Ngrohja globale/ Arktiku po gjelbërohet, mbijnë bimë në botën e ngrirë
Ngrohja globale është një nga shqetësimet më të mëdha të njerëzimit dhe ekologët thonë se kemi arritur në një pikë vërtetë kritike. Temperaturat e larta, që kanë ardhur si shkak i ngrohjes globale, kanë bërë që në Arktik të mbijnë bimë e pemë të ndryshme. Sipas një studimi të ri shumë zona të Arktikut, që kanë qenë të ngrira prej miliona vitesh, kanë filluar të lulëzojnë.
Fenomeni shqetësues i quajtur “Gjelbërimi i Arktikut”, po studiohet nga shkencëtarët me përdorimin e dronave dhe satelitëve. Një grup prej 40 shkencëtarësh nga 36 institucione, të udhëhequr nga dy eksplorues të “National Geogrphic”, janë mbrapa këtij projekti madhor. Duke qenë se temperaturat në verë janë më të ngrohta dhe bora shkrin më shpejt, shumë bimë kanë filluar të lulëzojnë në Arktik.
Autori kryesor i studimit, Dr. Isla Myers-Smith, nga Universiteti i Edinburgh thotë se teknologjitë e reja duke përfshirë sensorët në dron, aeroplan dhe satelitë, po u japin mundësi shkencëtarëve të gjurmojnë modelet e reja të gjelbërimit.
Studiuesit në Europë dhe në Amerikën e Veriut gjithashtu kanë zbuluar se gjelbërimi Arktik, i cili mund të shihet nga hapësira, është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Sipas tyre ngrohja e tokës është e rëndësishme, por po kështu janë edhe ndryshimet në kohën e shkrirjes së borës dhe lagështirës.
Shiko fotografinë 1713259Shiko fotografinë 1713260
Gazeta shekulli