Një donator nga Shqipëria ia dhuron qeverisë së Kosovës 150 mijë euro për të luftuar koronavirusin

Janë duke vazhduar ndihmat ndaj Qeverisë së Kosovës, në fondin që është krijuar për të mbledhur mjete për të luftuar koronavirusin, raporton Gazeta Express.
Deri më tani ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se janë grumbulluar gati 680 mijë euro.
Bislimi ka deklaruar gjithashtu se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë.
Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën.
“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në Facebook
1-167-696x445.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top