Nje itinerar qe nuk perfshin vetem plazhet nga qytetet e para te Cote d'Azur. Kopshte liksoze, bregje te egra madje edhe male.
Nuk eshte vetem festival i Nices Jazz nga 8 ne 12 korrik ne vendin e Massenas dhe ne kopshtet Alberto, arsyeja e vetme per te vizituar kete perle te rivieres, te preferuar nga shume italiane ne te gjitha stinet,bukurite e peisazheve dhe te arteve terheqin gjithmone dhe embelsia e klimes lejon thuajse gjate gjithe vitit te hash ne qiell te hapur ne tavolinat e lokaleve te shumte qe ndodhen ne plazhe
E gjithe Cote d'Azur jeton prane kesaj simbioze me detin dhe ben me te miren e saj ne fillim te pikut te veres, kur rruget jane te ngushta dhe pershkohen me veshtiresi
Perpara se te arrihet ne Nice eshte nje ndalese ne nje kep, ai i Cap Ferrat, qe meriton nje ndalese per te vizituar dy vilat e mrekullueshme ne det pa asnje pagese te realizuara nga pronaret ne shekullin e kaluar dhe sot kontrollohen nga Institut de France. Vila Kerylos ne Beaulieu-sur-Mer, qe eshte frymezuar nga struktura dhe arredimi i Greqise klasike dhe vila Ephrussi de Rotschild, nje pallat luksoz qe rrethohet nga nje kopesht i madh botanik qe dominon Saint-Jean-Cap-Ferrat.
Vizita e Nices kerkon disa dite : pervec se nuk duhet te harroni Promenade des Anglais, eshte shetitja pergjate bregut me peisazhin e shtepive historike dhe hoteleve si ne enderr, magjepsja e qytetit qendron ne rrugicat e qytetit te vjeter, qe te kujton detyrimisht Ligurian, rrugica te larta te mbushura me dyqane te te gjitha llojeve, tregje te hapura, triumf i bimeve, lule, pelhura provinciale, artizanat dhe gastronomi.
Shtepi dhe pallate me fasada te tonalitetit te te kuqes, jane mbushur me detaje arkitektonike klasike, nga palmat neper ne kopshte qe ngjiten larte per ne amfiteatrin ne koder, qe mundeson pamje te qytetit. Nga tarraca e restorantit te hotel Splendid Nice ne qender te qytetit fitohet nje pamje qe shtrihet mes detit dhe maleve.
Nice eshte edhe nje qytet i jashtezakonshem i muzeve dhe veprave te artit, pothuajse te gjitha me hyrje falas ne keto ane, vetem te marten jane mbyllur sipas rregullave, mund te zbulohen thesare te papritur.
Ne kodren Cimiez gjendet muzeu i dedikuar Matisse ne nje vile gjenoveze te shek XVI e rrethuar nga nje park me peme te larta. Artisti jetoi ne Nice nga 1917 deri ne vdekjen e tij ne 1954-en. Jo larg prej ketu hapet muzeu kombetar i veprave Marc Chagall, themelor per te kuptuar rrugen dhe evolimin e artistit, qe nder te tjera ruan 17 piktura te mesazheve biblike.
Akoma per te gjitha gustot eshte muzeu i instrumentave muzikore ne pallatin Lascaris, muzeu i Artit Modern dhe Bashkekohor, Muzeu i Arteve Aziatike, por edhe Muzeu i Paleontologjise se Tokes se Dashur dhe Muzeu i Historise Natyrore.
infoal