Niveli i glukozës matet edhe në lot

ShkodranNe

Dwell in possibility
Shiko fotografinë 1728189

Niveli i glukozës në lot i përgjigjet nivelit të saj në gjak, ndërsa ekspertët konsiderojnë që kjo mund të jetë alternativë e mirë për shpimin e përditshëm në trup dhe nxjerrjen e gjakut.

Diabetikët mund të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak nga dy deri dhjetë herë në ditë me teste gjaku, por shpikja e re e ekspertëve nga Universiteti Michigan mund ta ndryshojë këtë gjë.
Kanë zhvilluar senzorin i cili detekton nivelin e glukozës, jo në gjak por në lot. Në hulumtim kanë përdorur lotët e lepujve si zëvendësues njerëzor, ndërsa niveli i glukozës në lot ka qenë i njëjtë me nivelin e tij në gjak.
“Kështu do të jetë e mundshme të matet glukoza e lotëve disa herë në ditë dhe të kontrollohet niveli i saj në gjak, por pa dhimbjen e panevojshme dhe nxjerrjen e gjakut”, kanë shpjeguar hulumtuesit. Për këtë janë përcaktuar për shkak të kërkesës të madhe të pacientëve që kërkojnë cilëndo alternativë përveç shpimit në trup. Gishtat me kohë bëhen të ndjeshëm, ndërsa gjithmonë është i pranishëm edhe rreziku i vogël nga infeksionet, shkruan Daily Mail.
Testimet e shpeshta të gjakut janë të domosdoshme për njerëzit me diabetin e tipit 1, të cilët nuk mund të prodhojnë hormonin insulinë, dhe duhet ta kontrollojnë rregullisht sheqerin. Nëse personave me diabet të tipit 1 niveli i sheqerit u bie nën kufirin e caktuar mund të zhvillojmë hipoglikemi, çka mund të shkaktojë komën dhe vdekjen nëse pacienti nuk i nënshtrohet kurimit.
Te diabeti i tipit 2, trupi nuk prodhon mjaft insulinë që të kontrollohet niveli i sheqerit në gjak. Edhe pse mund të shërohet me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime, nëse përparon, shpesh janë të nevojshme ilaçet. Të sëmurët nga diabeti i tipit 2 duhet të kontrollohen dy herë në javë për të pasur nivelin e sheqerit nën kontroll.
Edhe pse ky është zbulim i admirueshëm, megjithatë mbetet çështja e hapur – si të qani shumë herë në ditë? //keshilla.net//
 
Pe: Niveli i glukozës matet edhe në lot

po si ti bejme njerezit te qajne :D
tju japim te hajne qepe ????
ose medikament qe nxit lotimin :D
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top