Nje ane e Shqiptareve sipas Faik Konices...

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Marre shkas nga ky shkrim:

"Albania" më 15 shtator 1901 - Këshillat e Faik Konices për një djalë që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir.

" I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish".Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë.Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

Mendova mos ta coja si postim thjesht tek thenie mbi shqiptaret, por ta sjell si teme, ndoshta dhe per te dhene mendimet nqs vertet ne shqiptaret jemi te tille? Apo kjo vecori e mos te pelqyerit asgje ne cilindo kendveshtrim e kan dhe vende te ndryshme, dhe ka te bej thjesht me njeriun si individ e jo si bashkesi?
 
Titulli: Nje ane e Shqiptareve sipas Faik Konices...

Mendoj se kete vecori e kane dhe vende e popuj te tjere.. por ne Shqiptaret e kemi i cik me teper :p
 
Titulli: Nje ane e Shqiptareve sipas Faik Konices...

C'ne spaska komentuar njeri tek kjo tema ?? :( Apo jeni tgjithe dakort me kte qe ka thene Faiku :p.. po sa bukur qe e ka gjet aman, gjithmone isoj paskerkeshim qene ne shqiptaret :(
 
Titulli: Nje ane e Shqiptareve sipas Faik Konices...

Heshtja eshte nje lloj pergjigjeje ose me mire miratim!

Cti them o Soli, i ka vene vulen!
 
Titulli: Nje ane e Shqiptareve sipas Faik Konices...

Paj e kemi diskutu ne mjafte tema, madje me bollek, tek nje teme qe ishte nje poezi: Une njof nje shqiptar :mendim:Megjithate se jemi te percundnuar, une, per vete e pranoje, madje konsideroje si gjeniale thenjen e z. Arber Xhaferi: ''Shqiptaret jetojne me stilin e jetes: Ke zuri muzgu i mbremjes patriot agu i mengjezit gjithsesi duhet ta zbardhe tradhetar''! :vriveten:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top