Nipi 11 muajsh nuk pushon së qari, gjyshërit e djegin të gjallë në sobë

Hera

Έτερος εγώ
Nipi 11 muajsh nuk pushon së qari, gjyshërit e djegin të gjallë në sobë
3-1.jpg
Një krim i tmerrshëm, i cili iu kushtoi shumë vite nga jeta e tyre pas hekurave. 43-vjeçarja Zhanna Miyagasheva dhe burri i saj Alexander Miyagashev, 48 vjeç u dënuan këtë të premte përkatësisht me 9 dhe 15 vite burg.

Ata u shpallën fajtor për vrasjen e nipit të tyre Maxim Sagalakov, 11 muajsh, të cilin e dogjën të gjallë në sobën e zjarrit, në shtëpinë e tyre në fshatin Kharoy, të Rusisë.

Çifti duhej të kujdesej për djalin e vajzës, por e qara e tij i acaroi së tepërmi, duke ndërmarrë veprimin ekstrem, të shtyrë edhe nga sasia e madhe e alkoolit që kishin pirë.

Ekspertiza në trupin e foshnjës, konfirmoi se Maxim ishte i gjallë kur u hodh në zjarr dhe u dogj.
Trupi i pajetë i foshnjës u gjet nga nëna e tij, 21-vjeçarja Viktoria Sagalakova, e cila kur u kthye në shtëpinë e prindërve, u përball me skenën tronditëse.
Në gjykatë burrë dhe grua, tentuan që të mbroheshin, duke ia ngarkuar fajin njeri tjetrit, shkruan noa.al
Krimi i rëndë ndodhi në janar të vitit 2019, ndërsa dënimi për çiftin u dha këtë të premte. /a.y/noa.al
 
Last edited by a moderator:
Sërish lajme nga noa.al, sërish lajme për klikime. Nuk mendoj se është ndonjë portal serioz kjo faqe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top