Nikoliq: Në Qeverinë e Serbisë, ka njerëz që do ta njihnin Kosovën

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se brenda qeverisë serbe, ekzistojnë zyrtarë të cilët do të pranonin Pavarësinë e Kosovës, duke mos lënë të dyshohet se një mendim të tillë e ka edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, apo ndonjë zyrtarë që mbanë pozitë të lartë.

Ai në një intervistë për të përditshme serbe “Novosti” ka thënë se brenda Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiq ka persona që do të dorëzoheshin nga presioni i fuqive të mëdha, dhe për t’ia lehtësuar vetit punën, do të hiqnin dorë nga, siç shprehet ai, sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, duke pranuar Kosovën si shtet, transmeton lajmi.net.

“Supozojë se në Qeveri eksitojnë persona që do ta njihnin Kosovën, për të hequr barrën nga supet për ta përmbyllur kështu një kapitull. Nuk dyshoj në kryeministrin, apo te njerëzit që kanë pozita të larta funksionare, por ka shumë të atillë që mendojnë se do të ishte më lehtë që t’i udhëhiqnin resortet e tyre, nëse nuk do të kishin obligim t’i respektojnë interesat nacionale serbe dhe do të kishin benefite nga anë të ndryshme”, ka thënë Nikoliq.
05_12_2015_6476458_nikoliq.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top