Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi-Genc Pollo, i pari turist dhe eksplorues

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1729216Nis sezoni turistik i sportit rafting në Shqipëri për vitin 2012. Albania Rafting Group, pas kontrolleve dhe inspektimeve te kryera më parë së bashku me Federatën Shqiptare të Rafting, këtë të diel të muajit Shkurt, zhvillon udhëtimin e parë turistik të rafting. Kësaj radhe ka zgjedhur të lundrojë në adrenalinë, bashkë me Albania Rafting Group, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit Genc Pollo. Ai ka eksploruar për të parën herë kanionet e Osumit, Skrapar. Gjatë përshkrimit të koloradove shqiptare, z. Pollo është befasuar nga ekosistemi dhe emocionet e shumta në përballje të bukurive natyrore. Kanionet e Osumit kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit.

Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara. Ka hamendje se kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e اorovodës, por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtë kanion. Në gjirin e këtij kanioni, që përshkohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij rrjedhin ujëvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem shkëmbor.

Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me fantastikët ne Europë, i karakterizuar kështu dhe nga studiuesit europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë. Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelbërimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm. Shkurre mesdhetare me bimësi si marja, shqopa, etj, me një botë të pasur të gjallë dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e lumit Osum.Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët të gjendur në kanionet shqiptare.

Për luginën e Osumit, guida e ARG ka rrëfyer shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg…duke filluar me Mullirin e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu.
Në kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr një ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m. Përveç tyre, te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit. Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qenë një bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen emocionuese në çdo moment, në çdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.

Por ndryshe nga itinerari i zakonshëm, i cili normalisht duhet të mbyllej në dalje nga Kanionet në Corovodë, këmbëngulësi z. Pollo sëbashku më skuadrën, të nxitur nga adrenalina e 14 km të parë kanë vendosur të vazhdojnë lundrimin me gomone deri në Bogovë, qarku i Beratit. Gjatë 240 minutave aventure të pareshtur, plot me argëtim ne dallgët e forta dhe të larta të lumit Osum skuadra sfidoi temperaturat e ulëta të shkurtit. Pollo, nëpërmjet ndarjes së sfidës së rafting, shoqëruar nga guidat profesionale të Albania Rafting Group dhe presidenti Zamo Spathara, është i pari turist i cili çel sezonin e sportit aventurë të rafting në Shqipëri dhe shijon mrekullitë e Kanioneve të Skraparit dukë sfiduar prurjet e shumta të lumit Osum.

اfarë është Federata Shqiptare e Rafting

Federata Shqiptare e Rafting është zgjedhur si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Rafting do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Rafting në Republikën Ceke në Shtator 2012. Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvillojë sportin rafting në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

اfarë është rafting?

Rafting është një aktivitet njerëzor i kryer në lumenj të rrjedhshëm që kërkojnë aftësi fizike për të përdorur lopatën dhe fuqinë e rrëmimit, i cili është pranuar përgjithësisht si një sport social, komercial dhe konkurrues. Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të liçensuara dhe të siguruara të rafting./ TO
 
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Po ka shkuar ky kokë shpulla edhe uji i Osumit do të thahet
 
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Ne fakt tani eshte koha me e pershtatshme per kte lloj sporti ,ne dimer nuk behet se lumi eshte i rrembyshem,ne vere lumi mund te thahet,ndersa ne vjeshte nga momenti ne moment lumi mund te pesoj ndryshime te thellesise dhe perben rrezik,ndersa stina e pranveres eshte tipike e ketij lloj sporti.
Une e kam provuar ,nuk ka gje me te bukur ,kanionet jane mrekullia vet.
 
Po ju sjell disa foto nga kanionet e Osumit te vitit 2011

249585_10150201770663650_8564353649_7144147_2711718_n.jpg


254347_10150201771088650_8564353649_7144150_2843016_n.jpg


249666_10150201771403650_8564353649_7144155_6963227_n.jpg


248405_10150201771523650_8564353649_7144156_6350012_n.jpg


251382_10150201771778650_8564353649_7144159_4662647_n.jpg


249636_10150201772013650_8564353649_7144161_1887718_n.jpg


250064_10150201773048650_8564353649_7144170_3176958_n.jpg


250004_10150201773143650_8564353649_7144172_4536160_n.jpg


254368_10150201773383650_8564353649_7144174_3610515_n.jpg


230844_10150182756858650_8564353649_6963232_3219293_n.jpg


225100_10150182757378650_8564353649_6963234_499337_n.jpg


231023_10150162762853650_8564353649_6803703_4552523_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Vjosa - rafting në ujrat e bardha...
Pranverë në Luginën e Vjosës

vjosa-per-web%20copy_f4d8314bd6f2d5acef8c4a2a8e511652.jpg


Pranvera në Përmet është thjesht e mrekullueshme. Në të gjithë Shqipërinë pamjet spektakolare në këtë stinë të bukur nuk mungojnë, por 'ëmbëlsinë' e Përmetit do ta veçoja. Lëndinat e buta e të gjelbërta, pemët frutore në lulëzime shpërthyese dhe majat e maleve me dëborën si akullore në horizont, lidhen magjishëm me njëra tjetrën duke të zgjuar ndjesitë që kohë më parë frymëzuan poetin tonë të dashur Naim Frashëri të thurrë disa nga vargjet më mbresëlënëse të atdhedashurisë shqiptare.

Këtu mes 'maleve të Shqipërisë dhe lisave të gjatë' rrjedhin ujërat e Vjosës - një lumë me rrjedhë të bollshme, sa të qetë aq edhe të rrëmbyeshme e plot dallgë. Në këto rrjedha dinamike, guidat me përvojë të Outdoor Albania - Rafting, mundësojnë lundrime plot aksion për këdo që dëshiron të përjetojë emocione të forta në ajër të pastër!

Ndonëse me pak vonesë në krahasim me shumë vende të tjera të Europës ku aktiviteti rafting nisi në mesin e viteve 80-të, sot edhe në Shqipëri dashamirësit e rafting-ut nuk mungojnë. ثshtë një kënaqësi e veçantë të konstatosh se pas thuajse dy dekadash 'letargjie', shqiptarët më në fund po i 'lëshohen' vendit të tyre tepër tërheqës për ta eksploruar me çdo mjet që të mundin.

Takim në Përmet

Pjesëmarrësit udhëtojnë në Përmet një ditë përpara lundrimit rafting, për të qenë sa më të shlodhur e të freskët. Si në qendër të qytetit ashtu edhe në rrethina ka hotele mjaft të mira të gatshëm për të mirëpritur mysafirë.

Përmeti ofron edhe mundësi të ndryshme vizitash të shkurtra kulturore dhe natyrore, ndër të cilat do të veçoja afresket e mrekullueshme të Kishës së Shën Mërisë në Leusë, shtëpitë tërësisht të gurta karakteristike të fshatit Bënjë dhe urën otomane përmbi Langaricë që të shpie te disa 'vaska' të ndërtuara me gurë lumi nga banorët e zonës: 'Banjat e Bënjës' të cilat mbushen nga burime termale squfurore me veti kurative.

Në një vend të tillë me njerëz aq mikpritës e të kulturuar, nuk mund të mungonte edhe ushqimi tepër i shijshëm, i cili serviret mjeshtërisht nëpër restorante e taverna, shoqëruar nga verat e vjetëruara të luginës dhe raki nga më e mira në vend. Nuk duhet harruar të merret diçka me vete si 'souvenir' - një shishe me raki të veçantë, mjaltë lulesh Frashëri, gliko arre apo kumbulle të mbushur me bajame ose fiku të egër.

Tani rafting!

Si rregull , pjesëmarrësit pasi vishen me pajisjet e nevojshme ndjekin me vëmendje një shpjegim teknik 'briefing' nga organizatorët, për tu njohur me manovrat që do të përdoren në lumë, si edhe me elementet e sigurisë në rast të ndonjë notimi 'surprizë' që nuk mungon.

Më pas formohen skuadrat, ndahen pozicionet në barkë dhe gjithçka është gati për aventurë. Pikënisja është zgjedhur disi e qetë, në mënyrë që ekuipazhi të familjarizohet me përdorimin e lopatave si edhe me mënyrën e veçantë të notimit në ujëra të rrëmbyera.

Më pas kthesa e Kaludhit nuk vonon të emocionojë ekuipazhet në një tren dallgësh të rrëmbyera, pasuar nga thirrje gëzimi të qeshura të hareshme dhe pse jo edhe ndonjë notues, që 'shijon' freskinë e Vjosës!

Ujërat e qeta që pasojnë, mundësojnë ripërtëritjen e forcave dhe përgatitjen për të tjera dallgë kryeneçe përmes të cilave do të lundrojmë me rafte, përbri pamjes hijerëndë të faqes veri-lindore të Nemërçkës - malit më të lartë të Shqipërisë së Jugut.

Rrjedha e grykëderdhjes së Langaricës dhe ajo e 'Brirëve' dhurojnë disa nga dallgët më të fuqishme të lumenjve të Shqipërisë të cilat i 'kalërojmë' fuqishëm njëra pas tjetrës. Janë aq ë mëdha e të fuqishme sa raftet hera herës 'zhduken' nën ujë për të ridalë në sipërfaqe shoqëruar nga 'shpërthime stërkalash dhe britmat e ekzaltuara të ekuipazheve.

Ngadalë i afrohemi Përmetit ku është mbërritja dhe fundi i kësaj aventure spektakolare një ditore. Faleminderit Vjosa! dhe sidomos: Mirupafshim!

اfarë është rafting?

Rafting - Lundrim nëpër rrjedha uji të shkumbëzuara të lumenjve, përmbi barka me ajër të ndërtuara posaçërisht për këtë qëllim. Në përgjithësi njihet si 'sport ekstrem' por në të vërtetë nën drejtimin e intruktorëve të kualifikuar është një aktivitet tepër zbavitës ku mund të marrë pjesë kushdo.

Materiali teknik

Gjithsecili mban veshur kostume neopreni - material sintetik i njëjtë më atë të kostumeve të zhytjes i cili edhe i lagur arrin të ruajë temperaturën e trupit. Jeleku i shpëtimit garanton pluskimin nëpër rrjedha, ndërsa kaska siguron mbrojtje nga ndonjë goditje e papritur.
 
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Rafting, adrenalina që falin lumenjtë
Ndërsa bora kishte mbuluar Beratin në muajin shkurt, monotonia kishte përfshirë anëtarët e Rafting Albania Group. Por mjaftoi një shtytje dhe ja hera e parë në kanionet e Osumit jashtë sezonit. “ Nuk e kishim provuar ndonjëherë në borë dhe po na mbyste bardhësia. Njerëzit sikur e ngadalësuan ritmin e tyre. Gjatë muajve kur nuk bëjmë rafting, të gjithë ne antarët e shoqatave rafting ndiejmë që na mungon adrenalina natyrale që jemi mësuar të marrim deri në katër herë në javë gjatë sezonit. Unë u bëra nxitësja duke i shtyrë që të shkonim. Ndalojmë tek “Gjurma e Abaz Aliut” dhe ne e respektojmë, sepse është një vend i shenjtë e po ashtu edhe të gjithë ata që kalojnë aty. Ndalojmë edhe tek “Vrima e Nuses”. Aty ngaqë është vend i hapur edhe era uturinte. Të gjithë u stepën. Por u futëm dhe e provuam herën e parë në borë” kështu rrëfen Blerina Ago, sekretare e Federatës Shqiptare të Rafting të krijuar një vit më parë, që drejtohet nga Zamo Spathari. Rasti i tyre ishte kërkimi esktrem i adrenalinës, ndërsa pranvera ka ccelur sezonin e eksporimit dhe argëtimit të rafting për të gjithë të pasionuarit dhe turistët, të cilët janë të shumtë pasi vitet e fundit ky sport është shndërruar në një trend edhe për tregun shqiptar. Në maj e qershor bëhet rafting në kanionet e Osumit, ndërsa kur niveli i ujit bie për shkak të vapës, nga korriku deri në shtator rafting spostohet në lumin e Vjosës në Përmet. “E duam Vjosën sepse mban më gjatë si sezon ngaqë lumi ka më shumë prurje, por ka edhe një natyrë shumë të bukur e njerëz mikpritës”- thotë Blerina.
Ajo nuk e konsideron rafting një sport ekstrem dhe as ccështje muskujsh por teknike dhe stili. “Do ta quaja sport aventurë, sport në natyrë, dhe në Shqipëri është rafting turizëm. Ne nuk kemi gradën e gjashtë të ushtrimit të këtij sporti në vend. Arrijmë deri në gradën e tretë si Osumi, si Vjosa” thotë Blerina e cila bën krahasimet mes dy vendeve. Lumi i Osumit nuk ka dallgë si Vjosa. Kjo e fundit ka më shumë adrenalinë, dhe njerëzit kur janë atje thonë se pikërisht aty është adrenalina ekstreme, por Osumi ka një rrugë që je i detyruar të ndjekësh sepse është i ngushtë. Aty krijohet ndonjë vorbull e padukshme për turistët, dhe nëse je pa guidë profesioniste atëherë mund të bllokohesh. Ka një rast të shënuar në kronikën e medias, dhe pikërisht antarët e federatës së rafting ia kanë dalë mbanë t’i nxjerrin nga vështirësia. Këtu Blerina thekson se nuk ka arsye për frikë, por vetëm për kujdes dhe përgjegjësi. Asnjëherë nuk duhet bërë rafting pa guidë të vërtetë. Federata e Rafting bën dy herë në vit inspektim të terrenit pasi lumi ndryshon ccdo ditë. Madje për herë të parë nga në fund të majit do të organizohen kurset e trajnimit profesional të cilat mbështeten nga Programi Rritje Albania pranë USAID. Këto kurse do të zgjasin dy javë dhe javën e praktikës në terren do ta asistojnë mjeshtrat italianë për të qenë plotësisht në përputhje me përvojën e huaj. Këto kurse duam t’i bëjmë të hapur për të gjithë publikun.”shpjegon Blerina Ago.Nisur nga përvoja e shteteve të tjera edhe në Shqipwri turistët e huaj duhet të shoqërohen nga guidat shqiptare, profesionale. Në asnjë shtet nuk lejohet të bësh rafting pa guidë të njohur nga shteti. Kjo shmang incidentet e pakëndshme dhe që dëmtojnë njerëzit e turizmin.
TE GJITHE PER RAFTING
Pjesë e rafting janë bërë të gjithë, diplomatë të huaj, politikanë, artistë, fotografë, përfaqësues të senatit amerikan e mjaft njerëz të njohur, të cilët kur hipin në gomone janë si të gjithë, madje zhvishen nga luksi i jetës së përditshme. Dikush edhe i ka zhgënjyer përkohësisht. “Na kanë zhgënjyer deri sa nuk janë futur në kanion. Rruga nuk është e mirë dhe duke mos qenë një njeri sportiv, krijohet një situatë e sikletshme. Por kur hyjnë aty brenda ndërrojnë mendim. Nuk ka një njeri të vetëm që të mos i pëlqejë kanionet”-thotë Blerina, e cila kujton edhe rastin e një turisteje 70- vjeccare nga Hollanda, e cila ishte e shëndoshe dhe jo shumë sportive. Në fund të udhëtimit, tha: “ Ia futa jetës. Këtë gjë duhet ta kisha bërë që kur isha 18 vjec por atëherë nuk kisha mundësi dhe e bëra tani”. Ndërsa një grup të rinjsh nga Suedia gjatë gjithë rrugës, u acaruan nga plehrat, kushtet, dhe ishin shumë të vrenjtur. Por kur hynë në kanion filluan të thoshin se kjo ishte Shqipëria dhe ishte e bukur. Pas këtij rasti, është momenti për të komentuar me Blerinën se natyra jonë është perlë, por njerëzit janë shumë hapa më pas. Por ushtruesit e rafting janë optimistë dhe përpiqen të ndikojnë sa munden tek instancat qeveritare për mjedisin rrotull kanioneve plot bukuri natyrore. Blerina tregon:”Kanionet e Skraparit janë më të mëdhatë. Ne bëjmë 14 kilometrat më të bukur, që janë të gjelbëruar, shikon përbërje shkëmbore, habitesh çfarë ka bërë natyra, ndërsa grackat nuk i kupton turisti.”/Shqiptarja
 
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Bukurrrr shume :D
Duhet ta bej.
Po ai Genci nuk eshte ai tipi qe e nxori Fiksi diku?
 
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi - Genc Pollo, i pari turist dhe ek

Albania Rafting Group-Gjakova,Prizreni,Prishtina,Berati, Tirana...e gjithe Shqiperia...ne Kanionet e Osumit Skrapar
Fotot: Realizuar javen qe kaloi :)

561183_10150977326787193_103155562192_11945838_1633063991_n.jpg

546387_10150977328672193_103155562192_11945846_1173001522_n.jpg

541132_10150977332052193_103155562192_11945857_1121992199_n.jpg

295089_10150977339282193_103155562192_11945878_377601158_n.jpg

156189_10150977341282193_103155562192_11945885_1518996352_n.jpg

521406_10150977341647193_103155562192_11945886_966074329_n.jpg

546649_10150977342157193_103155562192_11945887_506454866_n.jpg

181294_10150977342652193_103155562192_11945889_159832957_n.jpg

579659_10150977343327193_103155562192_11945892_1158356453_n.jpg

553659_10150977346397193_103155562192_11945904_1860740531_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi-Genc Pollo, i pari turist dhe eksp

Një ditë në rafting
23/10/2012 17:10





Jeni të apasionuar pas pushimeve që bartin aventurën dhe ju shtojnë adrenalinën? Atëherë duhet të zgjidhni rafting. Duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi ynë prej vitesh, federata e “Rafting Albania” ushtron këtë sport nëpër lumenjtë e Shqipërisë.

ثshtë ende herët dhe Zamo Spathara me kolegët e tij nisen nga Berati drejt lumit të Vjosës. Për të shtuar aventurën e këtij udhëtimi drejt Përmetit ata zgjedhin rrugën e vjetër të ndërtuar gjatë luftës italo-greke.

“Kjo rrugë ka qenë e mbajtur shumë mirë, por tani është një rrugë e tipit “safari” dhe ne e përdorim për aventurën tonë”, shprehet Zamo.

rafting-rruga.jpg


Megjithëse është vetëm 70 kilometra, kjo rrugë realizohet për rreth katër orë dhe është e kalueshme vetëm për makinat 4x4.

Gjithçka është gati. Grupi prej 15 turistësh nga Kosova ka mbërritur dhe secili pasjiset me veshjen e përshtatshme e mjetet mbrojtëse. Të gjithë janë gati dhe aventura në lumin e Vjosës fillon tani.

rafting-gati.jpg


Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, rrjedha e Vjosës nuk është në nivel shumë të lartë. Megjithatë barkat me nga 6 persona luftojnë se kush do të arrijë i pari në finish. Pjesët më të bukura, ku edhe emocionet shtohen, sigurisht që janë rrjedhat me ujë të rrëmbyer, të cilat nuk mungojnë në luginën e lumit që buron nga Janina.

Aventura në rafting përfundon pas katër orësh lundrim. Grupi I turistëve nga kosova ka mbetur shumë I kënaqur nga kjo ekperiencë. Arben Lila tregon se shqipëria është pjesa kryesore e guidës së tyre turistike dhe bukuritë e vendin tona janë mahnitëse.

rafting-lumi.jpg


Një pjesë e grupit kanë kryer 500 kilometra rrugë me biçikletë nga Peja në qytetin e Vlorës në nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Pjesë e këtij turi ka qenë edhe 64-vjeçari Blerim Peja, i cili vjen për herë të parë në rafting. Rafting është një sport për të gjithë. Dentisti Luan Hoxha tregon eksperiencën e tij: “Ishte shumë emocionuese të përshkoje të gjithë itinerarin pasi sheh bukurinë e Shqipërisë.”

Ky ishte vetëm një nga udhtëimet emocionuese që organizon Federata e “Rafting Albania” në lumejntë e Shqipërisë. /TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top