Nis plazhi në Durrës e Vlorë, bregdeti peng i plehrave

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Plazhi-i-Currilave2.jpg

Golemi-plehra.jpg


Durrës, Vlorë, 29 prill 2012, NOA – Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen detit për të kaluar fundjavën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjiri i Durrësit, plazhi më i afërt për qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, është populluar nga qytetarë të shumtë, të cilët i janë larguar vapës në kryeqytet për të marrë rrezet e para të diellit buzë detit, por edhe për të shijuar ushqime deti në restorantet e shumtë.

Pamjen e bukur të detit e kanë shëmtuar sërish plehrat e shumta të hedhura andej këndej buzë detit, në rërë.

Bregdeti i Durrësit duket sikur nuk i është përshtatur ende thirrjes kombëtare për “Shqipërinë e pastër”, duke përcjellë për vizitorët e parë pamje aspak të këndshme, në vigjilje të sezonit turistik.

Edhe plazhet e bukura të Vlorës kanë mikpritur pushuesit e parë, jo vetëm nga Vlora por edhe nga Tirana e qytete të tjerë.

Për shkak të infrastrukturës jo të mirë në këtë qytet që thith edhe numrin më të madh të pushuesve dhe turistëve gjatë verës, trafiku është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sidomos në qytet.

Përtej motit me diell dhe kaltërsisë së Jonit, edhe në plazhet e Vlorës plehrat mbeten “banore të përhershme”.

Plehrat dhe papastërtia mbizotëron në shumë prej plazheve të vendit, ndërkohë që sezoni turistik ende nuk ka nisur.​

NOA
 
Pe: Nis plazhi në Durrës e Vlorë, bregdeti peng i plehrave

Shokuese :cudi:
Kshu ne pisllek jetojne edhe ne shtepite e tyre kta qytetare qe hedhin plerat vend a pa vend?!
 
Titulli: Nis plazhi në Durrës e Vlorë, bregdeti peng i plehrave

Nuk eshte kaq e egzagjeruar sic thuhet ne material, te pakten Vlora bregdetin e ka te paster ...e sidomos ne kto ditet me diell eshte shume shume bukur .
Mqs ra fjala te plazhi une e fillova dje :D pikerisht ketu ...deti fantastik
577912_146701388793375_100003605433521_169494_1778650417_n.jpg


538646_146701435460037_100003605433521_169495_1497944412_n.jpg
 
Titulli: Nis plazhi në Durrës e Vlorë, bregdeti peng i plehrave

Ida sma shtin zilin hic fare un e fillova ne kallm plazhin dje :P me i birr norga ne dor :)
Ishalla i pastro bashkia plehrat se na vdiqen .
 
Back
Top