Entela Resuli
Një tavolinë e shtruar ku gjen gjithçka, deri te… bakllavaja. E gjitha nën një tendë të bardhë, të zbukuruar me tullumbace të bardha dhe jeshile. Lule, gra me kostume popullore. Nuk jemi në ndonjë dasmë. Jemi në burgun e grave 325 në Tiranë dhe gratë që i gjejmë të veshura me rroba popullore janë të burgosura. Rreth 50 prej tyre kishin gatuar e realizuar punime dore, për t’i prezantuar për njëra-tjetrën. 30 nga ato u pajisën me certifikata në gatim, në gjuhë të huaj, në kompjuter, qëndistari, higjienë etj. Sipas drejtores së Burgut Irena اelaj, “kjo ditë u organizua për të shpërndarë certifikata për gratë. Pothuajse të gjitha ato janë aktivizuar muajt e fundit në kurse dhe në punë dore. Dita e tyre duhet të jetë e zënë. Kështu, do kenë shumë më pak kohë të mendojnë për të kaluarën që i ka shpënë pas atyre hekurave”.
Bukurie Ahmetaj, 50 vjeç
“Nga një profesion që më mësoi të bëja para, u futa në burg”
Bukurie Ahmetaj ishte e para që mori në dorë shaminë dhe nisi të kërcente. Një valle tropojane. Më pas iu bashkuan dhe dy shoqe të tjera. Pas kërcimit, me një frymë të shpejtuar nga nxitimi i valles, folëm me këtë grua që ka gjysmë shekulli jetë. 2 të fundit i ka kaluar në burg. Për mashtrim. ثshtë dënuar me 4 vjet. Për shkak të sjelljes së mirë ka përfituar 3 muaj ulje dënimi.
Bukurie, është hera e parë që ju dënoheni me burg?
Po.
Më parë, çfarë pune keni bërë?
Kam punuar në punë shteti dhe më pas kam hapur një agjenci turistike e cila më mësoi se si fitohet leku i shumtë. Dhe për atë punë jam këtu.
Jeni për mashtrim?
Punë vizash.
E keni pranuar fajin?
Po, po, jam shumë e bindur në fajësinë time.
E keni kryer me vetëdije veprën penale për të cilën jeni dënuar?
Unë kur bëj diçka, e kam si zakon, gjithmonë i dal për’zot dhe nuk kthehem mbrapsht.
Ndiheni ndonjëherë keq që jeni këtu?
Po, ndihem keq. Ndihem shumë fajtore, sidomos kur mendoj fëmijët e mi. Nuk jam dot pranë tyre. Për djalin dhe për vajzën që janë në shkollë dhe që detyrohen në një farë mënyrë të ulin kokën përballë bashkëmoshatarëve të tyre (qan). Vajza gënjen për shembull, thotë; e kam mamin në Gjermani, pasi i vjen zor nga shokët e klasës.
Sa fëmijë keni?
Kam 1 vajzë dhe tre djem, djalin e madh e kam 27 vjeç, ndërsa vajza është më e vogla, 9 vjeçe.
Vjen familja t’ju takojë në burg?
Po, vjen rregullisht. Të katër fëmijët dhe bashkëshorti gjithashtu vinë, i dua fort.
Keni shoqëri me gratë e tjera këtu?
Po, sigurisht, me pjesën më të madhe të tyre. Fillimisht jam ndier shumë keq. Thjesht fakti që isha mbyllur këtu. Më pas gjeta mbështetjen e psikologëve, të drejtoreshës, të gjithë stafit dhe jam befasuar.
Si e kaloni kohën?
Përpiqemi të jemi të aktivizuara me kurse. Unë sapo kam përfunduar kursin e kompjuterit, tani jam në atë të qëndistarisë. Ka edhe të tjera: është rrobaqepësia, kuzhina. Deri tani unë jam pajisur me 3 certifikata.
Me pak fjalë nga mëngjesi deri në darkë, përpiqem ta zë kohën me aktivitet.
***
***
Irena Ziri
Irena Ziri
12 vjet pa takuar fëmijët: “Kur të dal dua t’u sqaroj vdekjen e babait”
Ajo është kuzhinierja e burgut 325. ثshtë e punësuar aty me këtë profesion dhe nga ana tjetër vuan dënimin për vrasjen e bashkëshortit. ثshtë nga Fushë-Kruja dhe ka më shumë se një dekadë e mbyllur në burg. Ka edhe 4 vite për të kryer dënimin dhe gjëja e parë që do të bëjë pasi të dal nga porta e hekurt është të bashkohet më fëmijët e saj, me të cilët i ka humbur kontaktet, pasi e konsiderojnë fajtore për vdekjen e babait. Irena është një ndër më aktivet në këtë institucion. “Deri tani kam marrë certifikata për kursin e kuzhinës, në kompjuter, parukieri, qëndistari, higjienë, gjuhët e huaja” – tregon me krenari. “Shekulli” bisedoi dje me të dhe Irena na tregon për vitet e saj të mbyllura dhe dëshirat që ka kur të dal jashtë, pas 4 vjetësh.
Irena, sa kohë po bëni që jeni në burg?
Po bëj gati 12 vjet.
Dhe sa ju kanë mbetur ?
Më kanë mbetur edhe katër. Më ka falur shumë vjet presidenti, pasi kam punuar dhe jam sjell mirë.
Për çfarë jeni dënuar?
Për bashkëpunim në vrasje, ku ka mbetur i vrarë bashkëshorti im.
Sa vjet jeni dënuar në fillim?
23 vjet.
Keni fëmijë?
Kam dy. Por nuk kam asnjë kontakt me fëmijët.
Nuk vijnë t’ju takojnë?
Nuk vijnë të më takojnë. Di që vajza është martuar dhe djali është i fejuar. Kam bërë shumë përpjekje për t’i takuar edhe në media, edhe me drejtuesit e burgut.
اfarë thonë ata, pse nuk vijnë?
Ata janë të bindur që vrasjen e kam bërë unë.
Si e kaloni ditën në burg?
Dita është e mbushur, ne i shtrydhim më të mirën dhe marrim gjithashtu më të mirën nga ajo. Kushtet janë shumë të mira, aktiviteti në maksimum. E punësuar jam.
اfarë punë bëni?
Punoj këtu në kuzhinë, jam kuzhiniere.
Po para se të hynit në burg, çfarë profesioni keni pasur?
Kam punuar në lokalin tim, e menaxhoja atë.
Keni shoqëri këtu?
Shumë fare, me të gjitha kaloj shumë mirë. Na bashkon i njëjti hall dhe flasim me njëra tjetrën. Në burg ka edhe njerëz shumë të mirë, pavarësisht se janë të dënuar për diçka.
Ju ndodh të mërzitesh këtu?
Kërkojmë dhe gjejmë forcë të vetja. اfarë të bëjmë? اfarë na ra do ta heqim.
اfarë do të bëni kur të dilni?
Në radhë të parë dua të bëjë punë me fëmijët. Takim me ta dhe ndeshja ballë për ballë. Kjo do t’i sqarojë gjërat.
Burimi:Shekulli
Redaktimi i fundit: