Një ditë në një jetë

kala9.jpg



Më bëri përshtypje shumë pozitive një organizim i bukur nga shoqëria Dora e Pajtimit, të cilin e pashë rastësisht në Web, përmes poetes së re Elona اuliq. Vinte shumë energji dhe dëshirë për jetë prej aty, si dhe shumë Shqipëri e mirë. Më poshtë një informacion nga Elona اuliq, si dhe foto nga aktiviteti.

“Dora e Pajtimit” - Turizëm Kulturor në Kalanë e Drishtit

Me më shumë se 200 pjesëmarrës në veprimtarinë e thurur datën e 27 prillit në Kalanë e Drishtit, aktiviteti i “DeP” u mirëprit dhe u mbyll me sukses. Ishte ditë kjo nën ndjesinë e gëzimit për të rishfaqur bukuritë natyrore, por edhe të banorëve të kësaj pllaje që gjendet jo veç 16 km nga Shkodra.

Kllouni Pong ishte protagonisti i ditës që argëtonte, drejtonte dhe u fishkullonte turmës rioshe. Një shteg mbushë me skena të shkurtra teatrale të realizuara nga fëmijët e mensës së Bar Restorant “Vivaldi” Shkodër, i shoqëroi njerëzit nga hyrja drejt brendisë së Kalasë të moçme. Aty i priti me muzikë dhe i dha mirëseardhjen banda muzikore e Shoqatës Jofitimprurëse “The Door Albania”, duke luajtur muzikë të ndryshme, por edhe duke grishë publikun t’i bashkohen atyre duke kënduar, për të ndarë gëzimin e të qëndruarit së bashku në një ditë që festonim të gjithë. Mallëngjimi është bashkëndarë nga të gjithë gjatë luajtjes së himnit kombëtar dhe këngë të tjera që nxirrnin në pah krenarinë e të qenit qytetarë të vendit të shqiponjave.

Gjithmonë të përqendruar në qendër të vendbanimit, Shkolla “Përparimi” prezantoi në italisht, anglisht dhe frëngjisht informacione të ndryshme mbi turizmin kulturor. Më pas pjesëmarrësit patën mundësinë me ndjekë një eskpozitë fotografike nën kujdesin e Shoqatës “Dora e Pajtimit” brenda ambjenteve të Muzeut të Drishtit, i vënë në dispozicion nga Komuna e Postrribës. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte jo vetëm pasqyrimi i punës së bërë gjatë laboratorit social me fëmijët me anë të fotove të realizuara nga vetë ata dhe nga anëtarët e “DeP”, por edhe promovimin e fumetto-s “fëmijët e ngujuar” (permes prezantimit të kartelave të ndryshme të fumetto-ve dhe të klipeve të realizimit të tyre të projektuara në ambjentet e Muzeut). Ky prezantim tërhoqi shumë vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kjo u kuptua jo vetëm nga pjesëmarrja e tyre e madhe në numër, por edhe nga muret e zhveshur nga fotot në mbarim të veprimtarisë. Fëmijët që kanë qënë personazhe të fotografive të ndryshme janë ndjerë të lirë që t’i marrin si kujtim këto fotografi. Ka qenë një kënaqësi e madhe për “DeP” tek i shihnim duke vrapuar të shenduar nëpër gjithë vendin me foto nëpër duar duke ia treguar prindërve të tyre.

Pa thjeshtësinë dhe nismën e tyre asnjëra nga këto nuk do të ishte e mundur dhe nuk do të kishte qenë kaq e bukur.

Një falenderim i madh i shkon të gjithë Istitucioneve dhe Shoqatave që kanë kontribuar me entuziazëm të madh në realizimin e aktivitetit, ndër to përmendim: Bashkinë Shkodër, Komuna Postribë, Bar Restorant “Vivaldi”, shkolla “Përparimi”, Radio Pulla, dhe Shoqatat jofitimprurëse “The Door Albania”, IPSIA, “I care” dhe “Gruaja te Gruaja”.

Dhe një falenderim akoma më i veçantë shkon për të gjithë vullnetarët e “Dora e Pajtimit” që besojnë në misionin e tyre dhe e bëjnë çdo ditë e më të prekshëm.

Elona اuliq
peshkupauje


kala1.jpg

kala6.jpg

kala4.jpg

dep_kalaja.jpg

3_dhjetori.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top