Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një çarje misterioze 800.000 kilometrash në Diell!

Pritet një aktivitet tejet i madh i rrezatimeve dhe stuhive diellore, si kurrë më parë!

Dielli-%C3%A7arje.jpg


Siç dhe dimë, dielli edhe në të shkuarën e ka “treguar fytyrën” e tij, shumë herë. Por, shkencëtarët janë në pritje të plotësimit të ciklit 24 të diellit dhe po e ndjekin atë me një vëmendje shumë të madhe.

Por, një fenomen ka shqetësuar së tepërmi shkencëtarët, pasi në 11 gusht, citon alb-observer.com, në sipërfaqen e diellit, u shfaq një e çarë gjigande e errët disa qindra e mijëra kilometrash, gjë që nuk ishte vënë re kurrë më parë nga shkencëtarët.
ثshtë një brez i errët, apo një e parë me gjatësi prej 800.000 klm!

Zona e errët u fotografua nga shkencëtarë të NASA-s, të cilët mundohen tani të përcaktojnë prejardhjen e natyrës së këtij fenomen, i cili është shumë i rrallë.
Sipas shkencëtarëve, ka shumë gjasa që masë e madhe gazërash të ftohët, të rezistojnë në këtë turp qiellor nga fushat magnetike të tij. Studiuesit, citon alb-observer.com, konsiderojnë se pjesët e errëta në diell, janë zona ku temperatura është shumë më e ulët se ajo e vetë Diellit, në sipërfaqen e tij.

Megjithatë, atë çka ne shikojmë këtu, kurrsesi nuk mund të ishte një njollë diellore, e cila sa vjen dhe rritet me shpejtësi “marramendëse”. Studiuesit pohojnë se kjo zonë është rritur për më shumë se 1 milionë kilometra vetëm për tre ditë.
Parashikimet e NASA-ës thonë se në shtatorë të 2012-ës, do të ekzistojnë trazira të mëdha në sipërfaqe të Diellit, trazira të cilat nuk i kemi ndeshur kurrë më parë.

Sipas NASA-ës, rrezatime e fuqishme që do të rezultojnë nga sipërfaqja e diellit, do të ndikojnë në gjithë globin tokësorë. Duke iu referuar studimit të “Parashikimi Hapësinorë”, astrofizikani Daniel Baker deklaroi se pasojat do të jenë të krahasueshme me një luftë nukleare apo me rrëzimin e një asteroidi të madh. Përsa i përket, rrjetit të elektrizimit dhe telekomunikacionit dhe satelitëve, specialistët shqetësohen së tepërmi për CME (kurora emetimi maze).
Madje ekziston dhe rreziku se një ditë mund të zhduket i gjithë “civilizimi” ynë elektronikë.

Periudha në të cilën do të shtohet shumë më tepër aktiviteti diellorë, për koincidencë është nga shtatori deri në fund të vitit, në dhjetor të 2012-ës, ku dhe parashikohet dhe fundi i botës sipas kalanderit Maya.
Burimi: alb-observer

Ndiqni në vijim videon me aktivitetin misterioz në diell:


 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back