Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Per te qene i sinqert une kete emision nuk e ndjek kurre.se ca do shohesh nga nje idiot,vetem gjera idiote.

Por hajt e futemi thelle muhabetit,edhe te mos lejm vetem tek telekomanda.ja po themi qe gjithcka del aty eshte nje degjenerim dhe nje shembull i keq per brezin qe po rritet.por cfare ndryshon kjo?
A do ndaloj se trasmetuari?
A ka ligje,institucione qe te kontrolloj se cfare trasmetojn televizionet tona publike?
Apo a jemi ne popull qe ngrejm zerin,te themi qe filan emision po shkel rregullat e etikes dhe moralit?
Nuk jemi.perkundrazi,bejm gallat me ato qe shohim,edhe nuk thellohemi e te kuptojm qe,motra,vellai apo femijet tane do i shohin si gjera normale edhe do te duan te ndjekin shembullin e tyre.
Keshtu qe sa do te flasim apo thellohemi ne ketu,asgje nuk ndryshon nese teleshikuesi i gjere nuk reagon,apo ligji shteti nuk vene dore.

Ndryshimi fillon nga vetja....deri kur ne ti pranojme ne heshtje , dhe per me teper ne nje tv kombetare ku ne dijenine time une , ti e gjithkush paguan taksa , gjoja me justifikimin se gjithe bota eshte nje vend....bhoooooo

Perse mos perpiqemi sadopak te ngreme volumin tone te zerit dhe te themi cfare na pelqen e cfare jo....nese keto lloj monstrash duam ti shohim a jo?
per aq kohe sa pranohen....dhe ska as nje revolte qofte edhe te brendshme ath jemi pikerisht ne audienca qe e meritojme,
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

PO DID , edhe shoqerine do ja zgjedhim ne , do i cojme ne shkolle, do i rrime te klasa qe mos komunikoj me shokun e bankes , prindi i te cilit lejon te shohi te tilla formate, do i shoqerojme edhe te banja e shkolles qe mos tregojne se cfare kane pare nje dite me pare, rrjetet sociale apo mediat vizive .
Vajzave me shume bile.............Ne pune se di a do na dali koha te shkojme , po c'rendesi ka kjo,.....
Dhe ne fund te dites do ulemi te divani para TV dhe do shohim nje film te bukur se femija te dhoma tjeter ishte i qete dhe i pangacmuar pasi ne i ndjenjem hap pas hapi e kemba kembes.....ehuuuu

Fola se cmund te besh kur je para tv dhe ka programe te tilla po e shof ta ka enda per tu zenee, po jo kaq eger joo. :)
Secili i jep drejtim me aq sa ka mundesi dhe kjo puna e tv, e kemi ne dore, te gjitha ato qe permende ti une nuk i zura
me goje dhe as ishin fokusimi asaj qe thash, ndaj but but. :)
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Ne fakt une dikur kur kam qene ne Shqiperi,e kam pas ndjek emisionin e Canit.
Atehere s"ka qene dhe kaq perfshires ne llojshmerin e preversitetit.
Kishte promovime,lancime,intervista interesante mjafte, me njerez nga bota intelektuale dhe e shoubizit.

Por nje dite po ndjekja ne youtube emisionin e ti per : Noizy-n.

[video=youtube;TA-BQVJ2lJs]https://www.youtube.com/watch?v=TA-BQVJ2lJs[/video]

Me pelqeu shume!
Pavarsisht qe nuk hyn ne rrymen time te preferuar kjo lloj rryme e Noyzit.
Ama shume keng te ti,jane te papara,dhe i degjoj me kenaqsi.
Eshte nje profesionist artist ne rrymen e ti.

Po edhe une vdes per Noizyn.....dhe gomarlliqet qe rreshton ai ne kenget e pakuptimta

Stresi: Lutemi për Denisin, fansat t’i thonë STOP dhunës

Pas botimit të historisë së Denisit, Arkimed Lushaj bën thirrje për qetësi dhe rrëfen si nisi konflikti që ka ndezur gjimnazistët Ajo që ka ndodhur me ta i ngjan një skenari filmi. Ngjarjet më tronditëse janë zhvilluar në orët e vona të natës në lagje dhe lokale të ndryshme të kryeqytetit. Makina, krisma armësh, grushte, shkopinj, thika, kanë qenë sendet që janë përdorur më shumë. Protagonistët kryesorë janë Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku). Ndërsa të tjerët janë qindra adoleshentë në gjimnazet e Tiranës dhe jo vetëm, ata mbështesin dy “liderët” e grupeve “OTR” dhe “TBA”. Kanë filluar të merren me muzikë dhe kjo ka sjellë përplasjet mes tyre. Përplasje këto që u kanë rrezikuar të gjithëve disa herë jetën. Një fans i tyre, Denis Dollapi, gjendet në gjendje kome pas një plagosje të rëndë në prill të këtij viti. Sipas Stresit, lufta filloi në botën virtuale, në internet dhe në sitet e ndryshme sociale, dhe më pas gjithçka zbriti në terren në botën reale, ku gjërat nuk ndodhin më me një të shtypur tastiere, por me… armë. Pas botimit të historisë prekëse të Denisit në Shekulli, kemi kontaktuar të dy pjesëtarët e grupeve, të cilët thonë se janë munduar t’i sheshojnë këto konflikte, por asgjë nuk ka funksionuar. Sot është vetë Stresi ai që bën thirrje për mospërfshirje të adoleshentëve dhe fansave në këtë situatë. Në këtë intervistë për Sh2 në Shekulli, ai u drejtohet fansave me fjalët; “ju lutem rrini jashtë kësaj historie.. Ju them të dëgjoni muzikë dhe jo të veproni. Në asnjë mënyrë!” Pse mendoni se shkoi puna deri në këtë sherr që po i kushton jetën shokut tuaj? Ai po luan mes jetës dhe vdekjes… Sherri ka nisur 2 vjet më parë, ku askush s’e kishte idenë se çfarë ndodhi vërtetë mes meje dhe rivalit tim (Noizy). Kështu 2 palët e fansave filluan të kuptonin vërtet sherrin dhe ishin në dijeni të ngjarjeve që ndodhnin. Por, di të them që kjo ngjarje arriti deri këtu për budallallëqet e dy palëve dhe të nxituara, dhe në rastin konkret një fans i pafajshëm, një djalë i pafajshëm, një vëlla i pafajshëm ndodhet në koma, për shkak të kësaj historie. Ju keni shkuar ta vizitoni atë? Unë Denisin e kam vizituar 2 herë në spital, pasi kam parë gjendjen e tij shumë-shumë rëndë dhe besomëni nuk kam rezistuar dot më shumë se 5 minuta të rrija dhe ta shihja në atë gjendje ku nëna e tij i thërriste dhe i thoshte: “Denis, shpirti mamit të ka ardhur Stresi, hapi sytë”. Ju e njihnit më parë këtë djalë? Denisin e njoh familjarisht, vjen nga një familje shembullore. Denisi ka qenë pjesëmarrës në çdo koncert tonin, ka qenë një fans si çdo adoleshent i rrymës hip-hop . Keni shpresa që ai të jetë sërish Denisi i dikurshëm? Me vetëbesimin e plotë, me dëshirën time dhe të të gjithëve që e njohin Denisin ka një karakter të fortë, një zemër që rrallë djalë e ka. I lutem Zotit ta rikthejë Denisin e dikurshëm, besoj në mrekulli. Po me familjen e tij keni folur? Nga familja e Denisit kam folur me të atin kur ndodhi incidenti dhe kur e kam vizituar nuk gjeja fjalë çfarë të komunikoja, ishte moment shokues. Ju me thatë se në shkolla ka “plasur sherri”, na tregoni, çfarë po ndodh mes adoleshentëve dhe fansave? Mes shkollave ka pasur shumë, shumë sherre mes të rinjve që duan hakun e Denisit dhe që do t’i kundërvihen grupit rival, por unë ju lutem që të rrinë jashtë kësaj historie, pasi jam unë ai që di si t’i shkoj deri në fund, dhe ju them të dëgjojnë muzikë dhe jo të veprojnë, në asnjë mënyrë. Unë i kuptoj se ka edhe diçka peng në këtë përleshje që mbahet nga ana e atyre, ose më saktë kanë bërë një gjest shumë të pabesë dhe nuk i falet kurrë. Rasti me i fundit ka qenë natën e Halloween-it kur grupi rival mundohet të provokojë dhe presin me padurim reagimin tonë. ثshtë një lojë që ata e luajnë bukur, por di të them që nuk biem pre e saj. Pse nuk i jepni fund kësaj historie dhe gjithsekush të shikojë punën e vet, kaq urrejtje keni me njëri-tjetrin? Kësaj historie 2 herë i kemi dhënë fund dhe nuk ka funksionuar. Gjithmonë kam parë punën time, por intrigat e tyre, lojërat e tyre nëpër “youtube” janë shumë provokuese revoltojnë, frymëzojnë deri në atë pikë sa nuk ka më durim dhe kjo gjë ndodh shpesh. Ju thoni se ky sherr nuk ka filluar për xhelozi profesionale, po për diçka private. A nuk mendoni se ka ardhur momenti të na tregoni si filloi kjo histori? Ka nisur për xhelozi profesionale të jem realist, pastaj ka kaluar shumë-shumë private. Na erdhën disa informacione që “Noizy” ka bërë një këngë dedikuar një shokut tonë dhe ne kërkuam ta takonim dhe na tha: Ju jeni njerëzit e fundit në këtë botë që unë t’ju bëjë këngë juve, ne duhet të mblidhemi të rrëzojmë rivalët e tjerë jashtë Shqipërie”. Këto kanë qenë fjalët e tij dhe jemi larguar paqësisht, mbas dy jave del kënga që na premtoi që s’do e nxirrte, kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta si ka nisur. اfarë ndodhi me ju më pas, në ditën në vijim? Në ditët në vijim ndodhën sherre, fyerje banale nëpër muzikë, gjendja u revoltua kaloi në personale, madje në të shtëna armësh në orët e vona. Ishte me të vërtetë një botë shumë ndryshe nga çka e mendoni. Por, di të them, jemi me fat si ne si ata që jemi gjallë, sepse është e lehtë të vrasësh dikë, por pasojat janë të rënda. Si po shkon muzika…? Unë po i përkushtohem shumë-shumë muzikës kohët e fundit, startoj një turne kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Do të jem nëpër skenat shqiptare duke performuar dhe kjo gjë më bën të ndihem mirë për momentin. ____________ Ne pergjigje te interesimit te shume lexuesve, familja Dollapi me sugjerimin e redaksise, ka hapur nje numer llogarie ku mund te kontribuohet financiarisht per te ndihmuar mjekimin e Denisit. Ky numer ne Emporiki Bank eshte nje llogari ne emer te babait te Denisit, Kujtim Dollapi: 01 0000 1 0000 2022. Per cdo sqarim mund ti drejtoheni redaksise ose drejtperdrejt familjes Dollapi ne numrin fiks 04 24 01 45 4 **** Të vdesësh si “fans i Stresit” (!) Denisi i mbushi 19 vjeç në shtratin e spitalit. Prej 6 muajsh ai nuk është as i gjallë, as i vdekur. E vetmja shenjë jete është një .. klithmë e lehtë, e rrallë e shoqëruar me një ngërç të fytyrës në pjesën e syve, si fillimi i një lotimi.. As zë nuk është tamam. Mjekët janë habitur fillimisht por më pas prindërit e kuptuan. Denisi as flet, as ha, as lëviz.. Por ai ndjen vetminë. “Nëse njëri nga ne nuk i lëviz këmbën vazhdimisht ose ta prekë në faqe, ai lëshon atë klithmën. Ndaj i rrimë gjithnjë te koka. Djali nuk do të rrijë vetëm.. Dhe unë nuk do ta lë kurrë vetëm..”. Nënës së tij, Xhevit, i dridhet zëri.. Denisi është në vdekje klinike. *** Në 28 prill të këtij viti, Denis Dollapi u sulmua nga bashkëmoshatarë të tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorët fansa të Noizy OTR. Të dy këta këngëtarë kanë mjaft ndikim te fansat e tyre. Të dy shkëmbejnë kërcënime njëri me tjetrin. I fundit prej këtyre kërcënimeve, kaloi gjithë barrierat e etikës dhe u dha në transmetim direkt në televizion dy net më parë në “Zonën e Lirë” të Arjan اanit. Dhe fansat jashtë studios, janë gjithë sy e veshë. Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këtyre dy këngëtarëve, janë shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. “Ishte gjithnjë i qetë, i pëlqente të pikturonte, të shkruante tekste këngësh dhe të vishej bukur,- thonë shokët. Por djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant tashmë dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital, pa mundur të rikthehet në jetë pas sulmit. Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, “rivalët” e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pas, në zemër.. Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: “Më treguan shokët.. Ashtu i plagosur djali ka kërkuar ndihmë ta sjellin në spital. Ka shkuar i gjakosur me lekë në dorë tek dy taksi, më pas tek një makinë dhe askush nuk ka dashur ta marrë.. Deri sa është rrëzuar përdhe. Nëse do të shkonte pak më herët në spital nuk do të ishte në këtë gjendje”.. Kujtim Dollapi kërkon drejtësi. Bashkë me gruan, Xhevin, dhe vajzën ata i rrinë mbi kokë Denisit, me shpresën se do të rikthehet sërish mes tyre si më parë. Nuk largohen asnjë minutë. Një prej tyre duhet të jetë patjetër aty. Ndryshe Denisi nxjerr atë klithmën që ia shtrëngon zemrën nënës së tij, Xhevit: “Im bir u bë 19 vjeç dhe nuk më ka trokitur askush në derë për ndonjë problem me të. Nuk e kuptoj se pse duhet të ma bënin djalin kështu për një këngë.. pa asnjë arsye”. Ajo gjen forca të tregojë për “Shekullin”, tmerrin e ditës kur morën vesh ngjarjen “Shkuam menjëherë në spital dhe e pashë që trupi i djalit ishte bërë shoshë. Ai ende mbahej dhe më shikonte në sy, diçka donte të më thoshte. Infermierja më tha të bëhem e fortë dhe të mos reagoja në sy të tij, ndryshe ai do të vdiste menjëherë. Ashtu bëra, durova.. Por zemra ime e di..”,- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: “Zoti nuk do ma marrë djalin…” Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. “Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar”, – thotë Kujtim Dollapi. Liridona: Nuk dua të ndahem nga vëllai, Zoti do bëjë mrekullinë “Interesoheni për Denin vëllain tim?!” Liridona është paksa e habitur që një gazetare pyet për Denisin. Motra e vetme e Denisit del të na presë afër shtëpisë së saj dhe na shoqëron me shumë mirësjellje brenda. Ajo ka një fytyrë të trishtuar, shumë të trishtuar. “Unë nuk e di nëse ju keni parë ndonjë njeri në gjendjen e vëllait tim. ثshtë e rëndë. Megjithatë unë prapë rri me të. I tregoj kujtimet që kemi kaluar.. Mami nuk më beson po ai më buzëqesh mua ndonjëherë. Unë e dua, mjafton të jetë mes nesh, është drita e shtëpisë tonë, është gjithçka për ne..”. Liridona na tregon edhe besimin që ka Denisi, ajo dhe familja e saj tek një vend i shenjtë që quhet Tyrbe në Tropojë. Beson se atje mund të ndodhë mrekullia dhe Denisi të jetë sërish si më parë. “E di që Zoti dhe Tyrbja do bëjnë mrekulli për vëllain tim të mirë. Ai nuk ka bërë kurrë keq në këtë botë, është vëllai më i mirë në botë. Jo, Zoti nuk do na e marrë..” Tek shtrati i Denisit vijnë shpesh edhe shokët e tij. I bëjnë muhabet edhe pse nuk janë të bindur se Denisi po i dëgjon. “Denisi nuk ishte nga ata të sherreve. Kurrë nuk bënte sherre me askënd. Adhuron muzikën, shkruan bukur tekste edhe bën vizatime vërtet interesante. S’e kuptojmë pse duhej t’i ndodhte pikërisht Denit kjo”,- thotë Ermali që e gjejmë pranë shtratit, gjatë vizitës zonë në familjen Dollapi. Ai dëshiron ta quajë Denisin vëlla sepse ka pirë gjakun e gishtit me të dhe për të gjithnjë kështu do të jetë. Mjekët: ثshtë rast i rrallë.. Për mjekët Denisi është një rast i rrallë. Më saktë, është ngjarje e rrallë, që ai vazhdon e jeton. “ثshtë rast i rrallë që thika të godasë zemrën në ato përmasa dhe pacienti të mos vdesë. Por tashmë problemi është se nga kjo goditje i ka ardhur si pasojë dëmtimi i trurit.. Nga mungesa e qarkullimit të gjakut truri është dëmtuar”,- pohon kirurgu që e ka pritur adoleshentin, Skënder Buci. Mjeku shton se 19-vjecari me kalimin e kohës mund të përmirësohet dhe të reagojë. Nga Facebook te Zonë e Lirë, një valë mesazhesh dhune që duhen ndalur Mesazhet e dhunës në TV dhe në ‘Facebook’ A mund të arrihet “sukses” nëpërmjet dhunës? Kjo është rruga që kanë zgjedhur dy nga të rinjtë e hip-hopit shqiptar Stresi (Arkimed Lusha) dhe Noizy (Rigels Rjaku). Sikur të mos mjaftonin fyerjet në tekstet e këngëve, këngëtarët e kanë çuar konfliktin e tyre në një tjetër nivel: në një luftë bandash që të kujtojnë përleshjet e fund-viteve ’80 mes bandave amerikane të rrepit East Coast-ثest Coast. Konfliktet e atjeshme u pasuan me disa vrasje. Nëpër këtë rrugë po ecin me shpejtësi edhe mbështetësit e dy këngëtarëve, ndaj kjo duhet ndalur sa pa pasur viktima të tjera si Denisi. Në emisionin e fundit “Zonë e Lirë” këngëtari Stresi tha se dëshira e tij ishte që konflikti i disa muajve me parë mes mbështetësve të tij dhe atyre të këngëtarit Noizy “të kishte përfunduar ndryshe”. Gjatë një evenimenti muzikor, të rinjtë u përplasën me njëri-tjetrin, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi gjë. Por për Stresin ky happy end, nuk ishte fundi i duhur. “Do të doja një fund ndryshe u shpreh ai”, duke dhënë një mesazh që fansat e tij ndoshta do ta lexojnë në një tjetër mënyrë. “…S’ka mëshirë për bandën tjetër”. Madje në bisedë e sipër me drejtuesin e emisionit Stresi jep edhe një tjetër mesazh me nënkuptim. Duke përshkruar armën të cilën kishin adhuruesit e tij, “jo shot gun por sharrs” – saktëson ai moderatorin kurioz. “Një ditë o ai o unë” – vijon më tej në transmetim direkt. Ky ultimatum i drejtohej vetëm Noizyit. Moderatori i “Zonë e Lirë” e zhvendos bisedën te familja, duke e pyetur 24 vjeçarin se si reagonte babai i tij kur dëgjonte këtë vendim të të birit. “ai e di se si jam”, përgjigjet këngëtari, duke buzëqeshur. Biseda përfundoi me një tjetër deklaratë. “I love geto, I ëill day for geto” (e dua geton do vdes në geto). Po në cilën geto? Në vendin tonë, në rast se nuk ekziston një etikë transmetimi, të paktën në letër ekziston një ligj për transmetimet televizive. Ky ligj ndalon transmetimin e mesazheve apo pamjeve të dhunës, të cilat ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kur Stresi bënte këto thirrje, mbi ekran nuk kishte asnjë shenjë. اuditërisht logoja u vu pas bisedës me Stresin. Vetë moderatori i emisionit Arjan اani i pyetur dje nga Shekulli, lidhur me këto mesazhe dhune, nuk donte të komentonte duke dhënë vetëm disa lëvdata për “emisionin e tij ndryshe”. Në polici është e pamundur të marrësh një prononcim zyrtar për gjëra të tilla. I pyetur nëse duhej të arrestohej dikush që jep mesazhe dhune në TV, një zyrtar policie (edhe ky duke kërkuar të ruajë anonimatin) u përgjigj me një kundër-pyetje: “Po pse nuk e dini ju, djali i kujt është ai tipi..?!” FACEBOOK Armë dhe poza kërcënuese të imituara. Këto janë ajo çka gjen në profilin në Facebook të njërit prej “rivalëve” muzikorë të Hip-Hopit, Stresit. Në profilin që ka mijëra fansa është e vështirë të hysh për shkak të masivitetit, por pasi hyn ajo që sheh janë këto foto. Y.Lezo Kolegët e Noizyt dhe Stresit i shmangen komenteve për dhunën * Një nga këngëtarët e tjerë të njohur të rrymës Hip-Hop është edhe Fugaa. Në një intervistë të cilën mund ta lexoni të plotë në faqen 16 në SH2-shin e sotëm, këngëtari kosovar është pyetur edhe për Noizyn dhe Stresin. Ja përgjigjet e tij, për ata që duan të kuptojnë diçka më shumë, nga kjo histori: Fugaa, po Noizy si ju duket? Shumë i kërkuar është në Shqipëri… I mirë është ai.. Ka stil unik që s’e ka tjetërkush. Ajo lypet në hip-hop. Shumë MC, më shumë stile, shumë ngjyra të zonit, shumë lloje t’floë-it. Q’ajo pengon të 2 milion MC-të e ri që “krijohen”, sepse s’kanë gjo autentike por kapin për bazë ndoj’ rreper të hershëm edhe “bëhen” sikur ata. Kap kopjo prej Amerikës se ka 2 milionë MC e jo prej shqiptarëve se janë vetëm 20 që ia vlen. Ky është mendimi im. Unë personalisht kam ndëgjuar shumë, jam bazuar në Methodman sa i përket liricizmit, ndërsa tek Redman sa i përket flokit. Vite më vite, deri sa dikur e “gjen” veten edhe s’ke nevojë për asgjë tjetër po vetëm “ecën” vetë. Po në lidhje me grindjet dhe sherret midis Noizy dhe Stresit çfarë mendoni? Dua të them, gjithmonë ka pas grindje midis rreperave, por ata e kanë çuar disi në ekstrem sepse ka pasur goditje reale me armë, sherre midis fansave etj…. Besomë që e di si fjalë që “nuk e qojnë mirë ata t’dy” po ma shumë info s’kam n’lidhje me kit’ punë. *Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në faqet e SH2
Read more at: >> Stresi: Lutemi per Denisin, fansat t’i thone STOP dhunes

Shpresoj qe rasti i Denisit te na vlej si mesim , se deri ku arrin tifozlliku per keta plehrave
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Uee po na dalin fansat e Canit ngadale po heni :p
Ne fakt ne temen tjeter qe u fol rreth Canit kam fol duke mbajt mend ato kohe te arta te ketij emisioni e per Canin i cili si drejtues ishte mjaft argetues por pa arritur ne banalitet...
Sa per keto qe thuhet nderron kanalin,eshte zgjedhja e jote etj..ore une mjaft mire kam pjekurine dhe vendos cka me pelqen cka jo te shoh edhe pse kur ta servirin para sysh ne tv do sdo rri e hap syte edhe ti...por ceshtja eshte keta femijet sii mund ti mbrosh apo ti mbash te lidhur si pune e qenit dhe kur i jap une do haje,kur i jap do pije e kur e hap tv do shikoje...Apo degjojne e mblidhen shume keta femije! Opo behuni njehere prinder e pastaj flisni!
 
Dmth ti je prind qe po flet e?! lol
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Fola se cmund te besh kur je para tv dhe ka programe te tilla po e shof ta ka enda per tu zenee, po jo kaq eger joo. :)
Secili i jep drejtim me aq sa ka mundesi dhe kjo puna e tv, e kemi ne dore, te gjitha ato qe permende ti une nuk i zura
me goje dhe as ishin fokusimi asaj qe thash, ndaj but but. :)

jo mi jo bute po shkruaj, varet si ja jep ti intonacionin kur e lexon.
Didi kur isha e vogel idhujt e mi ishin George Michael dhe Madona
Nje mikesha ime kishte idhull Michael Jackson

Nuk kam per ti harruar sa here ziheshim per flokesh se shanim keta dy personazhe....dhe ishim vetem nja 7-8 vjece.
Sot kur e kujtojme qeshim.
Por ka nje diference me dje e sot

Dje deri tek gishti i vogel qe anulloheshe shkoje , dhe ndonje shkulje leshi i vogel.
Kurse sot te shash keto monstra qe krijojne pelqyeshmerite e tyre (sepse i promovojne) , mund te hash edhe ndonje thike
Dhe skane qene te pakta rastet kur jane therur femije pse shanin keto tipe femrash e meshkujsh.

Didi and ALL , nuk po them se ne do bejme revolucion e do ndalojme rrotullimin e botes dhe evuolimin e ketyre qenieve.....por mund ti themi stop ,ose minimalisht kur ngrihet nje ze qe ka peshe (si personat qe une solla me shkrimet e tyre) te pakten mund ta mbeshtetim duke i thene STOP Promovimeve te ANTIVLERAVE.....

Dhe kaq gje nuk ka lidhje as me te pranosh a mospranosh
as me fuqi apo dobesi....

Te mbetesh ne varesi te nje telekomande tregon demence rebelimi......dhe apati shoqerore

Plot dashamiresi MONIQUE
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Uee po na dalin fansat e Canit ngadale po heni :p
Ne fakt ne temen tjeter qe u fol rreth Canit kam fol duke mbajt mend ato kohe te arta te ketij emisioni e per Canin i cili si drejtues ishte mjaft argetues por pa arritur ne banalitet...
Sa per keto qe thuhet nderron kanalin,eshte zgjedhja e jote etj..ore une mjaft mire kam pjekurine dhe vendos cka me pelqen cka jo te shoh edhe pse kur ta servirin para sysh ne tv do sdo rri e hap syte edhe ti...por ceshtja eshte keta femijet sii mund ti mbrosh apo ti mbash te lidhur si pune e qenit dhe kur i jap une do haje,kur i jap do pije e kur e hap tv do shikoje...Apo degjojne e mblidhen shume keta femije! Opo behuni njehere prinder e pastaj flisni!

Cani , nese te kujtohet ka patur nje emision ne Radio perpara kalimit ne TV....emisioni ne mos gaboj quhej -Koha e nates!

dhe Cani nuk ishte as me pak e as me shume se po ky qe sheh ketu.
Asokohe diskutohej si fenomen Cani , pa e ditur kush qe sepse nuk tregonte identitet...
vetem nje ndryshim...asokohe promovonte antivlerat e vetes, sot te tere dynjase
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

jo mi jo bute po shkruaj, varet si ja jep ti intonacionin kur e lexon.
Didi kur isha e vogel idhujt e mi ishin George Michael dhe Madona
Nje mikesha ime kishte idhull Michael Jackson

Nuk kam per ti harruar sa here ziheshim per flokesh se shanim keta dy personazhe....dhe ishim vetem nja 7-8 vjece.
Sot kur e kujtojme qeshim.
Por ka nje diference me dje e sot

Dje deri tek gishti i vogel qe anulloheshe shkoje , dhe ndonje shkulje leshi i vogel.
Kurse sot te shash keto monstra qe krijojne pelqyeshmerite e tyre (sepse i promovojne) , mund te hash edhe ndonje thike
Dhe skane qene te pakta rastet kur jane therur femije pse shanin keto tipe femrash e meshkujsh.

Didi and ALL , nuk po them se ne do bejme revolucion e do ndalojme rrotullimin e botes dhe evuolimin e ketyre qenieve.....por mund ti themi stop ,ose minimalisht kur ngrihet nje ze qe ka peshe (si personat qe une solla me shkrimet e tyre) te pakten mund ta mbeshtetim duke i thene STOP Promovimeve te ANTIVLERAVE.....

Dhe kaq gje nuk ka lidhje as me te pranosh a mospranosh
as me fuqi apo dobesi....

Te mbetesh ne varesi te nje telekomande tregon demence rebelimi......dhe apati shoqerore

Plot dashamiresi MONIQUE

Ti ke te drejt dhe jam dakord me ty.

E di dhe une qe telekomanda nuk te con shume larg, po them qe eshte nje fillim.
E nis, duke nderruar kanal ose duke e fikur tv dhe mund ta vazhdosh duke ngritur zerin, sic thua ti.

Dhe ketu qendron tere problemi, asnjeri nuk ngrihet ta bej, se sic thash edhe me lart, ne vetem ankohemi.
Duam qe gjerat te rregullohen vet.
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Ti ke te drejt dhe jam dakord me ty.

E di dhe une qe telekomanda nuk te con shume larg, po them qe eshte nje fillim.
E nis, duke nderruar kanal ose duke e fikur tv dhe mund ta vazhdosh duke ngritur zerin, sic thua ti.

Dhe ketu qendron tere problemi, asnjeri nuk ngrihet ta bej, se sic thash edhe me lart, ne vetem ankohemi.
Duam qe gjerat te rregullohen vet.

epo shyqyr qe u morem vesh ....se po me jepnit te kuptoja se te dilje kundra canit ishe gabim lol

ja shnet e jete
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

epo shyqyr qe u morem vesh ....se po me jepnit te kuptoja se te dilje kundra canit ishe gabim lol

ja shnet e jete

Sme ke lexuar mire ti, sta kam fajin qe ta kapi radari ndryshe moj :p

Cani eshte nje pjese e puzzle po se levizi njeri nuk rregullohet!

(E me kete metafor, passo e chiudo, lol)

:)
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Ja dhe Mentor Kika ka thene kete po se bej dot Copy

po keni interes lexoni artikullin

O shoqeri e degjeneruar, ky eshte modeli i femres shqiptare – BalkanWeb.com

vajza-1.jpg

Nga Mentor Kikia:

Këto vajza janë studente dhe nxënëse, nga qytete e krahina të ndryshme të vendit.

اdo fundjavë, një ditë pushimi e kalojnë duke punuar vullnetarisht për të pastruar plazhet.

Jaënë anëtare të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve.

Ato përbëjnë rreth 70 % të vullnetarëve dhe punojnë njësoj, në mos më shumë se djemtë.

Prej 8 vjetësh mijëra vajza e djem kanë punuar në këtë mënyrë.

Një energji dhe frymëzim që mua personalishtme ka detyruar, që nga viti në vit ti përkushtohem më shumë kësaj kauze.

Pjesa dërrmuese e medias e kanë refuzuar ta pasqyrojnë këtë punë dhe këtë model të rinisë shqiptare.

Nëse këto foto që po hedh unë tani, do të ishin të ndonjë femre tallavaje apo ekrani, që tregojnë se kanë ndërruar dashnorë, portalet do të vraponin t’i merrnin e t’i shpërndanin si lajm “bombë”.

Dhe nuk kanë faj. Lajmet me të tilla femra janë vërtet shumë të klikuara.

Por unë dua që sot ti sfidoj këto femra. Ti sfidoj pjesën e degjeneruar të shoqërisë mediat që u japin atyre zë.

Portalet që i bëjnë të famshme dhe rrjetet sociale që “thyhen” sa herë ato fryhen nga silikoni.

Dua t’u tregoj të gjithëve se Shqipëria jonë nuk ka prekur fundin që të përfaqësohet nga llumi.

Dua t’u them se shoqëria jonë ka modele të mrekullueshme, edhe pse ne refuzojmë t’i shikojmë.

Dua që këto vajza që punojnë vetëm për shkak të idealizmit të tyre, ti bëj modele.

Jo modele pasarelash, por model të shoqërisë, ku ajo të shikohet në pasqyrë dhe ti vijë turp.

Ndaj ju bëj thirrje të gjithëve, shpërndajeni këtë postim, si një reagim të fortë ndaj llumit që sot është shndërruar në vlerë dhe përfaqësim.
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Dmth ti je prind qe po flet e?! lol

Ndoshta...ku i dihet...pse nga e di ti qe skam dhe e ve ne dyshim,me njeh mua,historine e jetes sime!? Lol ahah :p

Duhet me qene prind per te fol dmth..! ahah sa qeshem :D

Moni se di,ndoshta dhe ke te drejte..une ne dy tre raste qe ka rastisur dhe e kam pare nuk mbaj mend dicka te tille ...sdqft Cani ha me dy luge e ne llamosim ketu,puna eshte te goditet e keqja qe ne rrenje dhe kete as shteti spo e ben,,madje me vjen cudi si e lejojne te transmentoj te tille emision ne ore qe shohin ter grup moshat dhe seshte bere asgje..!
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Jeni qepur punes se b**es me postime si Turku su **es.
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Po edhe une vdes per Noizyn.....dhe gomarlliqet qe rreshton ai ne kenget e pakuptimta

Stresi: Lutemi për Denisin, fansat t’i thonë STOP dhunës

Pas botimit të historisë së Denisit, Arkimed Lushaj bën thirrje për qetësi dhe rrëfen si nisi konflikti që ka ndezur gjimnazistët Ajo që ka ndodhur me ta i ngjan një skenari filmi. Ngjarjet më tronditëse janë zhvilluar në orët e vona të natës në lagje dhe lokale të ndryshme të kryeqytetit. Makina, krisma armësh, grushte, shkopinj, thika, kanë qenë sendet që janë përdorur më shumë. Protagonistët kryesorë janë Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku). Ndërsa të tjerët janë qindra adoleshentë në gjimnazet e Tiranës dhe jo vetëm, ata mbështesin dy “liderët” e grupeve “OTR” dhe “TBA”. Kanë filluar të merren me muzikë dhe kjo ka sjellë përplasjet mes tyre. Përplasje këto që u kanë rrezikuar të gjithëve disa herë jetën. Një fans i tyre, Denis Dollapi, gjendet në gjendje kome pas një plagosje të rëndë në prill të këtij viti. Sipas Stresit, lufta filloi në botën virtuale, në internet dhe në sitet e ndryshme sociale, dhe më pas gjithçka zbriti në terren në botën reale, ku gjërat nuk ndodhin më me një të shtypur tastiere, por me… armë. Pas botimit të historisë prekëse të Denisit në Shekulli, kemi kontaktuar të dy pjesëtarët e grupeve, të cilët thonë se janë munduar t’i sheshojnë këto konflikte, por asgjë nuk ka funksionuar. Sot është vetë Stresi ai që bën thirrje për mospërfshirje të adoleshentëve dhe fansave në këtë situatë. Në këtë intervistë për Sh2 në Shekulli, ai u drejtohet fansave me fjalët; “ju lutem rrini jashtë kësaj historie.. Ju them të dëgjoni muzikë dhe jo të veproni. Në asnjë mënyrë!” Pse mendoni se shkoi puna deri në këtë sherr që po i kushton jetën shokut tuaj? Ai po luan mes jetës dhe vdekjes… Sherri ka nisur 2 vjet më parë, ku askush s’e kishte idenë se çfarë ndodhi vërtetë mes meje dhe rivalit tim (Noizy). Kështu 2 palët e fansave filluan të kuptonin vërtet sherrin dhe ishin në dijeni të ngjarjeve që ndodhnin. Por, di të them që kjo ngjarje arriti deri këtu për budallallëqet e dy palëve dhe të nxituara, dhe në rastin konkret një fans i pafajshëm, një djalë i pafajshëm, një vëlla i pafajshëm ndodhet në koma, për shkak të kësaj historie. Ju keni shkuar ta vizitoni atë? Unë Denisin e kam vizituar 2 herë në spital, pasi kam parë gjendjen e tij shumë-shumë rëndë dhe besomëni nuk kam rezistuar dot më shumë se 5 minuta të rrija dhe ta shihja në atë gjendje ku nëna e tij i thërriste dhe i thoshte: “Denis, shpirti mamit të ka ardhur Stresi, hapi sytë”. Ju e njihnit më parë këtë djalë? Denisin e njoh familjarisht, vjen nga një familje shembullore. Denisi ka qenë pjesëmarrës në çdo koncert tonin, ka qenë një fans si çdo adoleshent i rrymës hip-hop . Keni shpresa që ai të jetë sërish Denisi i dikurshëm? Me vetëbesimin e plotë, me dëshirën time dhe të të gjithëve që e njohin Denisin ka një karakter të fortë, një zemër që rrallë djalë e ka. I lutem Zotit ta rikthejë Denisin e dikurshëm, besoj në mrekulli. Po me familjen e tij keni folur? Nga familja e Denisit kam folur me të atin kur ndodhi incidenti dhe kur e kam vizituar nuk gjeja fjalë çfarë të komunikoja, ishte moment shokues. Ju me thatë se në shkolla ka “plasur sherri”, na tregoni, çfarë po ndodh mes adoleshentëve dhe fansave? Mes shkollave ka pasur shumë, shumë sherre mes të rinjve që duan hakun e Denisit dhe që do t’i kundërvihen grupit rival, por unë ju lutem që të rrinë jashtë kësaj historie, pasi jam unë ai që di si t’i shkoj deri në fund, dhe ju them të dëgjojnë muzikë dhe jo të veprojnë, në asnjë mënyrë. Unë i kuptoj se ka edhe diçka peng në këtë përleshje që mbahet nga ana e atyre, ose më saktë kanë bërë një gjest shumë të pabesë dhe nuk i falet kurrë. Rasti me i fundit ka qenë natën e Halloween-it kur grupi rival mundohet të provokojë dhe presin me padurim reagimin tonë. ثshtë një lojë që ata e luajnë bukur, por di të them që nuk biem pre e saj. Pse nuk i jepni fund kësaj historie dhe gjithsekush të shikojë punën e vet, kaq urrejtje keni me njëri-tjetrin? Kësaj historie 2 herë i kemi dhënë fund dhe nuk ka funksionuar. Gjithmonë kam parë punën time, por intrigat e tyre, lojërat e tyre nëpër “youtube” janë shumë provokuese revoltojnë, frymëzojnë deri në atë pikë sa nuk ka më durim dhe kjo gjë ndodh shpesh. Ju thoni se ky sherr nuk ka filluar për xhelozi profesionale, po për diçka private. A nuk mendoni se ka ardhur momenti të na tregoni si filloi kjo histori? Ka nisur për xhelozi profesionale të jem realist, pastaj ka kaluar shumë-shumë private. Na erdhën disa informacione që “Noizy” ka bërë një këngë dedikuar një shokut tonë dhe ne kërkuam ta takonim dhe na tha: Ju jeni njerëzit e fundit në këtë botë që unë t’ju bëjë këngë juve, ne duhet të mblidhemi të rrëzojmë rivalët e tjerë jashtë Shqipërie”. Këto kanë qenë fjalët e tij dhe jemi larguar paqësisht, mbas dy jave del kënga që na premtoi që s’do e nxirrte, kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta si ka nisur. اfarë ndodhi me ju më pas, në ditën në vijim? Në ditët në vijim ndodhën sherre, fyerje banale nëpër muzikë, gjendja u revoltua kaloi në personale, madje në të shtëna armësh në orët e vona. Ishte me të vërtetë një botë shumë ndryshe nga çka e mendoni. Por, di të them, jemi me fat si ne si ata që jemi gjallë, sepse është e lehtë të vrasësh dikë, por pasojat janë të rënda. Si po shkon muzika…? Unë po i përkushtohem shumë-shumë muzikës kohët e fundit, startoj një turne kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Do të jem nëpër skenat shqiptare duke performuar dhe kjo gjë më bën të ndihem mirë për momentin. ____________ Ne pergjigje te interesimit te shume lexuesve, familja Dollapi me sugjerimin e redaksise, ka hapur nje numer llogarie ku mund te kontribuohet financiarisht per te ndihmuar mjekimin e Denisit. Ky numer ne Emporiki Bank eshte nje llogari ne emer te babait te Denisit, Kujtim Dollapi: 01 0000 1 0000 2022. Per cdo sqarim mund ti drejtoheni redaksise ose drejtperdrejt familjes Dollapi ne numrin fiks 04 24 01 45 4 **** Të vdesësh si “fans i Stresit” (!) Denisi i mbushi 19 vjeç në shtratin e spitalit. Prej 6 muajsh ai nuk është as i gjallë, as i vdekur. E vetmja shenjë jete është një .. klithmë e lehtë, e rrallë e shoqëruar me një ngërç të fytyrës në pjesën e syve, si fillimi i një lotimi.. As zë nuk është tamam. Mjekët janë habitur fillimisht por më pas prindërit e kuptuan. Denisi as flet, as ha, as lëviz.. Por ai ndjen vetminë. “Nëse njëri nga ne nuk i lëviz këmbën vazhdimisht ose ta prekë në faqe, ai lëshon atë klithmën. Ndaj i rrimë gjithnjë te koka. Djali nuk do të rrijë vetëm.. Dhe unë nuk do ta lë kurrë vetëm..”. Nënës së tij, Xhevit, i dridhet zëri.. Denisi është në vdekje klinike. *** Në 28 prill të këtij viti, Denis Dollapi u sulmua nga bashkëmoshatarë të tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorët fansa të Noizy OTR. Të dy këta këngëtarë kanë mjaft ndikim te fansat e tyre. Të dy shkëmbejnë kërcënime njëri me tjetrin. I fundit prej këtyre kërcënimeve, kaloi gjithë barrierat e etikës dhe u dha në transmetim direkt në televizion dy net më parë në “Zonën e Lirë” të Arjan اanit. Dhe fansat jashtë studios, janë gjithë sy e veshë. Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këtyre dy këngëtarëve, janë shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. “Ishte gjithnjë i qetë, i pëlqente të pikturonte, të shkruante tekste këngësh dhe të vishej bukur,- thonë shokët. Por djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant tashmë dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital, pa mundur të rikthehet në jetë pas sulmit. Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, “rivalët” e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pas, në zemër.. Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: “Më treguan shokët.. Ashtu i plagosur djali ka kërkuar ndihmë ta sjellin në spital. Ka shkuar i gjakosur me lekë në dorë tek dy taksi, më pas tek një makinë dhe askush nuk ka dashur ta marrë.. Deri sa është rrëzuar përdhe. Nëse do të shkonte pak më herët në spital nuk do të ishte në këtë gjendje”.. Kujtim Dollapi kërkon drejtësi. Bashkë me gruan, Xhevin, dhe vajzën ata i rrinë mbi kokë Denisit, me shpresën se do të rikthehet sërish mes tyre si më parë. Nuk largohen asnjë minutë. Një prej tyre duhet të jetë patjetër aty. Ndryshe Denisi nxjerr atë klithmën që ia shtrëngon zemrën nënës së tij, Xhevit: “Im bir u bë 19 vjeç dhe nuk më ka trokitur askush në derë për ndonjë problem me të. Nuk e kuptoj se pse duhet të ma bënin djalin kështu për një këngë.. pa asnjë arsye”. Ajo gjen forca të tregojë për “Shekullin”, tmerrin e ditës kur morën vesh ngjarjen “Shkuam menjëherë në spital dhe e pashë që trupi i djalit ishte bërë shoshë. Ai ende mbahej dhe më shikonte në sy, diçka donte të më thoshte. Infermierja më tha të bëhem e fortë dhe të mos reagoja në sy të tij, ndryshe ai do të vdiste menjëherë. Ashtu bëra, durova.. Por zemra ime e di..”,- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: “Zoti nuk do ma marrë djalin…” Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. “Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar”, – thotë Kujtim Dollapi. Liridona: Nuk dua të ndahem nga vëllai, Zoti do bëjë mrekullinë “Interesoheni për Denin vëllain tim?!” Liridona është paksa e habitur që një gazetare pyet për Denisin. Motra e vetme e Denisit del të na presë afër shtëpisë së saj dhe na shoqëron me shumë mirësjellje brenda. Ajo ka një fytyrë të trishtuar, shumë të trishtuar. “Unë nuk e di nëse ju keni parë ndonjë njeri në gjendjen e vëllait tim. ثshtë e rëndë. Megjithatë unë prapë rri me të. I tregoj kujtimet që kemi kaluar.. Mami nuk më beson po ai më buzëqesh mua ndonjëherë. Unë e dua, mjafton të jetë mes nesh, është drita e shtëpisë tonë, është gjithçka për ne..”. Liridona na tregon edhe besimin që ka Denisi, ajo dhe familja e saj tek një vend i shenjtë që quhet Tyrbe në Tropojë. Beson se atje mund të ndodhë mrekullia dhe Denisi të jetë sërish si më parë. “E di që Zoti dhe Tyrbja do bëjnë mrekulli për vëllain tim të mirë. Ai nuk ka bërë kurrë keq në këtë botë, është vëllai më i mirë në botë. Jo, Zoti nuk do na e marrë..” Tek shtrati i Denisit vijnë shpesh edhe shokët e tij. I bëjnë muhabet edhe pse nuk janë të bindur se Denisi po i dëgjon. “Denisi nuk ishte nga ata të sherreve. Kurrë nuk bënte sherre me askënd. Adhuron muzikën, shkruan bukur tekste edhe bën vizatime vërtet interesante. S’e kuptojmë pse duhej t’i ndodhte pikërisht Denit kjo”,- thotë Ermali që e gjejmë pranë shtratit, gjatë vizitës zonë në familjen Dollapi. Ai dëshiron ta quajë Denisin vëlla sepse ka pirë gjakun e gishtit me të dhe për të gjithnjë kështu do të jetë. Mjekët: ثshtë rast i rrallë.. Për mjekët Denisi është një rast i rrallë. Më saktë, është ngjarje e rrallë, që ai vazhdon e jeton. “ثshtë rast i rrallë që thika të godasë zemrën në ato përmasa dhe pacienti të mos vdesë. Por tashmë problemi është se nga kjo goditje i ka ardhur si pasojë dëmtimi i trurit.. Nga mungesa e qarkullimit të gjakut truri është dëmtuar”,- pohon kirurgu që e ka pritur adoleshentin, Skënder Buci. Mjeku shton se 19-vjecari me kalimin e kohës mund të përmirësohet dhe të reagojë. Nga Facebook te Zonë e Lirë, një valë mesazhesh dhune që duhen ndalur Mesazhet e dhunës në TV dhe në ‘Facebook’ A mund të arrihet “sukses” nëpërmjet dhunës? Kjo është rruga që kanë zgjedhur dy nga të rinjtë e hip-hopit shqiptar Stresi (Arkimed Lusha) dhe Noizy (Rigels Rjaku). Sikur të mos mjaftonin fyerjet në tekstet e këngëve, këngëtarët e kanë çuar konfliktin e tyre në një tjetër nivel: në një luftë bandash që të kujtojnë përleshjet e fund-viteve ’80 mes bandave amerikane të rrepit East Coast-ثest Coast. Konfliktet e atjeshme u pasuan me disa vrasje. Nëpër këtë rrugë po ecin me shpejtësi edhe mbështetësit e dy këngëtarëve, ndaj kjo duhet ndalur sa pa pasur viktima të tjera si Denisi. Në emisionin e fundit “Zonë e Lirë” këngëtari Stresi tha se dëshira e tij ishte që konflikti i disa muajve me parë mes mbështetësve të tij dhe atyre të këngëtarit Noizy “të kishte përfunduar ndryshe”. Gjatë një evenimenti muzikor, të rinjtë u përplasën me njëri-tjetrin, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi gjë. Por për Stresin ky happy end, nuk ishte fundi i duhur. “Do të doja një fund ndryshe u shpreh ai”, duke dhënë një mesazh që fansat e tij ndoshta do ta lexojnë në një tjetër mënyrë. “…S’ka mëshirë për bandën tjetër”. Madje në bisedë e sipër me drejtuesin e emisionit Stresi jep edhe një tjetër mesazh me nënkuptim. Duke përshkruar armën të cilën kishin adhuruesit e tij, “jo shot gun por sharrs” – saktëson ai moderatorin kurioz. “Një ditë o ai o unë” – vijon më tej në transmetim direkt. Ky ultimatum i drejtohej vetëm Noizyit. Moderatori i “Zonë e Lirë” e zhvendos bisedën te familja, duke e pyetur 24 vjeçarin se si reagonte babai i tij kur dëgjonte këtë vendim të të birit. “ai e di se si jam”, përgjigjet këngëtari, duke buzëqeshur. Biseda përfundoi me një tjetër deklaratë. “I love geto, I ëill day for geto” (e dua geton do vdes në geto). Po në cilën geto? Në vendin tonë, në rast se nuk ekziston një etikë transmetimi, të paktën në letër ekziston një ligj për transmetimet televizive. Ky ligj ndalon transmetimin e mesazheve apo pamjeve të dhunës, të cilat ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kur Stresi bënte këto thirrje, mbi ekran nuk kishte asnjë shenjë. اuditërisht logoja u vu pas bisedës me Stresin. Vetë moderatori i emisionit Arjan اani i pyetur dje nga Shekulli, lidhur me këto mesazhe dhune, nuk donte të komentonte duke dhënë vetëm disa lëvdata për “emisionin e tij ndryshe”. Në polici është e pamundur të marrësh një prononcim zyrtar për gjëra të tilla. I pyetur nëse duhej të arrestohej dikush që jep mesazhe dhune në TV, një zyrtar policie (edhe ky duke kërkuar të ruajë anonimatin) u përgjigj me një kundër-pyetje: “Po pse nuk e dini ju, djali i kujt është ai tipi..?!” FACEBOOK Armë dhe poza kërcënuese të imituara. Këto janë ajo çka gjen në profilin në Facebook të njërit prej “rivalëve” muzikorë të Hip-Hopit, Stresit. Në profilin që ka mijëra fansa është e vështirë të hysh për shkak të masivitetit, por pasi hyn ajo që sheh janë këto foto. Y.Lezo Kolegët e Noizyt dhe Stresit i shmangen komenteve për dhunën * Një nga këngëtarët e tjerë të njohur të rrymës Hip-Hop është edhe Fugaa. Në një intervistë të cilën mund ta lexoni të plotë në faqen 16 në SH2-shin e sotëm, këngëtari kosovar është pyetur edhe për Noizyn dhe Stresin. Ja përgjigjet e tij, për ata që duan të kuptojnë diçka më shumë, nga kjo histori: Fugaa, po Noizy si ju duket? Shumë i kërkuar është në Shqipëri… I mirë është ai.. Ka stil unik që s’e ka tjetërkush. Ajo lypet në hip-hop. Shumë MC, më shumë stile, shumë ngjyra të zonit, shumë lloje t’floë-it. Q’ajo pengon të 2 milion MC-të e ri që “krijohen”, sepse s’kanë gjo autentike por kapin për bazë ndoj’ rreper të hershëm edhe “bëhen” sikur ata. Kap kopjo prej Amerikës se ka 2 milionë MC e jo prej shqiptarëve se janë vetëm 20 që ia vlen. Ky është mendimi im. Unë personalisht kam ndëgjuar shumë, jam bazuar në Methodman sa i përket liricizmit, ndërsa tek Redman sa i përket flokit. Vite më vite, deri sa dikur e “gjen” veten edhe s’ke nevojë për asgjë tjetër po vetëm “ecën” vetë. Po në lidhje me grindjet dhe sherret midis Noizy dhe Stresit çfarë mendoni? Dua të them, gjithmonë ka pas grindje midis rreperave, por ata e kanë çuar disi në ekstrem sepse ka pasur goditje reale me armë, sherre midis fansave etj…. Besomë që e di si fjalë që “nuk e qojnë mirë ata t’dy” po ma shumë info s’kam n’lidhje me kit’ punë. *Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në faqet e SH2
Read more at: >> Stresi: Lutemi per Denisin, fansat t’i thone STOP dhunes

Shpresoj qe rasti i Denisit te na vlej si mesim , se deri ku arrin tifozlliku per keta plehrave

Nuk e lexova shkrimin se eshte shume i gjate Mon,vetem pak rrjeshta.
Por vete natyra e rrepisteve eshte e tille.
sherre fjalor i rend ,por pertej ketyre qe mbjellin e korrin grupe rivale e sherrxhish.
Une ndalem ne kenget e ti,dhe me pelqejne shumica.
Nuk kisha informacion fare per jeten e ti.
Dhe mesova tek ai emision.

Noizy per mua eshte nje nderr rrepistat me te mire.

Citim; ndezi puron si Kur nkuba,
Eci vec me tufa,
Mos kalo ka terri se Jan cunat me kapuca

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

I papare,..,call me Grandeeee hahahahahahah.
Fans e Noyzit une foreverrr...
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Me hape barkun nev lol...ste citoj me
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Ndryshimi fillon nga vetja....deri kur ne ti pranojme ne heshtje , dhe per me teper ne nje tv kombetare ku ne dijenine time une , ti e gjithkush paguan taksa , gjoja me justifikimin se gjithe bota eshte nje vend....bhoooooo

Ka mundesi qe te paguani taksa per TVSH, e jo per Klanin.
Klani eshte privat.
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Po edhe mundet o Aver ,po a ben diference kjo?
Statusin e tv kombetar e ka ....me mire te shohim tv shijakum thuaj
 
Po po, e ka ate status por eshte privat. Per dallim nga TVSH qe eshte publik.

Megjithate ekziston nje organ mbikqyres i mediave ne secilin vend, dhe perderisa po e kerkoja se si quhet ky organ ne Shqiperi me doli fiks ky lajmi qe ka lidhje me temen qe po bisedojme.

AMA i tërheq vëmendjen televizionit kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës së emisionit, nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.

Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit. Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë.

Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.

Për sa më sipër,

-mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;

-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;

AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Aktivitete te AMA-s – AMA
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Nuk eshte hera pare qe emisioni i Canit gjobitet nga AMA
Por a eshte reflektuar kjo?
Per cdo te enjte a te premte Cani sjell te njejtin format paneli.
Nuk diskutohet qe ne te ka edhe njerez te shquar e me vlera por para ketyre zhvleresohen totalisht
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Gjithsesi une per kurreshtje i pash nja dy video ne google nga emisioni i ketij dhe ne ato qe pash asgje sishte jashte etike apo jashte normave...Ndodh ndonjehere si duket per arsye te ndryshme ndoshta dhe per te shtuar cik shikueshmerine dhe sajojne ose ftohen njerez te nje niveli te ulet..Tera jane ne loje kur ke te besh me te till pune..!

Sa per Noizyn sma ka pelqyer ndonjehere dhe as me pelqen,madje me suprizoi dhe Nevi qe e pelqeka por fundja ceshtje gustosh eshte kjo pune,cme pelqen mua nuk te pelqen ty dhe anasjelltas... :)
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Kujtoje se formateve te tilla, nese bie ndesh me etiken, nuk do ishte keq tu levizej koha e transmetimit se paku per nje ore me nderprerje qe te ritransmetohej.

Por edhe kjo nga Elvini,lidhur me bythe e lypje, nuk se qalon shume pas tij.
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Derisa tkete qyetar e teleshikues si wow qe thone esht argetues ska gje te keqe Cani do bej punen e vet ;)

Para sh vitesh e ndiqnim.ka mbi 10 vjet qe ne familje time as nuk hapet emisioni tij. Per mua esht emisioni me jo produktiv. Jo vetem per felliqesite qe sjell ama dhe konstrukti, nderhyrjet etj .
 
Redaktimi i fundit:

U pa puna vetem une shifkam Canin epo degjenerim total :liber:te flm o Can e Klan qe mba emisionin veq per plakun :gjyshe:

Nje Faqa plaku tuj pa Canin :une:
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Derisa tkete qyetar e teleshikues si wow qe thone esht argetues ska gje te keqe Cani do bej punen e vet ;)

Para sh vitesh e ndiqnim.ka mbi 10 vjet qe ne familje time as nuk hapet emisioni tij. Per mua esht emisioni me jo produktiv. Jo vetem per felliqesite qe sjell ama dhe konstrukti, nderhyrjet etj .

Soul me fal une thash se nuk e shoh Canin se smundem por ne ato pak here qe ka qelluar ta shoh apo ne videot qe hyra ne google dhe e pash nuk pash dicka jashte normales apo etikes..Per menyren si e drejton eshte argetues te pakten per mua,tani nese ndodh qe ne keto emisione here pas here fton dike te nje niveli jo te mire apo dhe dalin jashte etikes e mira do ishte qe ta ndryshonin orarin e transmentimit te emisionit...

Mund te sjell dikush videon e shume famshme qe u be kaq buje,ta shohim ca skandal ka ndodh dhe kane marr kritike jo per gje...!?
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Njerezit e degjeneruar nga veprat i njohe ne shikim te pare . Kur hasi te tille ne tv , fap pullen , se skam nerva ti duroj se si shprehen , e lere me cka servojne ne programet e tyre .
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Canin e njoh nga afer, pasi kam marre pjese dy a me shume here ne emisionin e tij dhe mund te them se emisioni ka anen e tij spektakulare, dmth ato batutat e Canit pa asnje censure apo parapergatitje skenari gje kjo shume e veshtire per tu realizuar nga nje gazetar cfaredo. Cani e realizon kete gje me se miri duke shfrytezuar edhe natyren e tij personale si njeri open-minded dhe i lire e rebel ne mentalitet.

hajduti
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Soul me fal une thash se nuk e shoh Canin se smundem por ne ato pak here qe ka qelluar ta shoh apo ne videot qe hyra ne google dhe e pash nuk pash dicka jashte normales apo etikes..Per menyren si e drejton eshte argetues te pakten per mua,tani nese ndodh qe ne keto emisione here pas here fton dike te nje niveli jo te mire apo dhe dalin jashte etikes e mira do ishte qe ta ndryshonin orarin e transmentimit te emisionit...

Mund te sjell dikush videon e shume famshme qe u be kaq buje,ta shohim ca skandal ka ndodh dhe kane marr kritike jo per gje...!?

WOW s'mund te kemi ide te qarte per 2-3 emisione te para. Ai ka mbi 15 vjen ne mos gaboj e ka mijera emisione. Une nuk thash qe cdo i ftuar i tij eshte i pavlere. Por fakti qe here pas here sjelle dhe nivelin 0, ben qe t'me jete peshtirosur.
Se lexova dhe Hajdutin tani. Nuk eshte puna vetem tek argetimi/improvizimi. Se mir na argetoi 10 her, pastaj solli nje "XY" ajo goca qe kish dale para ca ditesh, e sh raste qe permenden lart e poshte. Me thuaj c'vlere promovon ajo? Apo Tradhtoni, beni jete si tua doj qefi rendesi ka qe e pranoni?! Leqe kur ngacmon dhe te ftuarat. C'vlere ka kur prek nje e tjeter, puth nje e tjeter? E ben per show? E pse duhet ta bej? C'po na percjell ne ai? Apo kenaqesi te epshit??? APo pune e madhe se je i martuar, e shume mesazhe banale qe jep here pas here. Kapaciteti im nuk e kap dot.
Tani kush do le ta shohe, s'ka pse niset nga cfare thuhet. Se dhe ata qe e shohin ndonje vlere do e ken gjetur atje besoj ;). Se eshte e trishte te pranojme qe ai deshmon realitetin dermues te shoqerise.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

Kemi nje problem ne shqiptaret se dime vec te flasim kurre te degjojme (ne kete rast te lexojme).
Jam kurioze sa nga ju lexuan ate cka Elvi apo te tjere kishin shkruar, se per te lexuar antaret nder vedi asnje se ka bere...eshte ashiqare!
Askush nuk po ve ne dyshim cilesite "spektakulare" te Arjan Canit.
Ajo cka po kerkoj personalisht por edhe autoret e shkrimeve kam pershtypjen se eshte e njejta.
Shoqeria jone nuk perfaqesohet nga kto lloj gjellsh qensh.
Perse cani nuk promovon student te ekselences, akademik ,apo nga cdo fushe!
Sepse cani di qe krijon sensacion me kto lloj lajmesh
1 muaj u moren me xhesika ndoj qe flirtonte me nje deputet...deri edhe parlamentaret nga foltorja e problemeve tona diskutonin se kush qe ai qe peshkonte ne "pusin" e saj.
Kjo eshte shqiperia , efektet jane te padiskutueshme.
Jemi shoqeri qe vdesim per thashetheme e scoop-e ,sidomos per te ditur se kush futi ke tek breket.
Qellimi i ksaj teme nuk qe te tregonim se kush qe open minded e kush qe drite ngushte.
Elementi qe gjithkend besoj shqeteson eshte i qarte.
Smund te justifikohemi se jemi ende nje shoqeri ambige.
Ne keto vite duhet te ishim te orientuar , kete ia detyrojme vetes dhe pasardhve tane.
Nuk mohojme qe keto steriotipe i shohim cdo dite ne te perditshmen tone, por e perditshmja jone eshte kaq dinamike sa nuk besoj se askush ne fund te saj mban mend se u ndesh padashje ne rruge me dike te tille.
Por kur ti me shfaq ne nje emision qe fillon ne oren me shikueshmeri te larte, fundjave , me imponohesh te te shoh dhe ndihem i zhgenjyer teksa shoh sesi promovohen antivlerat.
Jo rralle edhe te ftuarit normal kane mbetur te shashtisur para ktyre lloj "te ftuarish"
Sugjerimi eshte ky:
Keto lloj tipesh le ti nxjerri pas 12 dhe ne ritrasmetimin e se shtunes ti fshij fare.
Nuk di ku qendron kenaqesija e individid teksa sheh nje femer si enca qe i ben fresk zogut me flete limoni....kush eshte ai publik qe e dashka kete?
 
Titulli: Një bythë audience për Arian اanin/Nga Elvi FUNDO

nuk e shoh kte emosion,gjithsesi kta qe zhvishen marrin m shum klikime.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top