Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
DURRES – – Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni është sekuestruar mbrëmë gjatë natës në portin e Durrësit në automjetin e një shtetasi që po udhëtonte në drejtim të Italisë.
Nga kontrolli i kryer në makinën me targa të huaja PV 280Xl, policia tha se janë gjetur dhe bllokuar plot 18 pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Pas gjetjes së këtyre sendeve të paligjshme policia ka vënë në pranga shtetasin Ali Koçi, 23 vjeç, që drejtonte makinën që kishte hyrë në port për tu nisur në drejtim të Italisë.
Policia tha se pas bllokimit të armëve dhe municioneve është bërë shoqërimi i të riut në dhomat e hetimit ndërsa ai po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

B;lajmi fundit
 
Titulli: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Biznesi me arme fatkeqesisht eshte nder bizneset me fitimprurese andaj trafikantet edhe i hyne nje rreziku te tille. :espuls:
 
Pe: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Shoku paska rreziku qe paska rreziku gjynaf qe se paska marre edhe nje 20kg miell me vete, edhe celcat ke deti pastaj.
 
Pe: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Te kishte pas 17 ( qe eshte fatkeqsjelles) sdo ia kishin gjetur, por ahaa sdeshi ky.
Sa i trashe.
 
Pe: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Po ky ka shkuar per luften e tret botrore apo per pushime :P :P
 
Pe: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Paska qen djal i ri me prespektiv, ka menduar se esht liberalizu edhe porti :P eh medet !
 
Titulli: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

LOL......ky e paska bere te forte fare......ku tي con mushka drute.....normale qe do e kapnin
 
Pe: Niset për në Itali me 18 pistoleta në makinë, kapet në portin e Durrësit

Pse kam idene une qe me ane te ketij zogut te vogel kaloi sasi me e madhe armesh droge
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top