Nje bote pa internet

Lauri

Anunnak
Bota është e humbur. Ekonomia pëson kolaps. ثshtë fundi i botës dixhitale. Toka bën tre hapa pas (sa prapa? Njëzetë vite? Më shumë?). Nëse është një skenar realist dhe nuk shërben vetëm për të demonstruar izolimin tonë teknologjik, çfarë do të bëhej me ne nëse një gjë e tillë do të ndodhte? Ne, që bëhemi histerikë, kur nuk verifikojmë dot në moment se çfarë moti është nesër? Dhe që nëse nuk ngelim në klasë në fizikë, kjo ndodh sepse kemi krijuar një grup emergjence në WhatsApp dhe kopjojmë nga i vetmi gjeni që ka klasa? A është e mundur që gjithçka të marrë fund, menjëherë, pa pasur as kohën të themi “lamtumirë”?

Shiko fotografinë 1788039

Ideja që të jesh i lidhur do të thotë të jesh gjallë, ose të paktën, më i gjallë, ka zënë vend dhe është bërë e pasfidueshme.
Interneti na ka mbështjellë në një lëkurë të dytë teknologjike, një mbështetëse ekzistenciale që mendon për gjithçka. Nuk është hera e parë që u besojmë teknologjive për të cilat nuk dimë asgjë, por kurrë nuk kemi qenë kaq të varur.
Nëse mendojmë për një blackout, shqetësimi shkon tek Twitter apo tek Google. Kur agjenti Eduard Snouden, njeriu që zbuloi datagate, nxori në dritë vite të tërë spiunazhi në rrjet nga ana e National Security Ageny dhe gjithçka, që nga Adn e njerëzve të zakonshëm, deri tek telefonatat e kryeministrave në G20, rezulton krejt papritur e pambrojtur, e ekspozuar, atëherë lexojeni.

Per me shume:SPECIALE / Nj
 
Titulli: Nje bote pa internet

Problem puna pa internet :D
 
Back
Top