Love
βeℓℓe â๓e
Prishtinë, 19 janar 2012 – Komisioni Europian nisi sot dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave, por nuk ka ende asnjë datë të saktë se kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa vizë në vendet e zonës Schengen, raporton agjencia e lajmeve NOA
Komisionerja për اështjet e Brendshme në KE, Sesilia Malmstrom gjatë një konference të përbashkët në Prishtinë me Kryeministrin Hashim Thaçi theksoi se udhërrëfyesi për Qeverinë e Kosovës nuk ka përfunduar ende, dhe se ai do të jetë gati në pranverë.
“Kushtet për fillimin e dialogut janë plotësuar në mënyrë të mjaftueshme. Shumë reforma janë kryer, si për shembull çështja e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë. Jam e bindur se entuziasmi i qeverisë kosovare do të mbetet i tillë në vijimin e reformave, që të ecim në këtë rrugë të mbarë për liberalizimin e vizave”, deklaroi Malmstrom.
Ajo nënvizoi se nisja e dialogut për liberalizimin e vizave nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera ndërlidhen edhe me çështje tjera teknike dhe ato të legjislacionit.
Komisionerja europiane theksoi se udhërrëfyesi do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, ashtu siç kemi vepruar edhe me vendet e tjera.
Zonja Malmstrom nënvizoi se liberalizimi i vizave është një mënyrë e mirë që njerëzit të bashkohen me njëri tjetrin, porse për ta arritur duhet shumë punë.
Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi se ajo që është me rëndësi është se edhe për Kosovën do të respektohen të gjitha kriteret si për vendet e tjera.
“Me rëndësi është që Kosova ka ecur përpara, kemi përmbushur disa kritere. Ne si qeveri do të punojmë maksimalisht që procesi të mbyllet sa më shpejt. Ne do i bëjmë të tëra reformat në politikë, ekonomi, legjislacion. Duhet të jemi të hapur dhe me vetveten pasi ne ishim të fundit në rajon që u pavarësuam. Por e rëndësishme është që ne hyjmë në këtë proces. Kjo është një ditë e bekuar pasi e kemi ëndërruar për një shekull të tërë dhe po hapim tash etapën e integrimin euroatlantik”, deklaroi kryeministri i Kosovës.
Burimi: NOA