Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ngjyrat e ushqimeve percaktojnë kaloritë

Për të gjithë ata që janë të fiksuar pas linjave të trupit të tyre, tani farë mirë mund të llogarisin kaloritë e tyre vetëm në bazë të ngjyrave të asaj cka konsumojnë.

Sipas studimeve të fundit, është arritur në përfundimin se një vakt i mirë duhet të jetë me sa më shumë ngjyra. Studiuesit flasin për një “Colour Code”, një regjim të vërtetë dhe fiks në bazë të ngjyrave.

Sipas kësaj teorie, përbërësit kimikë, që u japin frutave dhe perimeve ngjyrë, përmbajnë ushqyes që i bëjnë mirë shëndetit dhe bukurisë njerëzore.
Kështu ngjyra:
Blu - ثshtë dieta e Mariah Carey-t, e cila nuk pranonte të hante asgjë që nuk ishte ngjyrë violë. Ushqimet e kësaj ngjyre dhe ngjyrës blu kanë veti antioksiduese, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe shqetësimeve kardiake. Ato ndihmojnë edhe në luftimin e efekteve negative të ndotjes, të tymit dhe stresit, të pranishëm në radikalet e lira. Konsumoni sa më shumë produkte në tonet e blusë dhe violës, sepse rrisin energjinë, duke ju bërë më të predispozuar drejt praktikimit të sportit.


E kuqe - Perimet dhe frutat e kuqe – domatet, luleshtrydhet, qershitë, shalqiri – përmbajnë në masë antioksidantë që luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Për shembull, rrepat janë të pasura me peroksid, aq të nevojshme në dezintoksikimin e mëlçisë. Produktet e kuqe, përveç të tjerash, ndihmojnë në ruajtjen e gjendjes së mirë shëndetësore edhe në moshën e shkuar.

E gjelbër - Perimet dhe frutat në këtë ngjyrë janë të dobishme në luftimin e lodhjes dhe stresit. Janë të pasura me vitaminë B dhe hekur. Një burim i pashtershëm energjie. Vitamina B ndihmon edhe në prodhimin e hormoneve, ideale për gratë që marrin pilula kontraceptive. Perimet, si lakra, janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe luftojnë fryrjet e stomakut.

E verdhë dhe portokalli - Për një shikim sa më të pastër nuk ka gjë më të mirë sesa ushqimet që kanë ngjyrën e diellit. Karotat dhe kungujt përmbajnë karoten dhe përbërës të tjerë, që mbrojnë sytë dhe forcojnë sistemin imunitar. Ananasi përmban elementë që favorizojnë tretjen dhe kanë përparësi kundër infeksioneve. Patatja është e pasur me vitamina A dhe C e acid folik, ideale për gratë shtatzëna.

E bardhë
- Hudhra është ideale për zemrën, sepse ul nivelet e lipideve në gjak, duke parandaluar sëmundjet kardiake. Qepa dhe preshi përmbajnë elementë që ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kancerin në stomak.

Top-channel.
 
e di cila eshte e mira e te mirave qe ti hash te gjitha nga pak se cdo ushqim ka vleren e vet .. sigurisht duke reduktuar ato qe duke u perdorur ne sasi te medhaja ndikojne negativisht
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back