaj qe kta minjte shqipare rriten e zmadhohen si me sahat :P siduket nga pusetat e shumta qe le hapur Bashkia :P

Gjynah femija i shkrete, do jete trembur shume

Si se dije qe kafshon miushi vogelushi? Ske pare filmat horror, me njerez te ngrene nga mijnte??
Pastaj, mos beso qe jane minje 50 cm... Jane nga ata qe rriten shume, mund te behen te medhenje sa Lili jot e jane te rezikshem se mbajne semundje te ndryshme.
 
Back
Top