Një mrekulli ka ndodhur në një qytet të vogël të Turqiaë Lindore. Një vogëlushe dy vjeçare ka mbijetuar pasi ka rënë nga kati i shtatë I pallati ku jetonte dhe sipas mediave turku ajo nuk ka marrë dëmtime të rënda .Fëmija ka qenë duke luajtur në taracën e apartamentit ku banonte në qytetin Mus, kur ka hipur mbi parmak e më pas ka rënë poshtë por falë fatit ka rënë mbi një grumbull bore e cila nuk kishte shkrirë akoma. Nëna e vajzës, e cila në momentin e incidentit raportohet të ketë qenë në kuzhinë, ka thënë për mediat se është ndjerë e tronditur kur është njoftuar nga fqinjët.
Vajza është dërguar me urgjencë në spital ndërsa mjekët sigurojnë se vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi ata do të vazhdojnë ta mbajnë nën mbikëqyrjen edhe për disa ditë për tu siguruar plotësisht për shëndetin e saj.
/alb/observer/