Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nis prodhimi i ferrokromit

Ndezja e furrave të ferrokromit e rikthen përsëri Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare, pasi plani i prodhimit është rreth 3 mijë tonë në muaj, gjysma nga të cilat do të jenë me karbon të ulët, një lëndë mjaft e kërkuar në tregjet ndërkombëtare.

Drejtuesit e punimeve në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, reparti i shkrirjes, tregojnë se sapo janë instaluar 3 furra të reja, dy nga të cilat do të prodhojnë ferrokrom me karbon të lartë dhe e treta do të prodhojë ferrokrom me karbon të ulët.

Ferrokromi me karbon të ulët prodhohet për herë të parë jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon, ndërsa numërohen me gishtat e dorës vendet dhe uzinat që e prodhojnë këtë lloj produkti, shprehet njëri nga drejtuesit e uzinës. Në repartin e shkrirjes puna u ndërpre pak muaj më parë, për shkak të krizës ekonomike botërore dhe për shkak të rënies së çmimit të këtyre metaleve në tregjet ndërkombëtare.

Për pak ditë uzina do të ndezë furrën e tretë për të prodhuar 1 mijë e 500 tonë ferrokrom me karbon të lartë në çdo muaj. Nga ana tjetër, edhe sindikalistët thonë se janë shumë të interesuar për rifillimin e punës dhe të prodhimit në uzinë, duke theksuar faktin se gjatë kohës që furrat u ndaluan, asnjë punëtor nuk u hoq nga puna.

Elbasani është një nga zonat industriale më të njohura të Shqipërisë. Krahas metalurgjisë së çelikut, këtu janë vendosur edhe një seri uzinash dhe reparte të shkrirjes së metaleve të veçanta si kromi. Në këto uzina dhe reparte shkarkojnë lëndët e para të gjitha minierat e Shqipërisë, prandaj edhe ndezja e këtyre furrave do të jetë edhe një nxitje tjetër për të rritur prodhimin në minierat e vendit.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back