Nis sesioni i ri i Kuvendit, ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve

Nis sesioni i ri i Kuvendit, ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve

parlament-mungon-opozita-696x464.jpg


Sot pak pas orës 10:00 nisi seanca e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit Ilir Meta. Kjo seancë që drejtohet nga deputeti socialist Besnik Baraj, nisi me Himnin Kombëtar e vijoi me një shprehje të ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Gjatë fushatës elektorale me Zotin Obama kemi pasur mendime të ndryshme dhe të ashpra, por të gjitha këto kanë të përbashkët interest e athdheut. Interesat e vendit janë mbi gjithçka, mbi ato politike e partiake”.

Kjo seancë e parë ishte e shkurtër dhe nis me konfirmimin e mandateve të deputetëve të rinj.

Tre deputetët më të rinj janë ftuar në sallë të bëjnë detyrën e përkohshme të sekretarit. Ata janë Izmira Ulqinaku, qarku PD Durrës, Kejdi Mehmetaj, LSI Tiranë, dhe Anduel Xhindi, PS Fier.

Në seancën e paradites u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve të deputetëve, dhe më pas do të vijohet me një tjetër seancë që pritet të mbahet pasditen e sotme, në orën 18:00.
b.lexo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top