Nje deshmor tjeter shqiptar gjatë luftimeve në Siri

Lauri

Anunnak
Të premten e kaluar në Siri është varrosur Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili vra gjatë luftimeve në Siri, ku merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.

Një nga familjarët e Muaz Ahmetit ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri.

“Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, ka thënë për agjencinë INA, një familjar i Muaz Ahmetit.

Muaz Ahmeti, i lindur në fshatin Tërnoc, më 30 mars 1990, në vitin 2008 kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit.

Qindra Shqiptar luftoj në Siri, Afganistan për çlirimin e Shteteve Islame por neve na kan rene ne sy dy Shqiptar brenda 3 muajve që u vrane në siri, tani po pyesim që Muaz Ahmeti nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, valle e ka çliruar ky Tërnocin apo Tokat e tjera Shqiptare që tani të shkoj të çliroi Toka tjera të pushtuara ? Sigurisht jo dhe po të donte Muaz Ahmeti të behej Deshmor dhe të ja dije dhe zoti e njeriu, duhej të Luftonte për token e tij të Pushtuar dhe Fshatin e tij që i ka len nen pushtimin e serbit./Z.kosoves

siri_zps5956466f.png
 
Titulli: Nje deshmor tjeter shqiptar gjatë luftimeve në Siri

valle e ka çliruar ky Tërnocin apo Tokat e tjera Shqiptare që tani të shkoj të çliroi Toka tjera të pushtuara ? Sigurisht jo dhe po të donte Muaz Ahmeti të behej Deshmor dhe të ja dije dhe zoti e njeriu, duhej të Luftonte për token e tij të Pushtuar dhe Fshatin e tij që i ka len nen pushtimin e serbit
kte pjesen e thua ti apo e thot shtypi?
 
Titulli: Nje deshmor tjeter shqiptar gjatë luftimeve në Siri

Qindra Shqiptar luftoj në Siri, Afganistan për çlirimin e Shteteve Islame por neve na kan rene ne sy dy Shqiptar brenda 3 muajve që u vrane në siri, tani po pyesim që Muaz Ahmeti nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, valle e ka çliruar ky Tërnocin apo Tokat e tjera Shqiptare që tani të shkoj të çliroi Toka tjera të pushtuara ? Sigurisht jo dhe po të donte Muaz Ahmeti të behej Deshmor dhe të ja dije dhe zoti e njeriu, duhej të Luftonte për token e tij të Pushtuar dhe Fshatin e tij që i ka len nen pushtimin e serbit./Z.kosoves

Personalisht, kam bindje tjeter rreth rasteve te tilla. Nuk jam i pajtimit t'shkojne andej dhe t'ju ndihmojne vellezerve musliman, kjo per shume shkaqe:

1) Xhihadi - Eshte keqkuptuar nga shume te rinje. Edhe pse sipas parimeve Islame, e kemi obligim t'ju ndihmojme muslimaneve anembane botes, sepse jemi vellezer nga feja, une nuk pajtohem qe largesia te jete primare para afersise. Xhihad mund t'bejsh edhe ketu ne Kosove, per Mitrovicen e ndare (kjo vlen per nje mik timin qe ka shkuar ne Siri, akoma gjalle eshte). A nuk i kemi serbet armiq ? Perse duhet kercyer aq larg ne Siri, duke pasur ketu shume afer te tjeret nga t'cilet na kanoset rreziku !? Pastaj, hoxhe Enis Rama, kishte thene ne nje ligjerate, per t'cilen me tregoi e ema ime, ku kishte thene:

"Nuk u them se duhet shkuar ne Siri. Sepse atje po luftohet per rrezimin e nje regjimi, dhe shumica luftojne ndoshta per pushtet"

Ndersa Dr.Shefqet Krasniqi kishte thene:

"T'gjithe sirianet andej e kane te kryer/perfunduar ushtrine. Perse duhet shkuar ne atje?"

Po, pasiqe kane shkuar, cfare u be, nuk c'behet, na takon t'themi: Zoti i ruajt, dhe nese bien deshmore, inshallah llogariten me graden e shehidllekut (deshmoreve).


Dhe:

2) Edhe xhihadi ka rregulla. Nder to eshte edhe leja nga prinderit. Ekziston rasti kur nje sahab (shok) i Profetit Muhammed a.s. deshironte te merrte pjese ne nje beteje luftarake ndermjet mushrikeve dhe muslimaneve, ku Profeti a.s. e pyeti se a ke prind ?Kur i tregoi cuni se ka nenen ne shtepi, i tha: Shko dhe qendro tek e ema yte, ky eshte xhihadi yt, apo merr leje nga ajo. (Le t'me permiresoje dikush nqfs e kam gabim).
Une e shoh me primare te kujdesemi per atdheun tone ketu, mjaft kemi armiq brenda dhe per rreth. Jemi nga ata qe i nevojitemi ndoshta akoma familjes ! Nuk po diskutojme e se kam fjalen qe nese ndodhe ketu lufta, cfare duhet t'bejme, sepse dihen rregullat. T'gjithe braktisim familjen, kapim pushkat dhe ne vije te frontit (e kam fjalen per burrat e vertete, jo burrecat). Por ne raste te tilla, gjerat ndryshojne. Videot tcilat therrasin per xhihad, nga ligjerues te ndryshem boterore, nuk vlejne per neve ketu. Ke familjen, kujdesu per ta. Ke gruan, femijet, ndoshta humbja juaj eshte me e demshme per ta, ne cdo aspekt, sesa pjesemarrja juaj ne lufte jashte atdheut. Dijetaret kane shkruar libra me vagona rreth Xhihadit, kuptimit te xhihadit, kushteve te tij etj etj etj, e ne me ca video mundohemi ta kuptojme dhe i japim kuptim vetvetiu, qysh na rrok/kap truri. Nuk shkojne gjerat keshtu.

Mendimi im !
 
Back
Top