Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ngrihet Statuja Misterioze e Titos në Shkup

Autoritetet e kryeqytetit maqedonas janë kapur në befasi nga zbulimi i statujës së bronzit të presidentit jugosllav, Josip Broz Tito.


Tito_Statue_Skopje_by_SJM_483943.jpg

Autoritetet në Shkup thonë se ende nuk e dinë se kush e ka vendosur statujën e Titos, ndërsa shtojnë se ndërtimi i saj është ilegal dhe paraqet rrezik për sigurinë.

"Nuk e dimë kush e ka ngritur këtë monument. Inspektorët tanë kanë qenë në terren dhe kanë konstatuar se monumenti është vendosur në një vend që nuk është i paraparë për këtë qëllim", i tha të hënën BIRN-it komuna e qendrës së Shkupit.

Zyrtarët thonë se, tani për tani, komuna nuk do ta heqë statujën.

"Inspektorët tanë do ta verifikojë gjendjen aktuale të monumentit", thanë zyrtarët e Qendrës, duke iu përgjigjur raporteve të cilët thonë se statuja mund të rrëzohet nga erërat e forta, pasi ajo nuk është e ngjitur ashtu si duhet në piedestal.

Statuja e bronztë e udhëheqësit të vdekur jugosllav u ngrit të premten para shkollës të mesme Josip Broz Tito në Shkup.

"Askush nuk na pyeti asgjë. Piedestali u ngrit dy javë më parë dhe statuja u vendos aty papritmas... ajo nuk ndodhet në pronën tonë, kështu që nuk është problemi ynë ", tha drejtori i shkollës, Dragan Danev.

Ajo u vendos aty me më 29 nëntor, me rastin e përvjetorit të themelimit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, RSFJ-së, pjesë e së cilës ishte edhe Maqedonia, 70 vjet më parë.

Shtatorja është një kopje e statujës së njohur të Titos në vendlindjen e tij Kumrovec, në Kroaci, vepër e skulptorit të njohur jugosllav Antun Augustinciq.

Slobodan Ugrinovski, kreu i partisë së vogël, jo-parlamentare , Forcat e Majta të Titos, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bashku me anëtarë të tjerë të partisë, tha se ata nuk e kishin vendosur statujën.

"Nuk e di kush qëndron prapa këtij projekti... statuja është vendosur aty nga banorët e Shkupit të cilët e respektojnë mareshalin [Titon], e të cilët po rritën në numër çdo ditë", tha Ugrinovski.

Duke këmbëngulur se për vendosjen e statujës kishin kuptuar vetëm “nga populli”, Ugrinovski tha se monumenti nuk duhej të konsiderohet si ndërtim i paligjshëm.

"Kë e bezdis monumenti i Titos? "Pyet Ugrinovski, duke shtuar se,"ثshtë qesharake të thuhet se statuja është e paligjshme".

Partia kryesore opozitare Partia Social Demokrate, e cila konsiderohet si pasardhëse e drejtpërdrejtë e regjimit të ish-Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, mohoi se kishte të bënte me monumentin.

Partia kryesore në qeveri VMRO DPMNE, e kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski është distancuar gjithashtu, duke thënë se statuja nuk është pjesë e projektit për riorganizimin e kryeqytetit, "Shkupi 2014".

Për shkak të qëndrimit të tij diplomatik të painkuadruar, lideri komunist i ish-Jugosllavisë admirohej gjerësisht edhe në Perëndim, ndërsa si diktator ai u vlerësua për ruajtjen e bashkëjetesës paqësore në mes popujve të Jugosllavisë.

Ai ishte i vetmi që u largua me sukses nga blloku sovjetik , nga i cili Tito u shkëput në vitin 1948 për të ndjekur një politikë të jashtme neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. Ai vdiq në vitin 1980 dhe vendi u shpërbë dhjetë vjet më vonë.

Lajmi për monumentin ka ndarë opinionin publik në Shkup. "Ishte koha që ne ta shpaguanim njeriun që solli paqe dhe prosperitet për të gjithë popujt e Jugosllavisë gjatë kohës së të cilit nuk ishte luftëra, apo nacionalizëm", tha për Ballkan Insight 53-vjeçarja Cena Bliznakova nga Shkupi.

Por opinioni i Bliznakovas ishte krejtësisht i ndryshëm nga një banor tjetër i moshuar i Shkupit.

"ثshtë skandaloze të lavdërohet njeriu i cili burgosi dhe vrau shumë patriotë maqedonas", tha ky njeri, duke kujtuar gjyqet politike të ish-shtetit njëpartiak.

Por Andrej Suljakovski, student i shkollës së mesme në Josip Broz Tito, i cili ka lindur pas shembjes së Jugosllavisë së Titos, dukej indiferent.

"Së pari, nuk di shumë për Titon. Për të kam dëgjuar pak nga prindërit e mi. Nuk më intereson nëse e heqin apo e mbajnë [statujën]", tha ai.
J.kosov.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back