Arfenilla
Themelues i Forumit
Thuajse gjysmën e vitit rreth 3500 banorët e Rjukan, një fshat i vogël në jug të Norvegjisë e kalojnë në terr dhe për të parë Diellin, apo për të marrë disa rreze, duhet të ngjiten disa qindra metra në malet që rrethojnë fshatin.
Por kjo deri më tani. Së fundmi është vënë në punë një projekt thuajse 100-vjeçar për të ndriçuar lokalitetin e vogël me anë të pasqyrave.
Tre pasqyra gjigante të pajisura me sensorë që ndjekin lëvizjet e Diellit u vendosën në pjesën veriore të fshatit. Pasqyrimi i tyre ndriçon thuajse gjithë lokalitetin e vogël duke krijuar një “Diell artificial” për stinën e gjatë të dimrit në këtë pjesë të vendit skandinav.
Ideja e vendosjes së pasqyrave është hedhur 100 vjet më parë, por në mungesë të teknologjisë së nevojshme, vetëm tani kjo ide u jetësua. Drejtuesit lokalë dhe banorët thonë se përvec dritës, shpresojnë që ky investim të tërheqë edhe një numër të madh turistësh.
Ky nuk është rasti i parë i përdorimit të pasqyrave për përcjelljen e rrezeve të Diellit në rajone ku ato nuk hyjnë dot. E njëjta teknikë është përdorur më parë edhe në një fshat të vogël në veri të Italisë, me ndryshimin e vetëm se pasqyrat e vendosura atje janë të papajisura me sensorë që shoqërojnë lëvizjet e yllit të sistemit tonë.T channell