Një familje që të vret dhe të qan!

Guest2

Antarë i Respektuar
264606_1.jpg


Shikojini këto dy fotografi. Në fotografinë e parë është Sali Berisha me Anjeza Shabanin, një administratore e një kopshti privat, të palicensuar, që u akuzua se ka ushtruar dhunë mbi një fëmijë, muaj më parë dhe po gjykohet.

Ndaj saj u bë një gjyq i pazakontë publik, deri në histeri, ku natyrisht kishte pjesën e vet dhe fakti që administrata jonë, është e papërgjegjshme në kontrollin e sigurisë së kopshteve e çerdheve dhe integritetin e atyre që kanë në dorë jetën dhe edukimin e fëmijëve tanë.

264608.jpg

(Lart Sali Berisha me ish-administratoren e kopshtit, Anjeza Shabani, poshtë Liri Berisha me djalin e dhunuar)

Anjeza ishte një fanse e Sali Berishës. Ajo ka punuar ca kohë si gazetare dhe falë këtyre lidhjeve guxoi dhe më tej të hapte një aktivitet privat nën territorin e bashkisë që atëhere drejtohej nga Lulzim Basha.

Fotografia e dytë është Liri Berisha me fëmijën e dhunuar nga Anjeza, të cilën ia ka cuar e dashura e re e djalit, për ta kuruar falas,*pasi fëmija vuan nga autizmi. Mediat e PD shpërthyen në falenderime për gjestin bujar të të dashurës së Shkëlzenit, që “më në fund i ktheu buzëqeshjen fëmijës”.

Liri Berisha ka një qendër të trajtimit të fëmijëve autik, me çmime të kripura edhe pse merr milarda lekë donacione për të. Biles në kohën që burri i saj ishte në pushtet, ai përndiqte dhe këdo që dëshironte të hapte qëndra të tilla në Shqipëri.

E përbashkëta* e kët [sali anjeza] yre dy fotografive është se dhunuesja e fëmijës ka idhull Sali Berishën dhe është mbështetëse e tij, ndërsa viktimën po përpiqen ta bëjnë, të ketë idhull Arminën dhe Lirinë.

Për të gjithë ata që duan të kuptojnë si punon mendja e sëmurë e një familje kriminale në Shqipëri, ky është ilustrimi më perfekt. Familja më kriminale e Shqipërisë, pushteti i së ciës ka prodhuar së paku 30 arkivolë për tre vjet, *i ka të dy pjesët e saj dhe mekanizmin e dhunës dhe atë të mëshirës dhe filantropisë.

Detyra e të zotit të Shtëpisë është dhuna dhe mbështetësit e tij janë kryesisht njerëzit e dhunshëm. Anjezës për shembull i shkëlqen fytyra në këtë foto krah tij. ثshtë ky tipi që para n [liria me femijen] jë jave shprehu brengën që nuk arriti të vrasë dot Edi Ramën më 21 Janar dhe që u krekos se ishte i gatshëm të vriste dhe të tjerë.

Pastaj vjen “ëngjëlli” i familjes, Liria, ajo që teorikisht ndihmon fëmijët e sëmurë autik, që ka një fondacion i cili kur të merr në dorë, duhet të marrësh kredi të trajtohesh aty, por që nuk harron kurrë të jetë në rolin e një kukulle japoneze, nga ato që i mbajnë thikat fshehur pas duarve të lidhura pas.

Në fund si qershia mbi tortë, vjen kjo e dashura e djalit që deri tani na ka çuditur duke strehuar qen, mace të braktisura, kuaj që ua merr femrave rivale, duke na treguar se si e adhurojnë pronarët e hoteleve me pesë yje kudo që shkon, “për shkak të mençurisë si blogere”, etj., kurse së fundmi paska gjetur të rregullojë imazhin me djalin e dhunuar nga Anjeza.

Unë jam tronditur kur kam parë dhunën fizike të Anjezës mbi atë fëmijë, por kjo e dyta është dhuna më poshtëruese që po ushtrohet ndaj atij fëmije që mes të tjerash qenka dhe i sëmurë autik.

Të përdorësh një fëmijë autik, për të rregulluar imazhin e një familjeje kriminale, është një mizori më e madhe, se të pozosh me viktimat e tua. Biles ky gjest lehtëson shumë here më tepër Anjezën, pasi, kur iu bë “gjyqi popullor”, askush nuk e besoi që ajo tha se fëmija ishte autik dhe problematik. Të gjithë thanë që fëmija ishte i saktë. Tani na del që fëmija vuan nga një sëmundje dhe në vend që kjo gjë të mos ekspozohet por të mjekohet, fëmija bëhet objekt i vemendjes së publikut, për të “fisnikëruar” një familje që Shqipëria do ta mbajë mend si një familje që ka prodhuar më shumë arkivole, se sa histori në këtë vend.

Madje për një gjest të tillë, asaj i duhet hequr dhe licenca e Fondacionit, dhe duhet përjashtuar prej tij, pasi po përpiqet t’i bëjë reklamë të dashurës kontraverse të djalit, me një fëmijë të sëmurë.

Ne na mjafton që Arminën ta adhurojë Shkëlzeni, dhe ta gëzojë. Shqipërisë nuk i hyn në punë, Armina, *as si adhuruese macesh, as si adhurese qensh rrugësh të braktisur, as si adhuruese kuajsh të femrave rivale të saj, dhe sidomos as si bamirëse fëmijësh të sëmurë. E vetmja arsye banale, përse u “caktua” Armina bamirëse, është nëse kjo familje do të na tregojë, se Shkëlzeni, i ka llogaritë e ndara nga mamaja dhe babai, dhe ai paguan mamanë në emër të të dashurës, për tu dukur të gjithë bamirës.

ثshtë një familje, e cila tenton të krenohet, edhe kur të poshtëron, edhe kur të përkëdhel, edhe kur të vret, edhe kur të qan. Mjafton t’i bësh punë imazhit të saj dhe pushtetit të saj.

Deri tani kanë pasur një vrasës të vetdeklaruar që mburret me viktimat e tij, një grua që rrjep dhe të sëmurët dhe së fundmi janë shtuar dhe me një nuse që pozon me viktimat, për tu dukur humane. Nuk di kush mund të bëjë bashkë në kaq pak metra katrorë, kaq shumë krime, pasuri dhe hipokrizi, përveç kësaj familjeje.
Nga Mero Baze
 
Titulli: Një familje që të vret dhe të qan!

...o Abis ?! Cfar ka interesante ky artikull trillues...?!

Po me budalleqet e Maskarait te maskarenjeve do te merremi?!
 
Back
Top