Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ngrohja globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.
Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor. Për të qen ky fakt edhe më brengosët, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, gjegjësisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si “spreje spërkatëse” .
Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar. Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara. Temperaturat në këto vise me të madhe kanë filluar të ndryshojnë dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.
Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë.
Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?
Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që ne deshëm ta parashtroj në këtë artikull, është fakti se, mu ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbar rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tija famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave Mishell Nostradamus.

اfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?

Në veprën e veta të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.
Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasoj do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore. Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.
Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.
Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:

Në dyzetetetë gradë
Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë.
Ja se si e përshkruan këtë:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë...

Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:

Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet
Dyzet vite më pas ylberi përherë do të shndëris
Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë
Dhe përmbytja do të vjen kur ylbri sërish të paraqitet.

Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veq këtyre efekteve, Nostradamusi parathot se në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqes edhe një problem tjetër të madh hapsinore për njerëzimin.
Nëse në këtë kontekst, pëmendim edhe urrinë e madhe të cilën në shumë kuatrane e parathot Nostradamusi, e që do të jetë si pasoj e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfar pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.
Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit.
Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante:
Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!


Adnan Abrashi
 
Qe bota ka nje fund kete e kam si bindje te palekundur por se kur as qe ja kam idene. Mbase ngrohja globale eshte dukuria e nxitimit te njerezimit per ti dhene fund jetes ne toke. Mbase brezi jone mund te mos ua arrije atyre koherave por gjithsesi ky eshte nje faktor alaramues dhe qe nuk po terheq aq vemendje sa duhet dhe po behet shume pak per ta evituar.
 
Jeta !
I ke mare perparesin e te drejtes se botimit te temes,Nostres_22.Ai gezon edhe te drejten e trashegimise.
 
Redaktimi i fundit:
ahahha Orakull, Jeta eshte sekretarja ime per aq sa te kem jete :D
 
ahahha Orakull, Jeta eshte sekretarja ime per aq sa te kem jete :D

Atëherë i bie që profecia e tij të jetë e rrejshme, nëse do të bie 40 vite shi, atëherë ku mbeti profecia e tij mbi fundin e botës më 2012? apo kam lexuar gabim?... ose ose veqse ka pasur rreshje shiu 40 vjeçare por nuk i kemi parë LOL?!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back