Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ngjela:Reforma e drejtësisë fshin*Berishën dhe taborin e tij

Avokat Spartak Ngjela ka i bërë dje thirrje kryeministrit Edi Rama që të fusë projektin kushtetues në Parlament. “Nuk lëviz dot. Shteti nuk ka para. Qeveria shqiptare është nën presionin e embargos. Nuk qëndron dot asnjë forcë politike më në qeverisje po të mos bëjë Reformën në Drejtësi. Asnjë! Fute Rama në Parlament Reformën të hapësh epokën e re në Shqipëri. Nuk ka Rilindje. Ky është koncept abstrakt dhe poetik: ka Reformë Sir! Dhe këtë e kanë marrë në dorë ata që i kanë me vete 95 për qind të shqiptarëve”, shkruan Ngjela.

​Avokati mendon se Reforma në Drejtësi fshin Sali Berishën bashkë me taborin e tij. “Kjo është forca dyfishe: Reforma fshin Saliun dhe taborin e tij nga skena politike, dhe vendos drejtësinë në Shqipëri.

Shqiptarët e dinë tani se, jo vetëm që do t'ua përsërisin mbështetjen e tyre autoritetet ndërkombëtare aleatë...por ata e kanë kuptuar edhe vetë nga sjellja e ç’thurur mendërisht e Saliut, që përditë e më shumë po i ngjan atij njeriut që e ka zënë haka e popullit që po vuan nga ligësia e tij kundrejt zhvillimit modern të Shqipërisë”, vijon Ngjela. Ai thotë se nuk ka më kohë për zvarritje. “Fuqia përballë drejtësisë së një populli është nul.* Pse tremben të "fuqishmit "? Nuk ka më kohë për zvarritje. Reforma në Drejtësi do hyjë në Parlament. Rama hesht. A është i konverguar në pikën amerikano-gjerame për Reformën, kryeministri shqiptar? Kjo do duket këto ditë”, shkruan Ngjela. Avokati paralajmëron edhe protesta popullore si formë presioni. “Reforma duhet të hyjë në Parlament. Kur të vijë kjo pikë, si mendoni ju se shqiptarët nuk do të dalin masivisht të protestojnë me qindra mijëra për të mbushur rrugët e Tiranës në kërkimin me forcë të fatit të tyre perëndimor? Të gjithë do dalin”, shkruan Ngjela.*



a.n shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back