Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nis përhapja e gripit, komplikacione dhe temperaturë 40 gradë

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Nis përhapja e gripit, komplikacione dhe temperaturë 40 gradë

1578161527556.png
Temperaturat e ulëta mëngjeseve dhe darkave kanë rritur fluksin e pacientëve të prekur nga virozat e shumta që qarkullojnë. Nuk kanë munguar edhe rastet me grip, por Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka deklaruar se cili virus qarkullon në vendin tonë.

Temperaturë e lartë, kollë dhe shpesh infeksione respiratore janë simptomat që kanë prekur shumë qytetarë. Më të shtuara kanë qenë rastet tek moshat pediatrike.

Mjekët thonë se i kanë këshilluar prindërit që gjatë mëngjeseve dhe në orët e darkës të mos i nxjerrin fëmijët e vegjël, por atmosfera e krijuar në shesh me rastin e festave të fundvitit dhe jo vetëm, i ka tunduar.
Kjo ka bërë që shumë fëmijë të kalojnë temperaturë 40 gradë. Sipas mjekëve, komplikacione më të shtuara tek pacientët e prekur nga virozat kanë qenë infeksionet e veshit dhe syve.
Mjekët sugjerojnë prindërit që përveç konsumimit të lëngjeve të bëjnë kujdes me ngrohjen e ambientit, jo duke mbajtur një temperaturë të lartë dhe çdo dy orë të hapin dritaren për t’u ajrosur. /Top Channel
©Copyright Gazeta SHQIP
 
E mire se do e beje ISHP-ja publike sa te mbledhe materiale, sa te padurueshem edhe keta. Pik se pari mjeket duhet te dergojne materiale, te testohen, madje sezoni sa ka filluar, duhen disa shembuj qe statistikisht te numerohen se cfare ka me shume, jo qe do ndryshoje gje, merrni vaksinen kunder influences e hani sa me shume portokalla e mandarina, e kshu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top